Skip to main content

Vetura e ministrisë me pjepër, prononcohen nga kabineti i Nimetulla Halimit

Vetura me pjepër në tregun me shumicë në Shkup është pronë e Ministrisë për transport dhe lidhje, pranojnë për Portalb nga kabineti i zëvendësministrit nga radhët e BDI-së, Nimetulla Halimi, mirëpo si që thonë ata, zv/ministri për nevojat dhe detyrat zyrtare shfrytëzon veturë tjetër dhe atë të tipit “Seat Ibiza” dhe “Nissan Jeep”.
Në fotografi shihet keqpërdorimi i kësaj veture ndërsa në media u hap pyetja se mos vallë Halimi merret me shitje të pjepërve përpos detyrës së tij zyrtare si zëvendësministër.
Nga kabineti i tij thonë që kjo nuk është e saktë ndërsa ditën kur janë bë fotografitë dhe publikimi i lajmit Halimi ka qenë në qëndrim katër ditor në Shqipëri nga ku eshtë kthyer të hënën afër mesnate.
“Lajmi dhe fotografitë e publikuara kanë për qellim prishjen e imazhit dhe veprimtarisë së Halimit nga persona të caktuar. Zv ministri në mënyrë aktive dhe të palodhëshme prej ardhjes në këtë funksion mund të përmendet vetëm për vepra, punë dhe angazhime në favor të të gjith shqipëtareve që kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së shqiptarëve në të gjithë vendet punuese në ministri. ” thonë për Portalb nga kabineti i Halimit duke mos u përgjigjur pyetjeve të tjera, kush dhe pse ka keqpërdorur këtë veturë./portalb/

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/