Skip to main content

Protesta paqësore në Novi Pazar: Islami dhe muslimanët nuk kanë të bëjnë me terrorizmin

NOVI PAZAR- Islami nuk ka të bëjë me terrorizmin dhe muslimanët në botë, ashtu edhe Novi Pazari e Sanxhaku nuk janë terroristë, ishte porosia e protestës së sotme paqësore në Novi Pazar e organizuar me rastin e islamofobisë mediatike dhe botimit të karikaturave që përshqeshin profetin Muhammed.
Më shumë se një mijë persona kryesisht të rinj, pas lutjes të së premtes (namazi i xhumasë), u mblodhën në qendër të qytetit në një miting të organizuar nga Klubi i të Rinjve Musliman (MOK), pranë Bashkësisë Islame në Serbi dhe grupit të tifozëve "Torcida Sanxhak".
Protesta "Stop përdhosjes së personazhit të profetit të fundit Muhammed" filloi me marshim nëpër rrugët qendrore të qytetit.
Në Sheshin e Gazi Isa Beut, protestuesëve iu drejtua zyrtari i Bashkësinë Islame në Serbi dhe njëri prej autoritetve fetar në mesin e të rinjve të Sanxhakut, Irfan Maliq, duke thënë se karikaturat nuk mund të dëmtojnë Pejgamberin sepse ai është shumë i lartë.
"Ne këtu në Novi Pazar, ndaj këtyre ofendimeve, të cilat prekën ndjenjat e një miliard e gjysëm të popullsisë së përgjithshme, do t'i përgjigjemi duke qenë edhe më të vendosur në zbatimin e porosive (sunetit) tua. Ne jemi kundër çdo terrori," tha Maliq duke theksuar se muslimanëve "nga All-llahu u është thënë që ofendimit të mos i përgjigjet me ofendim."
Duke komentuar, siç tha ai, vrasjen që ndodhi në Paris, tha se muslimanët nuk janë terroristë dhe se muslimanët nuk kanë të bëjnë me terrorizmin.
"Islami është paqe dhe shpëtim. Nuk do të gjeni nga jeta e Profetit, e as në gjeneratat e mëvonshme dëshirën për terror. Ne jemi kundër çdo terrori", tha ai duke shtuar se për vrasjen në Paris, fajtor janë ata të cilët kanë porositur karikaturat, sepse kanë ofenduar një miliardë e gjysmë musliman.
Turma pas tubimit është shpërndarë në mënyrë të qetë. Protesta kaloi e qetë dhe pa incidente, ndërsa në rrugët e Novi Pazarit vëreheshin një numër i madh i pjestarëve të shërbimit policorë dhe të sigurisë.
marrur nga AA

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/