Skip to main content

Këshillit për Fetva të BFI-së, a doli prej feje Molla Sula?

Mediat dje njoftuan se në fshatin Saraj u vendos busti i veprimtarit dhe patriotit shqiptarë Isa Boletini ku pjesëmarrës ishin krerët e BDI, Ali Ahmeti dhe Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi. Ky ceremonial u kritikua nga shumë intelektual, politikan, hoxhallarë, historian etj. Ajo çfarë i la gojëhapur mbarë opinionin ishte veprimi i Sulejman Rexhepit dhe muftive të BFI-së, ku sipas tyre Sulejman Rexhepi i paska kry të gjitha punët dhe i kanë mbetur vetëm përmendoret dhe muzika. Shumë hoxhallarë në faqet e tyre të facebook por edhe nëpër portale dhe rrjete të tjera sociale qarkullojnë kritika dhe fyerje në adresë të Sulejman Rexhepit për shkak të përkuljes dhe shpalosjes së një busti apo shtatoreje që sipas fesë Islame janë veprime të ndaluara dhe të njejtat largojnë njeriun nga feja. Kritikat kanë vazhduar edhe sot gjithandej bile me lloj lloj publikimesh që të gjitha duke ia tërhjekur vërejtjen kreut të BFIM. Në këtë institucion ekziston Këshilli për Fetva, andaj qytetarët presin nga ata që të dalin me deklarata dhe të sqarojnë se një veprim i tillë kreun e BFI e nxori nga feja islame apo akoma është në rradhët e muslimanëve? Apo ndoshta ky këshill nuk është i BFI por i Sulejman Rexhepit dhe duhet edhe më tej t’ia mbulojnë veprimet antiislame njeriut që e kanë mbuluar skandalet dhe turpet vitet e fundit. Në disa reagime dhe kritika të publikuara nga hoxhallarë hasim se qortimi i tyre në adres të kreut të BFI është i ashpër dhe me plotë të drejt. Kur dihet se pikërisht hoxhallarët janë ata që largojnë njerëzit nga idhujtaria e jo të jenë pjesëmarrës në vendosjen e tyre, hasej në publikimet e tyre./fokusinews


Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/