Skip to main content

Bomba nr.3: Sulejman Rexhepi dhe UDB

Shkruan: Zoran Bozhinovski Funksionar të BDI-së i ulur në eshalonin e tretë, është ulur dhe më ka shkruajtur letër të hapur mua dhe publikut. E publikoj pa asnjë ndryshim. Derisa nuk bëj as ndryshime lektorale, me qëllim që të ruhet autenticiteti. Emri dhe mbiemri i funksionarit do të mbetet sekret me qëllim që të vazhdoj të mbijetoj. Edhe ashtu ditët brutalisht mundohen të dëmtojnë burimet e mia për të cilët kanë dyshime se janë bashkëpunëtorë të mi. Zoran, beteja yte kundër krimit të organizuar dhe kriminelëve në partitë politike e konkretisht në BDI te ne shqiptarët me këtë garniturë të BDI-së në pushtet së tepërmi na dëmton. Kur ti ua zbardh krimin me fakte dhe argumente, fotografi dhe biseda, në vend që Ali Ahmeti si përgjegjës t’i largoj kriminelët e tillë nga partia, apo institucionet e shtetit të ndërrrmarin masa kundër tyre, ndodh e kundërta, tani ata kriminel për të cilët paraqet të dhëna bëhen më të fuqishëm dhe më të zjarrtë në aktivitetet e tyre. I vërtetojnë vetvetës së tyre se ata janë BDI se edhe insttitucionet shtetërore nuk munden t’u bëjnë asgjë, andaj fillojnë të lavdërohen dhe të marrin pozita edhe më të forta brenda partisë. Më vjen turp pas publikimit të fotografive të vozitësit të Blerim Bexhetit, Usame Sulejmani një rrugaç i thjeshtë të ulet në zyren e Ministrit të Drejtësisë dhe të nënshkruaj amnesti, kur shoh se BDI vazhdon ta mbaj Blerimin afër dhe të bëhen se asgjë nuk ka ndodhur. Njëjtë ishte edhe rasti me Rafiz Halitin kurr ishte Drejtor i Postës emëroi nipin e Tij Armend Fazliun Shef të Kabinetit të Postës, kurse nipi i Tij ishte organizator i djegjes së Postës që të fsheh krimin financiar. Dhe pas këtij kriminaliteti të rëndë vazhdon të ketë funksion edhe Rafiz Haliti edhe Armend Fazliu e gjithashtu edhe babai i Armend Fazliut i cili është i njohur si sahanlëpirës, marksist dhe leninist i dëshmuar me diplomë. Në këtë renditen edhe Fatmir Besimi, anëtar i njohur i familjes së UDB që është shkak kryesor të jetë ministër i përjetshëm. Në këtë rend renditet edhe Miralem Asani anëtar i deklaruar i familjes së UDB-së nga fshati Kamanjan-Tetovë. Afërsia e BDI-së me Resin Rexhepi edhe pas zbardhjes së kriminalitetit të Reisit e poashtu edhe pas akuzës së vetë liderit të BDI-së Ali Ahmetit se Rexhepi mund të jetë gjithçka tjetër, përveç besimtar Jo dhe se BFI paraqet byrokraci të Zotit, më bënë të besoj se Ali Ahmeti nuk ka qenë i sinqertë kur deklaroi se duhet të publikohen të gjitha bisedat dhe faktet për BDI sepse kjo gjë do të kontribuonte për pastrimin e partisë. Siç po duket BDI nuk është e interesuar të pastroj rradhët e veta nga kriminelët. Vendosja e Bekim Nezirit për Ministër të Ekonomisë është nënçmim dhe lojë me të gjithë Shqiptarët, e poashtu devalvim i tërë kapitalit patriotik të BDI-së. Përveç asaj që Bekim Neziri përfaqëson figurë kriminogjene, të gjithë Shqiptarët e dinë se Bekim Neziri është dhëndër i Vehapit të Sullares i cili është spiun i njohur-udbash, kamataxhi dhe anëtar i familjes së degjeneruar e cila para disa viteve me benzin dogji të gjadhë një 18-dhjetë vjeçar në Kondovë. Ali Ahmeti është dashur të jetë i informuar në detaje kush është Vehapi të cilin me siguri e kanë informuar edhe Kosovarët të cilët kanë qenë të djegur para luftës së Kosovës gjatë dhe pas luftës. Kurse do të duhej ta informonin edhe tregtarët Shqiptar të cilët jo rradhë herë e kanë përjetuar në lëkurën e tyre forcën policore e cila ka ardhur pikërisht nga Vehapi. Tani është i njohur si Vehap kamataxhiu, ose Vehap Biznisi (pronar i Restorantit Biznis në çair). Vehapi poashtu është i afërt me reisin Rexhepi me të cilën si satisfakcion nga raportet e mira që i ka me të njëtin me qëllim që t’i përforcoj lidhjet partiake me BDI-në e çairit punësoi në BFI dhëndrin e Vehapit njëkohësisht edhe baxhanak me Bekim Nezirin, Argëtim Saliun. Argëtim Saliun nuk ka lidhje me islamin edhe familjarisht, për ata edhe mishi i derrit është përditshmëri në shtëpinë e tyre. Me këto hapa BDI shkatërron moralin te Shqiptarët dhe i barazon kriminelët me të sinqertit, UDB-të me viktimat e UDB-së, dhe dërgon drejtpërsëdrejti porosi te Shqiptarët se më nuk vlen të jesh i sinqertë sepse në parti po edhe në shtet më tepër vlerë kanë ata të cilët kanë Para-të holla pamarrë parasysh si i kanë fiuar ato, dhe nuk ja vlen të jesh prej familjes të pastër sepse familjet e UDB-së janë më të aftë të na i mësojnë aftësitë e tyrë spiuneske dhe kriminele të gjithëve në partinë tonë. Ali Ahmeti ishte ai që nuk na lejoi neve viktimave të UDB-së dhe UDB-ashëve të hakmerremi me dorën tonë, duke na bindur se ata tani e tutje do të përgjigjen para organeve shtetërore për të gjitha aktivitetet e tyre udbashe dhe kriminele, mirëpo në vend që BDI tani pikërisht spiunat dhe bashkëpunëtorët e UDB-së i ka autorizuar dhe pozicionuar në instancat më të larta shtetërore, të cilët sot kanë benefite më të larta, se sa në vetë sistemin komunist. Nëse kodoshët-spiunët deri para ardhjes së BDI-së në pushtet kishin vetëm veshë, tani kanë edhe brirë me të cilët na sulmojnë dhe shkatërrojnë edhe më tepër. Shikoj dhe habitem si BDI me këtë leje të heshtur na solli deri në këtë derexhe (shkallë), MORALI DHE JOMORALI të kenë vlerë të njëjtë.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/