Skip to main content

Komuna e Studeniçanit fiton 22 milion denarë për ndërtimin e rrugëve të reja

Për Komunën e Studeniçanit sot është një ditë e veçantë sepse sot kemi marrë vendimin për miratimin e kërkesës për ndihmë finansiare nga Agjensioni për përkrahje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural (IPA FONDE)
Komuna jonë ka arritur që të fitoj mjete në dy programe me tre projekte dhe atë:
Në masën 321 – Përmirësimi i kualitetit të jetesës në viset rurale, në bazë të programës për përkrahje finansiare të zhvillimit rural për 2015 e në përputhje me paramasën dhe parallogarinë, e në vlerë deri =15.545.540,00 denarë. Projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës së re për fshatin Cvetovë në gjatësi prej 3,5 km.
Në masën 322 – Riparim dhe zhvillim i fshatrave, në bazë të programës për përkrahje finansiare të zhvillimit rural për 2015 e në përputhje me paramasën dhe parallogarinë, e në vlerë deri =6.314.419,00 denarë.
Me këtë program do të ndërtohen:
  • Projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës së re në fshatin Batincë në gjatësi prej 400 metra ose 2.084 m2 asfaltim si dhe
  • Projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës së re në fshatin Studeniçan në gjatësi prej 412 metra ose 1.957 m2 asfaltim.
Gjegjësishtë Komuna e Studeniçanit nga Agjensioni për përkrahje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural, ka fituar gjithësejtë mjete në vlerë prej =21.959.959,00 denarë.
Tani administrata e komunës sonë do të fillon me pregaditjen e procedurës së tenderimit ku do të zgjedhet ndërrmarrja që do ti kryen punët për realizimin e këtyre projekteve.
Me realizimin e këtyre projekteve po vazhdojmë të përmbushim premtimet që ju kemi dhënë qytetarëve se rrugët kryesore të gjitha një nga një do të ndërtohen të reja. Këto projkekte jan shumë të rëndësishme për qytetarët e komunës tonë.
Gëzimi dhe knaqësija jonë është shum e madhe sepse po vazhdojmë të realizojmë punë që dukshëm bëjnë përmirësimin e kushteve për jetë më të mirë dhe po bëjmë sigurimin e lëvizjes së lirë e të rehatëshme të qytetarëve të komunës sonë./Ditari.mk/
11880139_1484603488524752_1749914255_n 11880846_1484602145191553_207279633_n 11902888_1484603488524752_1749914255_o

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/