Skip to main content

Thaçi: Shqipëria faktor determinues për ardhmërinë e Shqiptarëve të Maqedonisë dhe mbar rajonit!‏

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, z.Fatos Reka. Kryetari uroi Ambasadorin Reka për emërimin e tij duke i dëshiruar sukses në kryerjen e detyrës së re, si dhe vazhdimësi të bashkëpunimi të ngushtë të PDSH me Ambasadën Shqiptare.
Në takim është biseduar për situatën politike në vend, integrimin euro-atlantik, si dhe për zhvillimet në dialogun në mes të katër partive më të mëdha në vend që lehtësohet nga SHBA dhe BE.
Duke folur për rrjedhën e negociatave Kryetari Thaçi shprehu dyshimin te tre partitë që do të jenë në qeverinë kalimtare për sinqeritetin në zbatimit e reformave sistemore që rrjedhin nga marrëveshja e 2 qershorit, duke theksuar domosdoshmërinë që kjo pako e reformave të përfshijë edhe 7 pikat e Platformës Politike të PDSH-së të parashtruara në bisedime:
Pozita juridiko-kushtetuese e shqiptareve në Maqedoni; vendimmarrja konsensuale; ndarja e drejte dhe proporcionale e buxhetit të shtetit; zyrtarizimi i gjuhës shqipe; ndarja e re territoriale; de-etnizimi i simboleve shtetërore (flamuri, himni, stema), si dhe njeri prej tre posteve kryesore në shtet (Kryeministri, Presidenti, Kryetari i Kuvendit) t’u takojë shqiptarëve.   Kryetari Thaçi gjithashtu konstatoi se Shqipëria si anëtare e NATO-s ka një rol shumë të rëndësishëm dhe se është faktor determinues jo vetëm për ardhmërinë e Shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe për mbarë rajonin.   Ambasadori Reka theksoi se Shqipëria mbështet fuqimisht integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së 2 qershorit.
Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohët e miqësore me ç’rast bashkëbiseduesit potencuan nevojën e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët.   Pas takimit Ambasadori Reka bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit.
Shërbimi për Informim – PDSH

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/