Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2017

Selfisti, Grubi kandidat për tu bërë i pari i "Shkupit"

Artan Grubi, deputeti dhe shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti sërish pritet ti hyjë garës për zgjedhjet lokale. Burime partiake nuk përjashtojnë që Grubi të rikandidohet për Qytetin e Shkupit, pasi që ai ishte kandidat edhe në zgjedhjet e kaluara lokale. “Po nuk përjashtohet mundësia e rikandidimit, pasi që arriti të sigurojë një numër të madh të votave. Por është Ali Ahmeti ai që më në fund do të vendos për çdo kandidaturë, ndërsa është e qartë se do të shkohet në garë me figura të reja partiake”, theksuan për Ina, burime partiake pranë BDI. Grubi në zgjedhjet lokale katër vite më parë arriti të fitojë rreth 40 mijë vota në Qytetin e Shkupit. Ai ishte edhe ndër më të votuarit në BDI në këtë cikël zgjedhor.

Qeveria vendosi për: tarifa e lirë e rrymës, dy ndërrime në çerdhe dhe kuzhina popullore

Qeveria në mbledhjen e fundit të mbajtur deri në orët e vona të natës ka miratuar disa vendime të rëndësishme, informon INA. Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë, ndërsa  theksua se Ligji për zbatimin e tarifës së lirë për furnizim me energji elektrike duhet të jetë ndër ligjet prioritare dhe se për këtë siç u nënvizua nuk ka pengesa për zbatim. Gjatë mbledhjes qeveritare u shqyrtua informata për aplikimin e ndërrimit të dytë në institucionet publike për fëmijë – çerdhet për fëmijë në Maqedoni. Për këtë propozim, Qeveria angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që të kërkojë mendime nga të gjitha palët që tangojnë këto institucione. Qeveria vendosi edhe për projektin hapja e kuzhinave popullore që të zgjerohet në shumë komuna, të cilat duhet të angazhohen në implementimin e këtij projekti.(INA)