Skip to main content

Shkarkohet muftiu i Prilepit nga Sulejman Rexhepi

Lajmin mbi shkarkimin e muftiut Mustafa Topaloski e mësojmë nga gazeta ditore "Dnevnik", ku njoftojnë se në një mbledhje të Reisit Sulejman Rexhepi i shoqëruar nga Afrim Tahiri dhe disa imamëve të Prilepit, kreu i BFI-së ka shkarkuar muftiun në fjalë, i cili ka përvojë 13 vjeçare si mufti dhe i njeti nuk ka marrë asnjëherë rrogë nuk iu është paguajt të ardhurta pensionale. Një nga shumë arsyet qenka se egzistojnë paknaqësi qytetare lidhur me organizimin e jetës fetare në Prilep dhe rrethinë nga muftiu, Topaloski. Kjo muftini numron pak banor musliman, e shquar me probleme të llojit të ndërtimit të xhamijave, kthimit të pronës dhe fushveprimit të strukturave radikale islame në disa xhami, por gjithashtu nën akuzën se bashkëpunon me strukturat e VMRO DPMNE-së në Prilep. 



Atë çfarë e deklaron muftiu Topaloski është se nuk ka të bëjë fare me paknaqësi qytetare, por çështja është tek kreu Sulejman Rexhepi i cili shkarkimin e tij nuk e ka bërë sipas kushtetutës së BFI-së, nuk e ka bërë në form të shkruar por vetëm në atë gojore e që e ka të pa qartë arsyen e shkarkimit të tij.
Pas këtij vendimi të Reisit, Sulejman Rexhepi parashtrohen një sërë dilemash ku mes tjerash të mundësojn parashtrimin e shumë pyetjeve: Edhe sot e kësaj dite akoma nuk u rindërtua Çarshi xhamija në Prilep? Pse nuk kthehet vakufi, pse mungojnë organizimet fetare? Nëse sipas Rexhepit, muftiu Topaloski është i afërt me strukturat e partisë maqedonase në pushtet, atëherë a duhen të sanksionohej bekimi i Sulejman Rexhepi që ia bëri Kryeministrit, Nikolla Gruevski? 
















Nëse bekimi i tij lidhej për t'iu afruar Gruevskit për interese fetare rmbetet akoma e pa qartë çështja e mosrindërtimit të Çarshi xhamisë në Prilep që u dogj nga vandalist në vitin2001!? 
Për të njejtën xhami muaj më parë në profilin e tij Sulejman Rexhepi kishte postuar se: Tani rradhën e ka Marjan Risteski të sanksionohet nga Allahu pasi i gjithë grupi që kishin marrur pjesë në djegijen e xhamisë përjetuan vdekjen.














Në anën tjetër djali i tij, Zeglul Rexhepi trajnon xhudistë të Klubit Proleter nga Prilepi të përkatësisë maqedone në konviktin e shkollës së Medresesë Isa Beu. Për këtë kemi dëshmi fotot dhe shkrimin në murin e tij të facebook javë më parë tek lajmi që publikuam mega skandal i kreut Sulejman Rexhepi dhe djemve të tij me titull: " Skandal në Medresenë Isa Beu të Shkupit".





















Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/