S ecila kërkesë e përfaqësuesve të kompanisë austriake, OeSD realizohej nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas Natali Velijajt, kjo bëhej në këmbim të ryshfetit. Mes tjerash përmend një yll të mistershëm në pasaportat e Kosovës që ishte futur jashtë marrëveshjes së dizajnit. Për pranimin e pasaportave, austriakët sipas Velijajt kishin paguar 7 mijë euro ryshfet. Ajo thotë se EULEX-i kishte larguar nga rasti prokuroren Drita Hajdari kur ajo kishte nisur të hetonte austriakët dhe shoferin e Kadri Veselit, Bashkim Shalën. Një grup punues kishte përcaktuar dizajnin e pasaportave biometrike të Kosovës. Detajet e saj dhe shenjat e sigurisë nuk vërehen me sy. Por, një kontingjent pasaportash me një yll në kartën e të dhënave ishte sjell nga kompania austriake OeSD. Natali Velijaj, ua kishte tërhequr vërejtjen austriakëve për këtë detaj që nuk ishte i miratuar në grupin punues në të cilin ishin pjesëmarrës, Blerim Rexha, Blerim Camaj, Bekm Hoxha, etj. Austriakët s
Gjithmonë me kohën dhe të saktë