Skip to main content

Thirrje për sanksione ndaj Izraelit në Parlamentin Evropian

63 anëtarë të Parlamentit, në thirrjet e bëra BE-së kërkuan sanksione ndaj Izraelit.               -Në Bruksel 63 anëtarë të Parlamentit Europian duke i dërguar letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini kërkuan pezullimin e marrëveshjes së partneritetit ndaj Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në letrën e firmosur nga deputetët e PE-së nga vende dhe grupe të ndryshme politike theksohet se sulmet e fundit të Izraelit kanë qenë me vetëdije ndaj civilëve të Gazës dhe se sulmet e tjera janë provuar nga organizata e amnistisë ndërkombëtare dhe institucionet e tjera të të drejtave të njeriut dhe gjithashtu kanë theksuar se nuk duhet të tolerohen shkeljet e të së drejtës ndërkombëtare nga Izraeli.
Në letrën ku theksohet se BE-ja e kundërshton pushtimin e mbajtur nga Izraeli për ndërtimin e vendbanimeve në territoret palestineze, por se qeveria izraelite po bën atë që di vetë: "Neni 2 i Marrëveshjes së Asociimit të BE-Izrael, është i lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektit për parimet demokratike. Dështimi i BE-së për të dhënë përgjigje të përshtatshme ndaj shkeljeve të Izraelit, po dërgon mesazhin se tolerohen shkeljet dhe të drejtat themelore të njeriut në këtë vend. Përveç kësaj, mungesa e dukshme e veprimit të BE në rastin ku flitet për Izraelin, nuk përshtatet me masat shtrënguese dhe sanksionet e tjera të vendosura nga më shumë se 30 vende ndaj Rusisë për krizën në Ukrainë në muajt e fundit".
Parlamentarët europianë kanë theksuar se nëse nuk do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare duhet të pezullohet menjëherë marrëveshja e partneritetit që BE-ja që të mbetet si një lojtar i besueshëm dhe për të forcuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Marrëveshja e partneritetit e cila hyri në fuqi në vitin 2000, parashikon dialogun e rregullt politik, lëvizjen e lirë të kapitalit dhe liberalizimin e shërbimeve mes BE-së dhe Izraelit, gjithashtu përforcon marrëveshjen e tregtisë së lirë të nënshkruar në 1970. ( raporton AA)

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/