Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2016

Vehabitë kërcënojnë hoxhë Shaban Tairi /Video/

Një ligjëratë ku hoxhë Shaban Tairi ka folur rreth Universitetit Amerikanë në Kajro ku kanë kryer studimet shumë nga ligjëruesit vehabi ka gjetë reagimin e këtyre të fundit deri dhe kërcënimin. Në një publikim të tijin në facebook hoxhë Shaban Tairi ka shkrua: Shoh se shume qenve vehabi tekfirca u paska penguar hutbja e djeshme ne te cilen eshte deshmuar se universiteti ku kryejn shkollen vehabit eshte prodhim i kishes prosbiterane te Amerikes e cila ka hapur universitetin amerikan ne kajro per te perhapur misionarizmin krishter. Rektor ne te eshte ende sot e kesaj dite Nila Anderson. Misionare krishtere.  Ai po ashtu ka reagur në rrjetin shoqëror në një tjetër publikim ku ka thënë : Per ato vehabi qe mendojne se me kercenime do me trembin ua them nje fjale                                           Sa do qe te fryeje era e forte, kodra nuk perkulet  N...

Pse e ndryshoi mendjen Molla Sula për organizimin e haxhit?

Në mbledhjen e fundit të Rijasetit të BFI është diskutuar për haxhin dhe organizimin e tij për vitin 2016. Në këtë mbledhje është sjellur vendim që haxh gjatë këtij viti të ketë vetëm përmes vijës ajrore. Sipas asaj që po flasin pronarët e agjensive turistike, lidhur me këtë, gjatë vitit të kaluar, vet Sulejman Rexhepi u kishte thënë se kundër kyçjes së agjensive turistike në organizimin e haxhit gjithnjë kanë qenë Ali Baragoni, Afrim Tahiri, Ibrahim Shabani, Abedin Imeri, Rexhep Jusufi, etj. Në komunikatën nga ana e BFI-së thuhet: “Pas analizave të shumta rreth organizimit të haxhit në të kaluarën e duke marrë parasysh sistemin dhe rregullat organizative të Haxhit nga Minsitria e Haxhit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, mos zbatimi i të cilave sjell dënime dhe pasoja të mëdha për organizatorët e haxhit, Rijaseti i BFI-së unanimisht solli vendim që organizimi i Haxhit duke filluar nga ky vit (2016) të organizohet vetëm përmes vijës ajrore, kështu duke unifikuar organizimin e haxh...

Hoxhallarët: Pse Këshilli për Fetva i BFI-së legjitimon idhujtarinë?

Në vendosjen e shtatores së figurës së madhe të popullit shqiptar Isa Boletini në Saraj të Shkupit në manifestimin final të shpalosjes morri pjesë kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi. Kjo pjesëmarrje dhe shpalosje e bustit të Isa Boletini nga kreu i BFI u kritikua nga shumë hoxhallarë dhe personalitete, veprim ky që nuk ka të bëjë me parimet islame. Hoxhallarë e Imamë nga Maqedonia shprehën se: “ Ne jemi të befasur me atë që po bënë Sulejman Rexhepi në veçanti për promovim të bustave dhe përmendoreve. Ne nuk jemi aspak kundër figurës së madhe të popullit tonë Isa Boletini, por Sulejman Rexhepi nuk duhet të merret me busta e shtatore se ato sipas parimeve islame janë idhujtari. Ai ka shumë punë që duhet të kryej për çështjen fetare,vakufin dhe zhvillimin e jetës islame, andaj çfarë i duhet atij promovimi i bustit dhe legjitimimi i idhujtarisë?”  Mediat por edhe vetë BFI muaj më parë kishte promovuar se brenda BFI-së tani ekziston Këshilli për Fetva, këshill ky që do të merret me ç...

Orhan Ibrahimi : Qima themelon universitetin antishqiptar “Dame Gruev” (VIDEO)

Orhan Ibrahimi : Qima themelon universitetin antishqiptar “Dame Gruev” (VIDEO) ./Ditari.mk/

Qeveria VMRO-BDI i shpallë ‘luftë’ BE-së

Qeveria e drejtuar nga VMRO-BDI, e zhytur në krim  dhe korrupsion ka filluar në fushatë kundër përfaqësuesve të Bashkimit Evropian të cilët po ndihmojnë zgjidhjen e krizës politike në vend, raporton agjencia e lajmeve INA.   Kritika të ashpra nga ky pushtet, madje dhe kërcënime direkte të diplomatëve evropian në Shkup, vetëm se ata po kërkojnë të ndalet krimi i organizuar, korrupsioni galopant si të lejohet funksionimi i shtetit të së drejtës. Absurdi është se, kjo kastë politikanësh po tregohet mosmirënjohëse ndaj ndihmën se pakontestueshme të Bashkimin Evropian në konsolidimin e demokracisë në vend. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav thotë se, ndërmjetësit ndërkombëtarë në Maqedoni shpesh herë janë të detyruar të rrisin masat e sigurisë për shkak se ndihen të kërcënuar. Orav tha se edhe shumë media maqedonase po udhëheqin fushata negative kundër diplomatëve të huaj, ndonëse ata janë të angazhuar për ndihmuar Maqedoninë që të gjejë zgjidhje për kr...

Merkel do të japë dorëheqje në muajin mars

Eksperti politik dhe ish kryeredaktori i gazetës “Bild am Zontag”, Mihael Shpreng vlerëson se muaji mars do të jetë vendimtar për kancelaren gjermane Angela Merkel, për shkak të zgjedhjeve krahinore dhe samitit të BE-së. “Merkel gjendet në rrezik të madh. Situate mund të ashpërsohet deri në atë nivel sa që do të jetë e detyruar ta vendosë në rend dite të Bundestagut votëbesimin e Qeverisë”, ka thënë Shpreng në një deklaratë për gazetën austriake “Osterrich”. “Merkel është duke lëvizur mes dy poleve – humbjes së besueshmërisë dhe humbjes së pushtetit. Parashikimi im është se BE deri në sekondën e fundit do të negociojë dhe do të konstatojë se gjithçka që ka tentuar ka qenë e papërdorshme. Atëherë do të gjendet kompromis i cili duhet të jetë diku mes kufizimit për pranimin e emigrantëve dhe mbylljes së kufirit”, ka thënë Shpreng. Ai vlerëson se nuk ekziston pasardhës i vërtetë për Merkelin me përjashtim të Volfgang Shojbles i cili mund të jetë kancelar kalimtar deri në vitin 201...

Merkel do të japë dorëheqje në muajin mars

Eksperti politik dhe ish kryeredaktori i gazetës “Bild am Zontag”, Mihael Shpreng vlerëson se muaji mars do të jetë vendimtar për kancelaren gjermane Angela Merkel, për shkak të zgjedhjeve krahinore dhe samitit të BE-së. “Merkel gjendet në rrezik të madh. Situate mund të ashpërsohet deri në atë nivel sa që do të jetë e detyruar ta vendosë në rend dite të Bundestagut votëbesimin e Qeverisë”, ka thënë Shpreng në një deklaratë për gazetën austriake “Osterrich”. “Merkel është duke lëvizur mes dy poleve – humbjes së besueshmërisë dhe humbjes së pushtetit. Parashikimi im është se BE deri në sekondën e fundit do të negociojë dhe do të konstatojë se gjithçka që ka tentuar ka qenë e papërdorshme. Atëherë do të gjendet kompromis i cili duhet të jetë diku mes kufizimit për pranimin e emigrantëve dhe mbylljes së kufirit”, ka thënë Shpreng. Ai vlerëson se nuk ekziston pasardhës i vërtetë për Merkelin me përjashtim të Volfgang Shojbles i cili mund të jetë kancelar kalimtar deri në vitin 201...

Këshillit për Fetva të BFI-së, a doli prej feje Molla Sula?

Mediat dje njoftuan se në fshatin Saraj u vendos busti i veprimtarit dhe patriotit shqiptarë Isa Boletini ku pjesëmarrës ishin krerët e BDI, Ali Ahmeti dhe Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi. Ky ceremonial u kritikua nga shumë intelektual, politikan, hoxhallarë, historian etj. Ajo çfarë i la gojëhapur mbarë opinionin ishte veprimi i Sulejman Rexhepit dhe muftive të BFI-së, ku sipas tyre Sulejman Rexhepi i paska kry të gjitha punët dhe i kanë mbetur vetëm përmendoret dhe muzika. Shumë hoxhallarë në faqet e tyre të facebook por edhe nëpër portale dhe rrjete të tjera sociale qarkullojnë kritika dhe fyerje në adresë të Sulejman Rexhepit për shkak të përkuljes dhe shpalosjes së një busti apo shtatoreje që sipas fesë Islame janë veprime të ndaluara dhe të njejtat largojnë njeriun nga feja. Kritikat kanë vazhduar edhe sot gjithandej bile me lloj lloj publikimesh që të gjitha duke ia tërhjekur vërejtjen kreut të BFIM. Në këtë institucion ekziston Këshilli për Fetva, andaj qytetarët ...

MOLLA SULA PO NA KËNDON, POR KU MBET BURMALI XHAMIA, VAKUFI DHE KRYQAT MBI SAHAT KULLA?

Sot në fshatin Saraj u vendos busti i veprimtarit dhe patriotit shqiptarë Isa Boletini duket se ka zgjuar interes por aq më shumë ka reagime tek popullata, klasa politike, historianët, akademikë, intelektualët, etj. Ajo çka na befason ëm tepër se pikërisht anëtarë nga rradhët e BDI-së kanë kritikuar këtë çfarë ka bërë Ali Ahmeti me bustin e Isa Boletinit. Pas përfundimit të shpalosjes së bustit të Isa Boletinit pjesëmarrësit kanë vazhduar në një restorant ku morri pjesë Ali Ahmeti dhe Molla Sula ku edhe i’a kanë rrok këngës. Kryetarit Ahmeti në këngë i janë bashkuar edhe Mulla Sula si dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Molla Sula si duket krejt punët e BFI-së i kishte kryer tani i kishte mbet vetëm kënga. Ai akoma nuk është përgjigj për Burmali xhaminë, vakufin, kryqat mbi Sahat Kullat, korrupcionin, orën rolex 35.000 euro, keqpërdorimi i vizave të haxhit, pasaportat falco për qytetar turk, fitrat, kurbanat, donacionet nga vendet arabe dhe turqia, etj./fokusinews ...

SHIK-U I SHQIPËRISË DHE AI I KOSOVËS “PUÇ” SULEJMAN REXHEPIT?!

Janë rreqethëse konstatimet idiotike të Sulejman Rexhepit si dhe të njrëzve të tij të shpërndara gjithandej nëpër rrjetet sociale se, kohë më parë kundër tij qenka zhvilluar një “puç” të cilën e paskan përkrahur Shërbimet intelegjente Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe ky, si i pathyeshëm që qenka, i paska mundur që të dy Shërbimet intelegjente Shkruan Qazim Erebara, Tiranë Kuluareve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë po flitet për një zhgënjim nga përpjekjet e Sulejman Rexhepit për ta njollosur personalitetin e Kryetarit të këtij Komuniteti, H. Skënder ef. Bruçaj. Me gjasë, duke qenë se është shndërruar në një nga personlietet më të urryera nëpër rrjetet sociale, në mënyrë tinzare mundohet që këtë urrejtje ta ndajë bashkë me kryetarin Bruçaj, por edhe me Myftiun e Kosovës, efendi Tërnava. Nëpër shumë ndeja, pastaj pa kurrfarë kujdesi përgjatë takimeve të ndryshme, Sulejman Rexhepi mundohet të tregojë se si vetëm Komuniteti i tij është ideali, kurse Komuniteti i Shqi...

Sulejman Rexhepi figura më e kritikuar në rrjetet sociale dhe media

Kriza politike në vend ka bërë që problemet edhe më shumë të shtohen në shtet në gjitha aspektet. Edhe opinion është i lodhur nga kjo çfarë po ndodh momentalisht në Maqedoni, andaj kritikat nuk kanë munguar në drejtim të qeverisë. Ajo që ka tëhequr vëmendjen është edhe bekimi i Nikolla Gruevskit nga Sulejman Rexhepit, ku sipas disa mediave duket se ky bekim në vend që të ndihmon ecjen e proceve të shtetit dhe qytetarëve si duket kishte efekt negtiv dhe vetëm që shtoi krizën politike, ekonomike dhe sociale. Ky veprim ka bërë që shumë medium, portale dhe faqe të merren me videon e publikuar ku shihet qartë bekimi i Gruevskit nga Sulejman Rexhepi. Videoja në fjalë ka shikueshmëri të madhe gjithandje në rrjetet sociale ku shikuesit e saj kanë shprehur edhe kritika si dhe bindje se bekimi i Gruevskit është një skandal i madh nga kreu i BFI, Sulejman Rexhepit veprim ky që duhet dënuar. Ai nuk është kursyer nga fyerjet dhe akuzuat për vepër djallëzore dhe joislame. E paimagjinueshme është t...

OPINION: A ka besim gënjeshtari

Së shpejti, Sulejman Rexhepi as nuk do të mund të marrë dhurata por as nuk do të mund të japë dhurata. Ai do të japë llogari për gënjeshtrat e tij kundër drejtuesve të Nismës. E vërteta është vetëm një dhe, kjo e vërtetë do të dëshmojë se uzurpatori i postit të reisit gënjen. Gënjeshtër është posti i tij, gënjeshtër është “funksionimi” i tij, gënjeshtër është besimi i tij   Shkruan: H. Ibrahim ef. Shabani Shumë imamë, kolegë, dashamirë të lëvizjes opozitare brenda BFI-së, tashmë të njohur si Nisma për reforma në BFI, po shprehin habinë e tyre se si ende ka nga radhët e teologëve që i shërbejnë Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të postit të Reisul Ulemasë. Nuk bëhet fjalë këtu se të njëjtit mund të shantazhohen nga uzurpatori, as që mund të kërcënohen por, thjesht, manipulohen nga “fuqia e pushtetit” të Sulejman Rexhepit të cilën ai e shterron nga përkujdesi i pushtetit për ta ruajtur nga ndonjë sulm eventual. Pushteti ia ka dhënë rojet ndërsa ky këtë përkujdesje e interpreton s...

Pse Sulejman Rexhepi demek “Imazhi i Kombit” nuk morri pjesë në manifestimin “Flaka e Janarit”

Pse Sulejman Rexhepi demek “Imazhi i Kombit” nuk morri pjesë në manifestimin “Flaka e Janarit” Më 16 Janar në qytetin e Gostivarit u organizua mani festimi "Flaka e Janarit" në shenjë përkujtimi për tre të rënët për Atdhe dhe vrasjen e tyre 34 vite më parë të Badhosh Gërvalla, Kadri Zeka dhe Jusuf Gërvalla. Në këtë manifestim “ Flaka e Janarit” në Gostivar këshilli organiztiv i këtij manifestimi kishte përgatitur edhe një monografi prej 300 faqe për pjesëmarrësit. Ky manifestim u mbajt në Gostivar por kësaj rradhe çuditërisht nuk morri pjesë kreu i Bashkësisë Islame dhe muftiu i Gostivarit. Si zakonisht Sulejman Rexhepi merr pjesë në aktivitete të tilla, por kësaj rradhe ai u pengua dhe u anashkalua. Muaj më parë mbarë opinion u dezinformua se (nuk)është dekoruar me çmimin “ Imazhi i kombit”, mirëpo kësaj rradhe nuk ia arrijti qëllimit që të manipulon me manifestimin “ Falaka e Janarit”. Nga terreni na bëjnë me dije se kreu i BI kishte qenë i shoqëruar nga disa myfti me...

A po e mbron Gruevskin edhe bekimi i kreut të Bashkësisë Islame në Maqedoni !?

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi është një nga krerët fetar që kishte bekuar kryeministrin Nikolla Gruevski dhe duke u lutur për të. Ky bekim sërish është rikthyer në rrjetet sociale, duke theksuar se a mund të jetë kjo lutje e Reis ulemasë së Maqedonisë që po e mban të fortë kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE. ”Allahu ta bekojë kryeministrin Nikolla Gruevskin!”, ishte urimi për Gruevskin.

Revoltohen prindërit e Medresantëve: Ç’janë këto kërkesa nga stafi i shkollës

Medreseja Isa Beu edhe pse mirëmbahet me donacione të popullit megjithatë prindërit e nxënësve të kësja shkolle janë të zhgënjyer me kërkesat dhe pagesat që duhet bërë në këtë shkollë. Revolta te ata është rritur pas kërkesave që kanë bërë nga paralelja e vajzave të Medresesë në Shkup ku për uniformat e nxënëseve janë kërkuar të paguhen nga 85 euro, pagë kjo që nuk ka qenë më parë kaq e lartë. Revoltohen tejmase prindërit e Medresantëve duke thënë se ç’janë këto kërkesa nga stafi i shkollës tani që po bëhen. Kështu janë shprehur prindërit e disa nxënëseve të cilat ndjekin mësimet në këtë paralele:”Vërtet është e pakuptimshme kjo që kërkohet nga ne. Si është e mundur kjo kur që në fillim na kanë njoftuar se nuk ka pagesa, ndërsa tani vetëm për uniformën na kërkojnë 85 euro. Të gjithë e dijnë se ne me çfarë krize ekonomike po përballemi dhe përsëri na kërkojnë të bëjmë pagesa të reja. Popullata muslimane është në gjendje të rëndë sociale, andaj këto kërkesa janë të mëdha meqë kemi har...

Qytetarët muslimanë: Sulejman Rexhepi pas skandaleve duhet të largohet nga BFI

Kohëve të fundit janë shpalosur skandale të shumtë në emër të kreut të BFI-së Sulejman Rexhepi. Emri  i tij lidhet me skandalin e ambasadës së Holandës lidhur me radikalizmin islamik, me keqpërdorimin e emrit të institucioneve të shtetit shqiptar siç ndodhi me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, krimin e organizuar me pasaporta  falce të Maqedonisë për qytetarë nga Turqia. Tani skandal tjetër që u shfaq se BFI nuk posedon arkiv dhe se manipulon me opinionin lidhur me veprimtarinë institucionale. Mediat shpalosën qartë se fabrika e pasaportave falce është e Zahir Bekirit-Çaushi, ndërsa ato janë bërë për viza haxhi të cilin organizim e bënë vetëm BFI.  Sulejman Rexhepi për të pastruar veten nga krimi tenton të manipulon opinionin se nuk e njeh Zahir Bekiri- Çaushin. Të pyetur qytetarët se si e shohin BFI pas këtyre skandaleve dhe pozitën e saj në shtet? Përgjigjet ishin negative dhe përplot revolt. “ Çfarë zhvillimi po lyp në Bashkësi Islame, kur ate e drejton Molla Sul...