Skip to main content

Skandaloze: OH Hilal fsheh emrin e donatorit nga Turqia

OH Hilal ska të ndalur me skandale. Tragjedia e rradhës nga OH Hilal është se po bënë nam e bet aktivitetesh duke mos deklaruar se ndihmat janë donacion i Drejtoris së Vakfëve të Turqisë ( DVT). OH Hilal është organizat që vepron vetëm sipas kërkesve të Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit duke dëmtuar edhe më tej imazhin e BFI-së. Kontigjenti që është siguruar nga Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë ka filluar të shpërndahet që nga muaji i Ramazanit dhe akoma ndihmat e tilla po ndahen gjithandej vepër që nuk është në pajtim me marrëveshjen që kanë OH dhe DVT. Skandal në vete është paraqitja në opinion me kilograme të rejshme. Gjithandej ku shpërndahet pakot me ndihma të gjithë ata që marrin pako janë të përgënjshtruar, meqë asnjë pako nuk ka aq kilogram sa edhe thuhet nga Mustafa Dauti. Sulejman Rexhepi po mashtron fukaratë në ve=anti opinionin me ndihma dhe aktivitete humanitare duke filluar nga Kumanova, aktivitetet gjatë muajit të Ramazanit dhe më në fund vërshimet në Tetovë. Që të gjithë këto momente janë evidentuar me keqpërdorime, të cilat janë turp për kreun e BFI, Sulejman Rexhepi dhe bashkëpunëtorin e tij, Mustafa Dauti. Rasti në Kumanovë ishte tragjedi kur u kap duke gënjyer Imami i diasporës se nuk kishte shpërnda paratë e xhematit, por ato ia kishte dorëzuar Sulejman Rexhepit përmes Mustafa Dautit. Gjatë muajit të Ramazanit në të gjitha Myftinitë që u bënë ndarjet e pakove është hetuar se grat dhe fëmijët e vegjël kishin mundësi t’i bartit kutitë me nga “ 20 kg”, gjë kjo që ka shkaktuar revoltë tek kategoria e varfër dhe tek besimtarët meqë ky mashtrim po bëhet nga institucioni fetar nga BFI.  Burime tona të sigurta raportojnë se nga pakot që është dashur të shpërndahen gjatë Ramazanit, vazhdojnë të ruhen (për tu keqpërdorur) në institucionet arsimore të BFI-së! Tani vërshimet në Tetovë janë skandali i rradhës pas ndihmave të shpërndara nga Sulejman Rexhepi, Mustafa Dauti dhe Qani Nesimi. Lajmi i kqpërdorimeve u publikua nëpër media të ndryshme në vend. Qytetarët e këtyre anëve kanë dëshmuar se ndarja e ndihmave dhe parave është bërë në mënyrë të selekcionuar, duke shkelur të gjitha normat bankare dhe ligjet për transfer parash. Gajtë tërë kohës ndahen ndihmat e Drejtorisë së Vakfeve të Turqisë ndërsa askund nuk përmendet emri i tyre, të cilat keqpërdoren nga Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/