Skip to main content

Si ta mbrojmë Xhaminë e Çarshisë në Prilep?

Prilep, 27 janar- Pas konfliktit të vitit 2001 dhe 8 gushtit të zi, ku dhjetë familje nga Prilepi qëndruan pa shtyllat e tyre, nga Xhamia e Çakshirë në Prilep qëndruan vetëm shtyllat të cilat pak nga pak po rrënohen.

Objekti i cili gjendet në zemrën e Prilepit përfaqëson vend ku qytetarët e pandërgjegjshëm urinojnë dhe ndezin zjarre në atë vend të shenjtë. 

Në kërkesën për t`u rinovuar, ishte publikuar ajo se do të jetë përmendore e kulturës dhe se qytetarët mysliman që jetojnë në Prilep do të kanë një vend nga komuna ku do të mund të ndërtojnë një tempull të ri ku mund t`i kryejnë të gjitha ritet e tyre fetare. Vendi iu është dhënë xhamisë dhe tashmë është në ndërtim në lagjen rome Trizla ku jeton edhe pjesa më e madhe e qytetarëve të besimit mysliman, por a harruan ata se çfarë domethënie kishte kjo xhami për to?                                                                                       Mblidhen tek muret e rrënuara, disa ndezin zjarre, disa flenë, të tjerët madje e shfrytëzojnë edhe si tualet. 

Po pritet nga ekspertët e Qendrës Nacionale për Konservime se kur do të filloj realizimi i projektit të rinovimit të xhamisë së Çarshisë, ndërsa deri atëherë objekti ende më shumë po rrënohet në harresë. 

Prilepi dhe prilepasit pa dallim të besimit të tyre, jetojnë në harmoni, dallime fetare thuajse nuk ekzistojnë, ndërsa ngjarjen e vitit 2001 e përshkruajnë si një shprehje të paditurisë dhe mllefit që i ka kapur për momentin. 

Xhamia daton qysh nga viti 1475, është një objekt unikat në ndërtimin e saj dhe me vendin e saj deri tek ora e qytetit, e përbëjnë qendrën e qytetit. Të mos lejojmë kjo mrekulli të na prishet, nga qytetarë të pandërgjegjshëm, shkruan një portal maqedonas. 

marrur nga © ZHURNAL.mk

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/