Skip to main content

Maqedonia me 50 emra në “Listën e zezë”

Pas Malit të Zi, Kosovës dhe sipas të gjitha gjasave edhe Shqipërisë, duket se presioni ndërkombëtar për pastrimin e skenës politike dhe atë të biznesit nga elementet kriminogjenë do ta kapë edhe Maqedoninë. Siç merr vesh gazeta KOHA nga burime diplomatike, një listë e zezë me 50 emra ndërkombëtarët ua kanë shpërndarë autoriteteve politike në vend, prej të cilëve deri tani, vetëm partia maqedonase në pushtet ka filluar t’i kryejë disa nga “obligimet” e veta. 
Mbi 50 persona nga jeta politike dhe në përgjithësi nga jeta publike në vend duhet të “pastrohen” nga skena. Kjo është kërkesa e një pjese me ndikim në Bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa lista me emrat e atyre që duhet të “shkojnë” tani më u është dorëzuar liderëve të partive politike, kanë njoftuar për gazetën KOHA burime nga bashkësia ndërkombëtare në Maqedoni. Bëhet fjalë për 50 persona, shumica politikanë dhe bartës të funksioneve të ndryshme në shtet, shqiptarë dhe maqedonas, por listës nuk i mungojnë edhe oligarkë të “përlyer”. Megjithëse nuk saktësojnë se sa është numri i politikanëve, të njëjtat burime ndërkombëtare, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për numër të konsiderueshëm të eksponentëve politik. Qëllimi i kësaj liste, gjithnjë sipas burimeve ndërkombëtare, është pastrimi i skenës politike nga elementeve të korruptuara në shtet, me qëllim që të shkojë përpara procesi politik dhe njëherë e përgjithmonë Maqedonia të mos jetë peng i elitave të caktuara. Një pjesë e këtyre personave ekziston mundësia të jenë objekt hetimi edhe nga Prokurori special, i cili duhet të zgjidhet deri më 15 shator. Tani më një proces pastrimi ka filluar qe disa muaj brenda VMRO-së, ku tani më disa funksionarë të kësaj partie u larguan nga pushteti ekzekutiv, ndërsa kjo pritet të ndiqet edhe nga partitë tjera. Ndërkohë, përveç Listës së parë, pritet edhe dalja e një liste të dytë ku, sipas burimeve ndërkombëtare, janë përfshirë edhe oligarkë me prejardhje të dyshimtë të pasurisë. Pavarësisht se gazeta KOHA nuk disponon me emrat e kësaj liste, ekzistojnë dyshime se në kuadër të kësaj fushate mund të jenë edhe ndryshimet në strukturat komanduese ushtarake që ndodhën të martën, si dhe më herët ato në Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e të Hyrave publike. Dorëzimi i “Listës së zezë” me 50 politikanë dhe funksionarë të dyshuar për korrupsion të cilët janë të padëshirueshëm në skenën politike të Maqedonisë, nga ana tjetër korrespondon edhe me një proces tani më të filluar rajonal për pastrimin e Ballkanit nga elitat e korruptuara. Kësisoj, së fundmi në Mal të Zi u arrestuan 15 politikanë të lartë të dyshuar për korrupsion, madje edhe njerëz të afërt dhe eksponentë kryesorë të partisë së Millo Gjukanoviqit. Një proces i këtillë i pastrimit i skenës politike ka dhënë shenja së fundmi edhe në Shqipëri, dhe pikërisht ftohja e fundit e raporteve të kryeministrit Edi Rama me Ilir Metën, interpretohet si fërkim për largimin e elementëve të korruptuar. Në Kosovë megjithëse Gjykata Speciale themelohet për të hetuar disa ish komandantë të UÇK-së, ajo pritet të ndikojë në pastrimin e skenës politike dhe frenimin e korrupsionit. Duke pasur parasysh këtë gjendje tek shumë njerëz në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe në përgjithësi në Ballkan, është rritur ndjenja e pasigurisë. Ndërkohë, Bashkimi Evropian konsideron se elitat politike në rajon duhet të modernizohen dhe të përjashtojnë elementët kriminale me qëllim të krijojnë perspektiva për qytetarët e tyre. Në vendet e Ballkanit Perëndimor papunësia që prej dy dekadash është midis njëzet e pesëdhjetë për qind dhe shumica e të rinjve të arsimuar duan të migrojnë jashtë vendit. Pikërisht korrupsioni në nivele të larta dhe jostabiliteti politik sipas Bashkimit Evropian, kanë ndikuar së fundmi edhe në shtimin e numrit të emigrantëve në vendet evropiane, sidomos Gjermani. Gjithashtu lufta kundër korrupsionit është përmendur shpesh edhe si parakusht për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe këtë ua tha qartë liderëve ballkanik edhe kancelaria gjermane Angela Merkel gjatë takimit në Berlin. (B.I)

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/