Skip to main content

Eskalon protesta kundër Jabllanoviqit dhe Mustafës

Prishtinë, 27.01.2015 Ndërhynë policia, ndërsa Prishtina shndërrohet në fushëbetejë              – Policia e Kosovës ka intervenuar duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë masën e tubuar në sheshin Skënderbeu, para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, raporton Anadolu Agency.
Mbi 15 mijë protestues nga Prishtina dhe viset tjera të Kosovës, me flamuj kombëtarë, pankarta dhe flamuj me simbole të Trepçës, janë tubuar në mesditë në protestën e thirrur dje, nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti, për të kërkuar shkarkimin e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq për shkak të fyerjeve që i ka bërë nënave të Gjakovës, si dhe për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë për të mos miratuar Ligjin për shndërrimin e ndërmarrjes Trepça në ndërmarrje publike.
Në fillim të protestës, të tubuarve iu drejtua Dardan Moliqaj nga Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se, Policia e Kosovës me urdhra të kryeministrit Isa Mustafa, nga mëngjesi, ka ndërmarr masa represive duke ndaluar autobusët nga Peja, Gjakova dhe Prizreni, ndërsa ka konfiskuar edhe binën, foltoren e improvizuar, të cilën në mëngjes kishin filluar ta montojnë aktivistët e Vetëvendosjes.
Duke e akuzuar kryeministrin Mustafa për represion dhe masa të dhunshme, Moliqaj iu drejtua policisë duke i dhënë ultimatum prej 15 minutash për të larguar rrethojat dhe për tu tërhequr brenda rrethojave të objektit të Qeverisë.
Në vazhdim të protestuesve iu drejtuan nëna e dëshmorit Ilir Berisha, nga Gjakova dhe shefja e grupit parlamentar NISMA, Valdete Bajrami e cila tha se, Aleksandër Jabllanoviq e ka kryeministër Aleksandër Vuçiqin dhe jo Isa Mustafën, prandaj kryeministri Mustafa nuk ka fuqi që t’i shkarkojë ministrat e tij dhe se, ai është i paaftë për të qeverisur me Kosovën.
Pas saj, nga bina e improvizuar mbi kamionin e vendosur në sheshin Skënderbeu, foli shefja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi e cila deklaroi që “AAK do të jetë bashkë me popullin për ta mbrojtur nderin e nënave të Kosovës dhe pasurinë e Kosovës, përkatësisht Trepçën. Ajo shtoi se, AAK nuk do të lejoj të humbet e ardhmja e Kosovës, të cilën komandanti Ramush Haradinaj dhe ushtarët e UÇK-së e fituan me gjak, andaj do të vazhdojnë të protestojnë në mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve dhe të Trepçës.
Pas fjalimit të Kadaj-Bujupit, kur në binën e improvizuar mori fjalën shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe bëri thirrje që, Policia t’i heq barrikadat dhe kur atij iu bashku edhe Dardan Moliqaj, sekretari organizativ i Vetëvendosje, duke iu bërë thirrje protestuesve që të mos hedhin gjësende në drejtim të policisë por që me trupat e tyre, në mënyrë paqësore, ta shtyjnë policinë prapa, Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës.
Fillimisht, Policia e Kosovës i shtyu protestuesit 10-20 metra nga barrikadat, duke u nisur në drejtim të protestuesve.
Pas pozicionimit të sërishëm të protestuesve dhe insistimit të tyre për të qëndruar në sheshin Skënderbeu dhe për të vazhduar protestën, policia intervenoi për ta shpërnda masën dhe me këtë rast pati shumë të lënduar.
Në mesin e të lënduarve është edhe shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, shumë qytetarë të tjerë dhe sipas asaj që ka qenë dëshmitar ekipi i Anadolu Agency edhe dhjeta policë të Kosovës. Policia ka arrestuar edhe shumë protestues.
Ndërsa po raportojmë, në ora 14, protesta po vazhdon dhe në rrugët e Prishtinës po shihen skena të cilat i përngjajnë atyre të Rripit të Gazës.
Thyerje, rrahje dhe intervenim i policisë. Protesta ka dal nga kontrolli dhe është përhapur në gjithë qendrën dhe në rrugët anësore të qendrës së Prishtinës.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe aktualisht, policia e Kosovës ka filluar të përdor edhe makinat e blinduara për shpërndarjen e turmës.

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/