Përplasjet
brenda BDI-së po vijnë nga pakënaqësia e pjesës dërmuese të strukturave
partiake ndaj disa emrave që nuk duan ti ruajn vlerat e luftës dhe të
elektoratit që u ka dhënë votëbesimin. Meqë dje u kërkuan kokat e Musa
Xhaferit, Abdilaqim Ademit dhe Fatmir Beismit, kjo flet se BDI po shkon drejt
përçarjes dhe ikjes nga Qeveria. Ajo çka është aktuale lidhur me kokat e disa
personave në BDI është pikërisht se ata janë që kanë lënë anash intereset e
popullit dhe partisë, ndërsa merren me interese biznesi me Sulejman Rexhepin.
Pas këtyre ndodhive filluan që elektorati t’i largohet BDI dhe të kërkojnë
hapsir të re. Në opinion ka pakënaqësi të madhe lidhur me këto emra përfshirë
edhe Nevzat Bejtën dhe Blerim Bexhetin. A është kjo ajo çfarë pritej nga Sulejman
Rexhepi që të nxjerr nga binarët BDI dhe të përçanë strukturat e parties?!
Sulejman Rexhepi pas BFI tani po shkatërron dhe po e largon BDI-në nga Qeveria./fokusinews/
Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...







Comments
Post a Comment