Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2015

Shkarkohet muftiu i Prilepit nga Sulejman Rexhepi

Lajmin mbi shkarkimin e muftiut Mustafa Topaloski e mësojmë nga gazeta ditore "Dnevnik", ku njoftojnë se në një mbledhje të Reisit Sulejman Rexhepi i shoqëruar nga Afrim Tahiri dhe disa imamëve të Prilepit, kreu i BFI-së ka shkarkuar muftiun në fjalë, i cili ka përvojë 13 vjeçare si mufti dhe i njeti nuk ka marrë asnjëherë rrogë nuk iu është paguajt të ardhurta pensionale. Një nga shumë arsyet qenka se egzistojnë paknaqësi qytetare lidhur me organizimin e jetës fetare në Prilep dhe rrethinë nga muftiu, Topaloski. Kjo muftini numron pak banor musliman, e shquar me probleme të llojit të ndërtimit të xhamijave, kthimit të pronës dhe fushveprimit të strukturave radikale islame në disa xhami , por gjithashtu nën akuzën se bashkëpunon me strukturat e VMRO DPMNE-së në Prilep.  Atë çfarë e deklaron muftiu Topaloski është se nuk ka të bëjë fare me paknaqësi qytetare, por çështja është tek kreu Sulejman Rexhepi i cili shkarkimin e tij nuk e ka bërë sipas kushtetutës së BFI-së, ...

Barcelona eliminon Atleticon nga Kupa e mbretit

Barceona ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale të Copa del Rey, duke shënuar fitore në shtëpi te Atletico Madridi 3-2, në një takim që do të mbahet mend për një kohë të gjatë, për shkak të referimit katastrofal. Në pjesën e parë u shënuan të gjitha golat e këtij takimi. Torres kalon vendasit në epërsi pas 33 sekondave lojë, para se Neymar të barazojë rezultatin në minutën e 9. Garcia për Atleticon dhe Miranda autogol e Neymar shënojnë golat tjerë në këtë takim. Atletico mbetet me dy lojtarë më pak në fushë, pasi Gabi ndëshkohet në tunel pas përfundimit të pjesës së parë, teksa Suarez merr kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84' të takimit. Barcelona kualifikohet pas rezultatit të përgjithshëm nga dy ndeshje, 4-2.

Jahjaga dekretoj ligjin që ndalon likuidimin e Trepçës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dekretuar sot ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, që është miratuar në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vetë Presidentja në një njoftim në Faebook. “Sot dekretova Ligjin nr. 05/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-035 për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, të miratuar në seancën plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës, më 19 janar 2015”, ka thënë Jahjaga. Sipas saj, qëllimi i këtij ligji është që Qeveria e Kosovës të ketë hapësirë dhe kohë për përndalimin e likuidimit të Trepçës. “Qëllimi i këtij ligji është që t’i japë kohë dhe hapësirë Qeverisë së Republikës së Kosovës të parandalojë likuidimin e Trepcës, kësaj pasurie të patjetërsueshme të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe të krijojë kushtet që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka theksuar ajo. Sipas Presidentes Jahjaga ky ligj do t’i mundësoj Qeve...

Vetëm qeveria teknike parandalon "eksplodimin” e Maqedonisë

Takimet intensive me përfaqësues diplomatik, kryetari i RDK-së Vesel Memedi i ka vazhduar me një takim me përfaqësues të lartë të OSBE në Shkup. Ai sot është takuar me këshilltarin politik Seamus Taggart, si dhe zëvendës ambasadoren Marianne Berecz. “Në një bisedë mjaft përmbajtësore dhe iluminuese Kryetari Memedi njoftoi përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup rreth ndryshimeve të fundit në strukturën partiake të RDK-së, kontinuitetit programor dhe shumë çështje me rëndësi jetike për sigurinë në vend, si dhe hapat që duhet ndërmarrë për të evituar problemet e njëpasnjëshme që paraqiten në vend”, njoftuan nga RDK. Memedi ka njoftuar përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup se ideja e kahmotshme e RDK-së rreth qeverisë teknike tanimë është shndërruar pjesë e vokabularit të përditshëm jo vetëm të politikanëve në vend, por edhe të diplomatëve të huaj. Ky pushtet, ka theksuar Memedi, ka akumuluar shumë probleme gjatë qeverisjes së tyre dhe është çështje kohe kur do të eksplodoj ky akumuli...

Përdhosja e Medresesë nga gjuetarët e derrave të egër

OPINION Përdhosja e Medresesë nga  gjuetar ët e derrave të egër Plotësisht ishin të drejta deklaratat e atyre që thoni se Sulejman Rexhepi është  gjuetar   derash , kohën e tij më tepër e harxhon në gjuajtje të derrave se sa për problemet e muslimanëve dhe Islamit. Nëpërkëmbja e Medresesë Isa Beu nuk mund të bëhet prej askujt tjetër përpos prej atij që gjuan maleve derra të egër. Altin Suma Ngjarjet e fundit që flasin për shkollën fetare të Medresesë Isa Beu me histori shekullore e me traditë profesionale të madhe më bënë të harroj ngjarjet e Parisit me revistën Charlie Hebdo! Këtë që prezentuan mediat është më tragjike se vrasjet që u bënë në Paris. Skandalet skanë të ndalur me kreun e BFI-së Sulejman Rexhepi, i cili nga dita në ditë nuk bënë asgjë tjetër përpos skandal mbi skandal. Vallë, viti 2015 a do të hynë në historinë tonë si vit i skandaleve të BIM?                           ...

Ky është ekipi i javës në La Liga (FOTO)

Goal.com ka përzgjedhur formaco i nin më të mirë të javës në La Liga Pas përfundimit të xhiros së njëzetë në Serie A, portali Gola.com ka përzgjedhur formacionin më të mirë. Njëmbëdhjetëshi më i mirë i kësaj jave dominohet nga lojtarët e Barcelonës, të cilët arritën ta mposhtin Elchen me rezultat 6:0. Nga dy lojtarë në këtë formacion kanë: Espanyoli, Atletico Madrid dhe Valencia, derisa Real Madrid dhe Vilareall kanë nga një.

VMRO dhe BDI në panik nga fitorja e SYRIZA-s?

Fitorja e SYRIZA-s në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi,  ka sjellë optimizëm te disa qarqe politike dhe intelektuale në Maqedoni, se negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit mund të lëvizin me tempo më të madhe. Në mesin e tyre është edhe intelektuali i mirënjohur nga Shkupi, Semi Mehmeti, i cili vlerëson se meqë SYRIZA do të ketë preokupim kryesor përmirësimin e ekonomisë greke, për këtë arsye do të tregojë gatishmëri më të madhe për zgjidhjen e kontestit disadekadësh me emrin. Mehmeti si problematike e quan sjelljen e koalicionit qeveritar në Maqedoni, VMRO- BDI, prej të cilit koalicion pret provokime të reja ndaj Greqisë, me qëllim që sa më tepër të zvarritet zgjidhja e çështjes së emrit. “Edhe përkundër qëndrimeve të tyre deklarative, mendoj se VMRO dhe BDI nuk janë të gatshme për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE. Prandaj unë pres që pushteti në Shkup të vazhdojë me vendime që provokojnë opinionin grek, me të vetmin qëllim për të pamundësuar zgjidhje...

Sela: Nëse gjykata nuk pranon Kongresin, formojmë parti të re

Kryetari i Lëvizjes për Reforma në PDSH Ziadin Sela, duke folur për gazetën “Dnevnik”, thotë se do të jetë gjykata ajo që do të vendosë nëse do të pranojë legjitimitetin e kongresit të paralajmëruar për datat 21 dhe 22 mars. Ai thotë se është në duart e gjykatës vendimi nëse Lëvizjes për Reforma do t’i jepet stema dhe vula e PDSH-së, por kjo sipas tij nuk do të thotë fund për këtë ndërmarrje.                                                                                                                                                                           ...

Thirrje për sanksione ndaj Izraelit në Parlamentin Evropian

63 anëtarë të Parlamentit, në thirrjet e bëra BE-së kërkuan sanksione ndaj Izraelit.               - Në Bruksel  63 anëtarë të Parlamentit Europian duke i dërguar letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini kërkuan pezullimin e marrëveshjes së partneritetit ndaj Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA). Në letrën e firmosur nga deputetët e PE-së nga vende dhe grupe të ndryshme politike theksohet se sulmet e fundit të Izraelit kanë qenë me vetëdije ndaj civilëve të Gazës dhe se sulmet e tjera janë provuar nga organizata e amnistisë ndërkombëtare dhe institucionet e tjera të të drejtave të njeriut dhe gjithashtu kanë theksuar se nuk duhet të tolerohen shkeljet e të së drejtës ndërkombëtare nga Izraeli. Në letrën ku theksohet se BE-ja e kundërshton pushtimin e mbajtur nga Izraeli për ndërtimin e vendbanimeve në territoret palestineze, por se qeveria izraelite po bën atë që di vetë: "Neni 2 i Marrëveshjes së Asoci...

Mbi 500 mjek shqiptar heshtin, as një shkronjë shqipe te uebfaqja e Odës së mjekëve

Shkup, 27 janar-  As një i punësuar shqiptar nuk mund t’a gjeni në administratën e Odës së mjekëve të Maqedonisë me seli në Shkup. Në sektorin juridik, kontabilitetin dhe shërbimet e liçencës së mjekëve të gjithë maqedonas.  Mjekët shqiptar janë të pafuqishëm por edhe shumë pasiv pasi nuk kërkojnë më shumë të drejta. Më tragjikja, është se  mjekët shqiptar nga e gjithë Maqedonia nuk mund të lexojnë asnjë informatë në gjuhën shqipe në uebfaqen e dhomës së mjekëve të Maqedonisë. Për këtë padrejtësi, askush nga mjekët shqiptar nuk guxon të flas publikisht për shkak të reperkusioneve.                                                                                                                 ...

Eskalon protesta kundër Jabllanoviqit dhe Mustafës

Prishtinë, 27.01.2015  Ndërhynë policia, ndërsa Prishtina shndërrohet në fushëbetejë               – Policia e Kosovës ka intervenuar duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë masën e tubuar në sheshin Skënderbeu, para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, raporton Anadolu Agency. Mbi 15 mijë protestues nga Prishtina dhe viset tjera të Kosovës, me flamuj kombëtarë, pankarta dhe flamuj me simbole të Trepçës, janë tubuar në mesditë në protestën e thirrur dje, nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, për të kërkuar shkarkimin e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq për shkak të fyerjeve që i ka bërë nënave të Gjakovës, si dhe për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë për të mos miratuar Ligjin për shndërrimin e ndërmarrjes Trepça në ndërmarrje publike. Në fillim të protestës, të tubuarve iu drejtua Dardan Moliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se, Policia e Kosovës me urdhra të kryeministrit Isa Mustafa...

Si ta mbrojmë Xhaminë e Çarshisë në Prilep?

Prilep, 27 janar-  Pas konfliktit të vitit 2001 dhe 8 gushtit të zi, ku dhjetë familje nga Prilepi qëndruan pa shtyllat e tyre, nga Xhamia e Çakshirë në Prilep qëndruan vetëm shtyllat të cilat pak nga pak po rrënohen. Objekti i cili gjendet në zemrën e Prilepit përfaqëson vend ku qytetarët e pandërgjegjshëm urinojnë dhe ndezin zjarre në atë vend të shenjtë.  Në kërkesën për t`u rinovuar, ishte publikuar ajo se do të jetë përmendore e kulturës dhe se qytetarët mysliman që jetojnë në Prilep do të kanë një vend nga komuna ku do të mund të ndërtojnë një tempull të ri ku mund t`i kryejnë të gjitha ritet e tyre fetare. Vendi iu është dhënë xhamisë dhe tashmë është në ndërtim në lagjen rome Trizla ku jeton edhe pjesa më e madhe e qytetarëve të besimit mysliman, por a harruan ata se çfarë domethënie kishte kjo xhami për to?                                               ...

Fiton Reali, por Ronaldo ndëshkohet me të kuq

Cristiano Ronaldo sapo është ndëshkuar me karton të kuq në takimin kundër Cordobas, pasi e ka goditur me grusht njërin nga lojtarët e skuadrës kundërshtare. Fituesi i Topit të Artë, Ronaldo nuk arriti të kontrollojë vetën e tij në takimin e sotëm ndaj Cordobas. Ai e grushtoi një futbollist të skuadrës kundërshtare në minuëtn e 83’ duke u larguar nga loja me karton të kuq. por për fat të mirë Real Madrid fiton në minutat e fundit të lojës me një penallti të realizuar nga BALE.

Tensionohet situata, protestuesit thyejnë dritaret e Qeverisë

Protestuesit pas fjalimit të disa organizatorëve të protestës përsëri filluan të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë. Ata gjuajtën me gjësende në drejtim të ndërtesës së Qeverisë me ç’rast edhe thyen dritaret e ndërtesës. /Zëri/  Foto nga protesta e sodit në Prishtinë: 

Protesta paqësore në Novi Pazar: Islami dhe muslimanët nuk kanë të bëjnë me terrorizmin

NOVI PAZAR- Islami nuk ka të bëjë me terrorizmin dhe muslimanët në botë, ashtu edhe Novi Pazari e Sanxhaku nuk janë terroristë, ishte porosia e protestës së sotme paqësore në Novi Pazar e organizuar me rastin e islamofobisë mediatike dhe botimit të karikaturave që përshqeshin profetin Muhammed. Më shumë se një mijë persona kryesisht të rinj, pas lutjes të së premtes (namazi i xhumasë), u mblodhën në qendër të qytetit në një miting të organizuar nga Klubi i të Rinjve Musliman (MOK), pranë Bashkësisë Islame në Serbi dhe grupit të tifozëve "Torcida Sanxhak". Protesta "Stop përdhosjes së personazhit të profetit të fundit Muhammed" filloi me marshim nëpër rrugët qendrore të qytetit. Në Sheshin e Gazi Isa Beut, protestuesëve iu drejtua zyrtari i Bashkësinë Islame në Serbi dhe njëri prej autoritetve fetar në mesin e të rinjve të Sanxhakut, Irfan Maliq, duke thënë se karikaturat nuk mund të dëmtojnë Pejgamberin sepse ai është shumë i lartë. "Ne...

Jemeni në kolaps: Jep dorëheqje edhe kryetari i shtetit

Kryetari i Jemenit, Abd-Rabu Mansur Hadi, ka dhënë dorëheqje, duke u shprehur se vendin e ka kapluar një kolaps i vërtetë. Parlamenti e ka refuzuar dorëheqjen e kryetarit dhe ka ftuar për nesër një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohet kriza politike që ka përfshirë vendin. Vetëm disa e orë më parë, kryeministri Haled Baha, kishte dhënë dorëheqje duke thënë se nuk dëshiron të jetë i përfshirë në “konfuzionin politik jo konstruktiv”.

Legjenda të futbollit lavdërojnë Shaqirin

Goli i shënuar dhe paraqitja e mirë në fitoren kundër Sampdorias kanë bërë që Xherdan Shaqiri të marrë lëvdata të shumta. Ish-futbollist i njohur gjerman, Olivier Bierhoff, e ka çuar në qiell futbollistin e Përfaqësueses së Zvicrës. Ish futbollisti i Udineses dhe Milanit mendon se mesfushori kosovar mund të arrijë shumë në klubin zikaltër. “Për mendimin tim Shaqiri ka bërë mirë që ka shkuar te Interi. Ai është një futbollist me shumë cilësi dhe që di t’i bëjë për vete edhe tifozët”, ka theksuar Bierhoff për portalin zviceran “Blick”. E lëvdatat për Shaqirin nuk kanë munguar as nga ish-mesfushori i Interit, Luis Figo. “Është një futbollist me shumë kualitete. Mendoj se ai bëri gjënë e duhur duke iu bashkuar një klubi të madh siç është Interi. Shpresoj që të kalojë një pjesë të dytë fantastike të edicionit dhe të jetë në gjendje t’i ndihmojë Interit të arrijë synimet”, u shpreh Figo.

MEGA SKANDAL: Dështoi komploti i Reisit Sulejman Rexhepi kundër Muftiut të Shkupit Ibrahim Shabanit

Si duket kësaj rradhe dështuan përpjekjet e Reisit Sulejman Rexhepi për shkarkimin perfid nga pozita e Muftiut të Shkupit Ibrahim Shabanin, Ky dështim i tij kësaj rradhe si duket vjen si pasojë e asaj se Muftiu Ibrahim Shabani gëzon përkrahjen e pjesës dërmuese të anëtarëve të organit të Muftinisë së Shkupit. Sipas burimeve me të cilat disponon Portali ynë, bëhet fjalë për njërën nga mbledhjet e Muftinisë së Shkupit në të cilën njëri nga anëtarët e Muftinisë së Shkupit respektivisht Bekim Dibrani Imam në xhaminë e fshatit Sillare e Epërme përndryshe njeri i afërt i Sulejman Rexhepit, ka pasur instruksione dhe përkrahje të parezervë nga Reisi për t'i propozuar të njëjtit shkarkimin e Muftiut të Shkupit. Si duket i lartpërmenduri duke përdor gjuhën e urrejtjes dhe nxitjes, ka provuar që përmes lobimit dhe bashkëpunimit me Miftar Islamin të realizojnë projektin të përgatitur nga Sulejman Rexhepi.  Gjithashtu, i njëjti duke kërkuar kinse rregullimin e statusit të Imami...