Skip to main content

Vetëm qeveria teknike parandalon "eksplodimin” e Maqedonisë

Takimet intensive me përfaqësues diplomatik, kryetari i RDK-së Vesel Memedi i ka vazhduar me një takim me përfaqësues të lartë të OSBE në Shkup. Ai sot është takuar me këshilltarin politik Seamus Taggart, si dhe zëvendës ambasadoren Marianne Berecz. “Në një bisedë mjaft përmbajtësore dhe iluminuese Kryetari Memedi njoftoi përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup rreth ndryshimeve të fundit në strukturën partiake të RDK-së, kontinuitetit programor dhe shumë çështje me rëndësi jetike për sigurinë në vend, si dhe hapat që duhet ndërmarrë për të evituar problemet e njëpasnjëshme që paraqiten në vend”, njoftuan nga RDK.
Memedi ka njoftuar përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup se ideja e kahmotshme e RDK-së rreth qeverisë teknike tanimë është shndërruar pjesë e vokabularit të përditshëm jo vetëm të politikanëve në vend, por edhe të diplomatëve të huaj. Ky pushtet, ka theksuar Memedi, ka akumuluar shumë probleme gjatë qeverisjes së tyre dhe është çështje kohe kur do të eksplodoj ky akumulim i problemeve. Për këtë arsye është shumë emergjente që të formohet një qeveri teknike që do të marri përgjegjësi gjithpërfshirrëse të sfidimit me gjith këto probleme që janë akumuluar për një periudhë të gjatë kohore. Ky pushtet nuk ka kapacitet të asnjë natyre të ballafaqohet me këto sfida mjaft komplekse që kanë kapluar shoqërinë tonë.
“Në të njëjtën kohë, kjo qeveri teknike do të ketë për obligim të zgjidh çështjen e emrit me Greqinë, si pengesë e madhe për rrugëtimin e vendit drejt strukturave euroatlantike, dhe organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, diçka që i ka munguar këtij shteti prej pavarsimit të saj e deri më sot. Në të kundërtën, theksoi Memedi, vendit i kanoset një boshatisje e madhe me largimin e të rinjëve nga vatrat shekullore me tendencë që kurrë të mos kthehen këtu”, ka theksuar Memedi.
Memedi ka njoftuar përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup se kjo tendencë e ikjeve masive të njerëzve nga vatrat shekullore ka shkaktuar edhe problem me organizimin e regjistrimit të popullsisë që dështoi para dy vitesh, që tani më u bënë gati 13 vite ku ne nuk dijmë çka jemi dhe sa jemi. Ky sistem dinamik shkakton problem tjetër zinxhiror në organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike sepse numri i votuesve gati përputhet me numrin total të popullsisë, diçka që përbënë edhe rekord të Genisit. Si pasojë e gjithë kësaj, gjendja e sigurisë në vend çdo ditë përkeqësohet dhe jo rastësisht kohëve të fundit diplomat të huaj në vend kanë filluar të flasin për kujdesin ndaj marrëdhënieve ndëretnike në vend si një parakusht i stabilitetit të vendit. Kryetari Memedi kërkoi nga përfaqësuesit e OSBE angazhim më të madh në këtë drejtim, sepse akumulimi i gjithë këtyre problemeve shumë shpejtë do të sjellin në një katarzë ku do to jetë vonë të parandalohet diçka.
“Përfaqësuesit e lartë të OSBE në Shkup theksuan se janë të angazhuar fuqishëm në obzervimin dhe raportimin rreth sigurisë në vend dhe se janë në kontakt me të gjith institucionet gjegjëse për t’u kujdesur sëbashku rreth sigurisë në vend dhe rajon. Përfaqësuesit e OSBE theksuan se shumë shpejt do të vizitojn kryesinë e lartë partiake të RDK-së në selinë e saj”, thuhet në njoftimin e RDK-së.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/