Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2015

Paralajmërohet shpërthimi i bombës së re për Sulejman Rexhepin

Meqë opinioni është dëshmitar i skandaleve të Sulejman Rexhepit dhe familjes së tij, ju paralajmërojmë se shpërthimi i bombës së rradhës do të bëhet për një kohë të shpejtë. Dalë nga dalë po shpaloset qeverisja e BFI nga Sulejman Rexhepi në mënyrë kriminale dhe përplot skandale për të cilat gazetari Bozhinovski si duket ka mjaft materiale.

OPINION: Kur rezili (Mulla Sula) i ndanë mirënjohje dilerit (Mustafa Dautit)

Rreth paturpësisë së radhës së Sulejman Rexhepit gjatë ndarjes së “mirënjohjeve” që e bëri këto ditë Nga: Ilir POLISI Dueti më i sofistikuar në vjedhje të BFI-së si dhe në pastrim parashë, dueti më i bërë rezil nëpër media e portale, dueti më hajn i të mirave të myslimanëve, Sulejman Rexhepi-Mustafa Dauti, këto ditë patën nevojë që të jenë në qendër të vëmendjes si “humanist” duke e falsifikuar motivin! Mustafa Dauti paska dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zbutjen e vuatjteve të refugjatëve sirianë e irakianë që po kalojnë nëpër Maqedoni!!! Kurse Sulejman Rexhepi për këtë “motiv” e dekoron me mirënjohje Mustafa Dautin, lavatriçen e parave të pista të Sulejman Rexhepit. A ka gjë më të turpshme, më ofenduese dhe më idiotike se sa ta krahasoshë aktivitetin e vetëm humanitar dhe vetëmohues të Jasmin Rexhepit dhe bashkëshortes së vet me Mustafa Dautin, i cili krejt për punë të ndytë, në cilësinë e dilerit të drogës, pati një takim njëditësh me disa nga refugjatët sirianë dh...

Bomba nr.3: Sulejman Rexhepi dhe UDB

Shkruan: Zoran Bozhinovski Funksionar të BDI-së i ulur në eshalonin e tretë, është ulur dhe më ka shkruajtur letër të hapur mua dhe publikut. E publikoj pa asnjë ndryshim. Derisa nuk bëj as ndryshime lektorale, me qëllim që të ruhet autenticiteti. Emri dhe mbiemri i funksionarit do të mbetet sekret me qëllim që të vazhdoj të mbijetoj. Edhe ashtu ditët brutalisht mundohen të dëmtojnë burimet e mia për të cilët kanë dyshime se janë bashkëpunëtorë të mi. Zoran, beteja yte kundër krimit të organizuar dhe kriminelëve në partitë politike e konkretisht në BDI te ne shqiptarët me këtë garniturë të BDI-së në pushtet së tepërmi na dëmton. Kur ti ua zbardh krimin me fakte dhe argumente, fotografi dhe biseda, në vend që Ali Ahmeti si përgjegjës t’i largoj kriminelët e tillë nga partia, apo institucionet e shtetit të ndërrrmarin masa kundër tyre, ndodh e kundërta, tani ata kriminel për të cilët paraqet të dhëna bëhen më të fuqishëm dhe më të zjarrtë në aktivitetet e tyre. I vërtetojnë vetvetës së...

Së shpejti bomba nr.3 për BFI dhe Sulejman Rexhepin

Ditëve në vijim do të eksplodon bomba tjetër lidhur me Sulejman Rexhepin! Kjo ka të bëjë me BFI! Qëndroni me portalin ton ë !

Bomba nr. 2: Jeta luksoze e Sulejman Rexhepit me paratë e muslimanëve

Gazetari i portalit Burevesnik, Zoran Bozhinovksi tani shpalosi bombën e rradhës lidhur me kqpërdorimet e Sulejman Rexhepit, për paratë dhe komoditetin familjarë të krijuar me paratë e muslimanëve. Në bombën e publikuar më 26 Gusht 2015 shihet qartë kush është Suljeman Rexhepi, pasuria e BFI që shfrytëzohet për jetë luksoze dhe familjare, mentaliteti, karakteri dhe dinjiteti i Sulejman Rexhepit, bashkëpunimi i tij me shërbimet e shtetit dhe BDI. Me orë Rolex, hotele, villa, vetura luksoze, shtëpia për djemt dhe vajzën, pot ë kishte nevoj avijon për nipat edhe atë do e blej, dhe çfarë jo tjetër do të bënte Sulejman Rexhepi me paratë e muslimanëve? Pas gjithë këtyre rezillëqeve vallë sa meriton ky person akoma të jetë në krye të BFI?! Më detajisht do të lexoni në bombën e publikuar nga gazetari, Bozhinovski përmes linkut të mëposhtëm si dhe transkriptin e përkthyer të bisedës mes familjarëve të Sulejman Rexhepit dhe të afërmve të tyre:   http://burevesnik.org/index.php/ekskluziv...

BBC: Kosova dhe Serbia me marrëveshje të spikatura

Lajmi se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, është publikuar edhe në portalin e BBC-së, televizionit të njohur ndërkombëtar. “Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një seri marrëveshjesh në fusha të ndryshme dhe kanë bërë hapa të rëndësishëm karshi normalizimit të marrëdhënieve”. “Serbët në veri të Kosovës do të gëzojnë të drejta më të mëdha sipas njërës marrëveshje, ndërsa Kosova do ta ketë kodin e vet telefonik ndërkombëtar”. “Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, e cila e ka ndërmjetësuar dialogun e fundit, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje të spikatura”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova./telegrafi/

Vetura e ministrisë me pjepër, prononcohen nga kabineti i Nimetulla Halimit

Vetura me pjepër në tregun me shumicë në Shkup është pronë e Ministrisë për transport dhe lidhje, pranojnë për Portalb nga kabineti i zëvendësministrit nga radhët e BDI-së, Nimetulla Halimi, mirëpo si që thonë ata, zv/ministri për nevojat dhe detyrat zyrtare shfrytëzon veturë tjetër dhe atë të tipit “Seat Ibiza” dhe “Nissan Jeep”. Në fotografi shihet keqpërdorimi i kësaj veture ndërsa në media u hap pyetja se mos vallë Halimi merret me shitje të pjepërve përpos detyrës së tij zyrtare si zëvendësministër. Nga kabineti i tij thonë që kjo nuk është e saktë ndërsa ditën kur janë bë fotografitë dhe publikimi i lajmit Halimi ka qenë në qëndrim katër ditor në Shqipëri nga ku eshtë kthyer të hënën afër mesnate. “Lajmi dhe fotografitë e publikuara kanë për qellim prishjen e imazhit dhe veprimtarisë së Halimit nga persona të caktuar. Zv ministri në mënyrë aktive dhe të palodhëshme prej ardhjes në këtë funksion mund të përmendet vetëm për vepra, punë dhe angazhime në favor të të gjith sh...

A DO TE BURGOSET MIRALEM ASANI I SULEJMAN REXHEPIT?!

Këto ditë u publikua një “bombë” që aktivizoi skandalin e radhës. Dy funksionarë, njëri i shtetit e tjetri i BFI-së, planifikojnë si ta vjedhin BFI-në? Të njëjtit funksionarë që e shpëtuan Sulejman Rexhepin nga dorëheqja për shkak të sharjes së nënave dhe grave të hoxhallarëve. E shpëtuan për ta vjedhur?! Nga Shërbimi për informim i Lëvizjes për Reforma në BFI Institucioni prokuror është avokati i së drejtës, ai që i mbronë interesat e shtetit por edhe të palës së dëmtuar. Prokurori është simbol i së drejtës, është luftëtarë i denjë për ta arritur të drejtën. Prokurori është pasqyra e shtetit të së drejtës. Prokuroi nuk mban anë, prokurori synon të drejtën, interesin e shtetit dhe të palës së dëmtuar. Kur prokuroi këtë angazhim të vetin profesional e arrinë përmes ryshfetit, korrupsionit, atëherë, për ta mbrojtur imazhin e shtetit të së drejtës, prokurori i tillë burgoset pa kurrfarë respekti. Bota ka njohur praktika të shpeshta të burgosjes së prokurorëve, sepse, jo njëhe...

Mos vallë VMRO dhe BDI janë shkrirë në një parti?

Kryeredaktori i televizionit alsat, Muhamed Zekiri, përmes rrjetit facebook ka shruar se në ditën kur u takuan Ministri Bushati dhe Popovski në Shkup, Gruevski me Teutën lëshuan sallën e USHT-së në Tetovë, në përdorim. Ai ka ngritur dilemën se mos vallë VMRO dhe BDI janë shkrirë në një parti të vetme.  "Sot është hera e tretë pas vërshimeve që Gruevski viziton Tetovën... Ku janë BDI, Ali Ahmeti dhe ministrat e tij??? A janë shndërruar në fantazma dhe nuk i percepton dot kamera, apo po ruhen për USHSH-në, e USHT-në ia lan në dorë Nikollës?! Ose vallë janë shkri VMRO dhe BDI në një parti të vetme?!!" ka shkruar Muhamed Zekiri, përcjell "lajmpress." 

Skandaloze: OH Hilal fsheh emrin e donatorit nga Turqia

OH Hilal ska të ndalur me skandale. Tragjedia e rradhës nga OH Hilal është se po bënë nam e bet aktivitetesh duke mos deklaruar se ndihmat janë donacion i Drejtoris së Vakfëve të Turqisë ( DVT). OH Hilal është organizat që vepron vetëm sipas kërkesve të Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit duke dëmtuar edhe më tej imazhin e BFI-së. Kontigjenti që është siguruar nga Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë ka filluar të shpërndahet që nga muaji i Ramazanit dhe akoma ndihmat e tilla po ndahen gjithandej vepër që nuk është në pajtim me marrëveshjen që kanë OH dhe DVT. Skandal në vete është paraqitja në opinion me kilograme të rejshme. Gjithandej ku shpërndahet pakot me ndihma të gjithë ata që marrin pako janë të përgënjshtruar, meqë asnjë pako nuk ka aq kilogram sa edhe thuhet nga Mustafa Dauti. Sulejman Rexhepi po mashtron fukaratë në ve=anti opinionin me ndihma dhe aktivitete humanitare duke filluar nga Kumanova, aktivitetet gjatë muajit të Ramazanit dhe më në fund vërshimet në Tetovë. Që të ...

Vlora Çitaku fillon punën si ambasadore

Vlora Çitaku, ambasadorja e re e Kosovës në Washington, tanimë ka filluar edhe zyrtarisht aktivitetin e saj si ambasadore. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në Facebook. “Vetëm sa arrita në Washington. E nderuar me detyrën time të re...”, ka shkruar Çitaku./botasot/

OH Hilal vazhdon me keqpërdor ndihmat humanitare

Banorët hedhin dyshime mbi iniciativën e djeshme nga BFI –ja dhe Myftinia e Tetovës të cilët ofruan mbi 300 pako me ushqime dhe mbi 2 miljon dënarë mjete monetare. Vlen të theksohet se me të madhe flitej se OH Hilal është duke shpërndarë pako për të cilat është dashur të shpërndahen dhe kanë thënë se janë shpërndarë gjatë Ramazanit! Burime tona të sigurta raportojnë se nga pakot që është dashur të shpërndah en gjatë Ramazanit, vazhdojnë të ruhen (për tu keqpërdorur) në institucionet arsimore të BFI-së! Shumica e banorëve thonë se nuk kanë marrë asgjë nga këto ndihma. Nuk ka dyshim se mënyra e ndarjes është një nga arsyet e dyshimeve mbi OH Hilal! Kjo Organizatë assesi të mësohen ti respektojnë normat ligjore për transfer të hollave!/Lajmi1/

BDI-në në Saraj e presin 3 persona! (FOTO)

Gjatë ditës së sotme, një pjesë e kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim ka qenë për vizitë në komunën e Sarajit, ndërkohë që kryeministri Gruevski qëndroi për vizitë në komunën e Studeniçanit. Siç duket, nga hovi i kryeministrit maqedonas për të vizituar çdo vendbanim, sikur të kishte filluar ndonjë kampanjë parazgjedhore, kanë marrë mësim edhe funksionarët e BDI-së. Por, ajo çka i bën të dallojnë këta dy vizita, është numri i banorëve vendas që i presin funksionarët. Sigurisht, shumëkush do të mendonte se shumë më mirë ka kaluar Musa Xhaferi në Saraj, se sa Nikolla Gruevski në Studeniçan. Por, e kundërta është e vërteta. Nga fotot në vijim, mund të vërehet se vetëm tre persona e kanë pritur funksionarin e lartë të BDI-së në Saraj, në krahasim me banorët e shumtë që kanë pritur Gruevskin në Studenipan. Këtë gjë me ironi e ka komentuar edhe Emad Mehmeti nga Saraji, duke thënë se “BDI shënon "sukses të madh" krahasuar me Sllupçanin ku u pritë vetëm nga një qytetarë...

Ditëve në vijim do të eksplodon bomba tjetër për BFI!

Ditëve në vijim do të eksplodon bomba tjetër! Kjo ka të bëjë me skandal të ri në BFI!                                                         Qëndroni me Ne!

Ambasadori Bejli: Marrëveshja do të implementohet, është për Maqedoninë

Ambasadori amerikan Xhes Bejli, një nga ndërmjetësit e drejtpërdrejtë në bisedimet për arritjen e marëveshjes politike mes 4 liderëve të partive më të mëdha në Maqedoni, pret që liderët t’u përbahen afateve për të cilat janë dakorduar. Në një intervistë ekskluzive për servisin publik, ambasadori Bejli thotë se fillimisht pret kthimin e opozitës në parlament në 1 shtator, si shenjë e parë e kthimit të demokracisë parlamentare. Më pas pritet emërimi më 15 shtator I prokurorit publik por gjithsesi të rëndësishme për bashkësinë ndërkombëtare janë bisedimet e grupeve të punës që kanë të bëjnë me listën zgjedhore, mediat, ndryshimi I ministrave etj. Është një calendar ambicioz thotë Bejli por është ajo për të cilën momentalisht ka nevojë Maqedonia. “Mbajtja e zgjedhjeve varet nga respektimi I afateve të marrëveshjes . Besoj në këtë marrëveshje sepse populli juaj e do këtë , ata duan të dalihn nga periudha e krizës drejt një periudhe normaliteti. Duhet focus dhe vullnet politik por...

Portali “Burevesnik” godet krerët e BFI-së: “Ku je be o hoxho” (FOTO)

Portali “Burevesnik.org dhe më pas edhe portali shqip “Drejtimi.com” ka publikuar një material të paverifikuar që pretendon se është një bisedë e përgjuar midis sekretarit të ri të përgjithshëm të Bashkësisë Fetare Islame, Irsal Jakupi dhe një anëtari të lartë të Këshillit të Prokurorisë Publike të Maqedonisë, M.A. Portali maqedonas thekson se biseda është autentike dhe e siguruar së fundi përmes burimeve të saj, dhe se ajo siç thuhet mund të dëshmohet në çdo kohë. Në këtë bisedë flitet për punën e zyrtarëve të rinj në BFI dhe përgaditjet për Haxhin dhe përfitimet që sjellë ky organizim. Portali burevesnik, por edhe drejtimi.mk kanë publikuar materialin, duke mos mbajtur llogari për  emrat e protagonistëve dhe që kjo bisedë pritet të konfirmohet se sa është autentike. http://www.burevesnik.org/index.php/ekskluzivno/item/435-ku-je-be-o-hoxho http://www.drejtimi.com/?p=3901  

Maqedonia me 50 emra në “Listën e zezë”

Pas Malit të Zi, Kosovës dhe sipas të gjitha gjasave edhe Shqipërisë, duket se presioni ndërkombëtar për pastrimin e skenës politike dhe atë të biznesit nga elementet kriminogjenë do ta kapë edhe Maqedoninë. Siç merr vesh gazeta KOHA nga burime diplomatike, një listë e zezë me 50 emra ndërkombëtarët ua kanë shpërndarë autoriteteve politike në vend, prej të cilëve deri tani, vetëm partia maqedonase në pushtet ka filluar t’i kryejë disa nga “obligimet” e veta.  Mbi 50 persona nga jeta politike dhe në përgjithësi nga jeta publike në vend duhet të “pastrohen” nga skena. Kjo është kërkesa e një pjese me ndikim në Bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa lista me emrat e atyre që duhet të “shkojnë” tani më u është dorëzuar liderëve të partive politike, kanë njoftuar për gazetën KOHA burime nga bashkësia ndërkombëtare në Maqedoni. Bëhet fjalë për 50 persona, shumica politikanë dhe bartës të funksioneve të ndryshme në shtet, shqiptarë dhe maqedonas, por listës nuk i mungojnë edhe oligarkë të ...

Sulejman Rexhepi po e nxjerr BDI-në nga Qeveria (FOTO LAJM)

Përplasjet brenda BDI-së po vijnë nga pakënaqësia e pjesës dërmuese të strukturave partiake ndaj disa emrave që nuk duan ti ruajn vlerat e luftës dhe të elektoratit që u ka dhënë votëbesimin. Meqë dje u kërkuan kokat e Musa Xhaferit, Abdilaqim Ademit dhe Fatmir Beismit, kjo flet se BDI po shkon drejt përçarjes dhe ikjes nga Qeveria. Ajo çka është aktuale lidhur me kokat e disa personave në BDI është pikërisht se ata janë që kanë lënë anash intereset e popullit dhe partisë, ndërsa merren me interese biznesi me Sulejman Rexhepin. Pas këtyre ndodhive filluan që elektorati t’i largohet BDI dhe të kërkojnë hapsir të re. Në opinion ka pakënaqësi të madhe lidhur me këto emra përfshirë edhe Nevzat Bejtën dhe Blerim Bexhetin. A është kjo ajo çfarë pritej nga Sulejman Rexhepi që të nxjerr nga binarët BDI dhe të përçanë strukturat e parties?! Sulejman Rexhepi pas BFI tani po shkatërron dhe po e largon BDI-në nga Qeveria./fokusinews/

Prokurori special në qendër të vëmendjes

Prokurori dhe eksperti i njohur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhon Osaliven, ka takuar ministrin e Drejtësisë Adnan Jashari, me të cilin ka diskutuar për mënyrën e organizimit të gjyqësorit si dhe për ingerencat e Prokurorisë publike në Maqedoni. Siç njofton ministria e Drejtësisë në takim është biseduar edhe për Marrëveshjen e 2 qershorit, Me theks të veçantë u diskutuar për emërimin e Prokurorit special, si një nga pikat kryesore që palët e nënshkruara në këtë marrëveshje duhet ta zbatojnë”, thuhet në njoftim. Eksperti amerikan e ka njoftuar ministrin Jashari për organizimin e prokurorisë në SHBA. Prokurori Osaliven është bartës në zgjidhjen e shumë rasteve të rëndësishme në SHBA, të cilat kryesisht janë të lidhura me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./aktuale/

Thaçi: Shqipëria faktor determinues për ardhmërinë e Shqiptarëve të Maqedonisë dhe mbar rajonit!‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, z.Fatos Reka. Kryetari uroi Ambasadorin Reka për emërimin e tij duke i dëshiruar sukses në kryerjen e detyrës së re, si dhe vazhdimësi të bashkëpunimi të ngushtë të PDSH me Ambasadën Shqiptare. Në takim është biseduar për situatën politike në vend, integrimin euro-atlantik, si dhe për zhvillimet në dialogun në mes të katër partive më të mëdha në vend që lehtësohet nga SHBA dhe BE. Duke folur për rrjedhën e negociatave Kryetari Thaçi shprehu dyshimin te tre partitë që do të jenë në qeverinë kalimtare për sinqeritetin në zbatimit e reformave sistemore që rrjedhin nga marrëveshja e 2 qershorit, duke theksuar domosdoshmërinë që kjo pako e reformave të përfshijë edhe 7 pikat e Platformës Politike të PDSH-së të parashtruara në bisedime: Pozita juridiko-kushtetuese e shqiptareve në Maqedoni; vendimmarrja konsensuale; ndarja e drejt...

Në BDI kërkohen ‘kokat’ e Musa Xhaferrit, Fatmir Besimit, Abdylaqim Ademit

Në BDI akoma ka vlime të brendshme pas deklaratave publike për pakënaqësitë e krijuara dhe të shprehura ndaj disa ministrave të pandrrueshëm, gjegjësisht sulmeve ndaj zëvendëskryeministrit Musa Xhaferri. Këto pakënaqësi dhe kërkesa vazhdojnë të qëndrojnë edhe më tej dhe se kjo është shprehur sërish nga grupi i të ‘rebeluarëve’ që përbëhet nga Hazbi Lika, Fatmir Dehari, Zulfi Adili, Rafis Aliti, etj. Përkrahës të kësaj nisme kërkojnë që sa më parë të largohen ministrat e pandryeshueshëm deri tani siç janë Musa Xhaferri, Fatmir Besimi dhe Abdilaqim Ademi. Kërkesa është alarmuar edhe nga dega e Tetovës. Një nga përkrahësit e nismës për mendimin ndryshe në BDI i tha agjencisë së lajmeve INA se treshja e ministrave duhet të largohet dhe të pushojë duke mos u shfaqur as në organet e larta partiake. “Në rast kjo nuk ndodhë dhe Ahmeti sillet me papërgjegjësi për situatën dhe pakënaqësitë e krijuara, atëherë ai do të përballet me lamtumirën e hidhur nga shqiptarët. Por pak janë gjasat ...

Komuna e Studeniçanit fiton 22 milion denarë për ndërtimin e rrugëve të reja

Për Komunën e Studeniçanit sot është një ditë e veçantë sepse sot kemi marrë  vendimin për miratimin e kërkesës për ndihmë finansiare  nga Agjensioni për përkrahje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural (IPA FONDE) Komuna jonë ka arritur që të fitoj mjete në dy programe me tre projekte dhe atë: Në masën 321 – Përmirësimi i kualitetit të jetesës në viset rurale, në bazë të programës për përkrahje finansiare të zhvillimit rural për 2015 e në përputhje me paramasën dhe parallogarinë, e në vlerë deri =15.545.540,00 denarë. Projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës së re për fshatin Cvetovë në gjatësi prej 3,5 km. Në masën 322 – Riparim dhe zhvillim i fshatrave, në bazë të programës për përkrahje finansiare të zhvillimit rural për 2015 e në përputhje me paramasën dhe parallogarinë, e në vlerë deri =6.314.419,00 denarë. Me këtë program do të ndërtohen: Projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës së re në fshatin Batincë në gjatësi prej 400 metra ose 2.084 m2 a...