Skip to main content

Përdhosja e Medresesë nga gjuetarët e derrave të egër

OPINION

Përdhosja e Medresesë nga gjuetarët e derrave të egër

Plotësisht ishin të drejta deklaratat e atyre që thoni se Sulejman Rexhepi është gjuetar derash, kohën e tij më tepër e harxhon në gjuajtje të derrave se sa për problemet e muslimanëve dhe Islamit. Nëpërkëmbja e Medresesë Isa Beu nuk mund të bëhet prej askujt tjetër përpos prej atij që gjuan maleve derra të egër.

Altin Suma

Ngjarjet e fundit që flasin për shkollën fetare të Medresesë Isa Beu me histori shekullore e me traditë profesionale të madhe më bënë të harroj ngjarjet e Parisit me revistën Charlie Hebdo! Këtë që prezentuan mediat është më tragjike se vrasjet që u bënë në Paris. Skandalet skanë të ndalur me kreun e BFI-së Sulejman Rexhepi, i cili nga dita në ditë nuk bënë asgjë tjetër përpos skandal mbi skandal. Vallë, viti 2015 a do të hynë në historinë tonë si vit i skandaleve të BIM?                                                                                                                          Medreseja Isa Beu ishte hallka kyqe e zhvillimit të Islamit dhe mbijetesës së shoqërisë muslimane të vendit, kur mbi këto të dyja komunizmi dhe çdo sistem tjetër politik inskenon si ngjarja dhe rasti i “Charlie Hebdo”. Populli musliman edhe përkundër dhunës dhe presionit që përjetoi nga gjithë ata që kishin synim kryesor rrënimin dhe nënçmimin e vlerave islame, megjithatë arrijtën që të përkrahin këtë shkollë dhe të dhurojnë edhe gjërat më të shtrejta për të.
Më kujtohen thirrjet e ndryshme dhe apelet e shumtë që bënte Bashkësia Islame gjatë këtyre viteve për të përkrahur arsimimin dhe edukimin e teologëve të ri, por asnjëherë nuk do besoja se në atë shkollë do të bëjnë trajnime klubi i Xhudos i udhëhequr nga djali i Sulejman Rexhepi, Zeglul Rexhepi. Befasia është edhe më e madhe kur Kreu i BFI-së në çdo paraqitje flet fjalë të mëdha për këtë shkollë për vlerat e kësaj shkolle për autoritetin e saj, ndërsa në të kundërtën lejon përdhosjen nga xhudist të cilët vijn nga shtete të ndryshme të Ballkanit.           Me çfarë të drejte ka guximin Sulejman Rexhepi që të keqpërdorë konviktin e kësaj shkolle, të bëhen harxhime të panevojshme dhe të nëpërkëmbet mundi i popullit musliman? Nuk mbetet muaj ku nëpër xhamia nuk kërkohet ndihm për Medresen. Shumë e paqartë del në shehs ajo çfarë kërkojnë imamët kundrejt asaj çfarë bënë kreu i BFI dhe djemt e tij. Plotësisht ishin të drejta deklartat e atyre që thoni se Sulejman Rexhepi është gjuetar derash, kohën e tij më tepër e harxhon në gjuajtje të derrave se sa për problemet e muslimanëve dhe Islamit. Nëpërkëmbja e Medresesë nuk mund të bëhet prej askujt tjetër përpos prej atij që gjuan maleve derra të egër.                                                                                                                 Në saje të kësaj nuk mund të harrohet as drejtori i kësja shkolle i cili hesht për pisllëkun që ka ndodhë, për nënçmimin që i bëhet vatrës së dijes dhe edukimit, për fyerjen që iu bë nënës së shkollave tona. Sa pakurrizor që qenka drejtori i saj Prof. Idrizi, ky që gjithandej flet me ashk për Medresenë Isa Beu! Ashkun e tij të rrejshëm të kamufluar mbi supet e medresesë janë të pafalura, nuk ka mëshirë për këtë njeri që pshtyu krenarinë e muslimanvë atë siç thoshte vetë ai: “ Emblema e Medresesë Isa Beu është populli dhe në brendi janë bijtë e bijat më të mirë të sajë.” Sa e madhe është kjo fjalë por fatkeqësisht e thënë nga një pakurrizor i pashpirtë! Haram të qoft ndihma, lëmosha, kontributi, sakrifica ( kurbani) që jep, ndanë dhe dhuron populli musliman. Të pafajshëm janë bijt edhe bijat e kësaj shkolle, por tragjike është njeriun që udhëheq këtë shkollë.  Djalli është armik i besimtarit, ndërsa ata që përkrahin veprat e djallit janë të djallëzuar, por mos harroni se sadakaja e besimtarit është arma më e fort për t’i shkatërruar djallin dhe të djallëzuarit.                                                                 Tallja me shkollën tonë islame është vepër që duhet sot të largohet pakthim Sulejman Rexhepi nga BFI, nga paraqitja e tij në publik, nga ekrani i TV dhe gjithandej ku ka musliman. Vepra e tij është më e rënda që iu është bërë ndonjë herë në histori, Medresesë Isa Beu. Një menaxhim i përdhosur normalisht se të bënë që kurrë të mos e ndihmosh më këtë shkollë. Qeverisja me institucionin e Bashkësisë Islame, Sulejman Rexhepi ka bërë që familja e tij të instalohet në çdo vrimë të BFI, për të kontrolluar çdo gjë dhe për të poseduar gjithçka. Vërtet nga kjo ngjarje pres që të ketë protesta në Medresenë e Isa Beut të organizuar nga vetë nxënësit e saj dhe të punësuarit gjegjësisht nga stafi akademik i kësaj shkolle. Katërsheja që bënë kërdi mbi autoritetin e Medresesë dhe vlerave tona si popull musliman, duke u nisur nga Sulejman Rexhepi në krye të BFI, drejtori i Shkollës dhe nga dy djem e tij Zuhejr Rexhepi dhe Zeglul Rexhepi. Këtu nuk mundemi të bëjmë paralelizëm në mes të terroristëve në ngjarjet e Parisit lidhur me revistën Charlie Hebdo dhe të gjuetarëve të derrave të egër të familjes Rexhepi, ngase këta të fundit bëjnë mbytje mbi njerëz dhe mbi kafshë të egra.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/