Skip to main content

Revoltohen prindërit e Medresantëve: Ç’janë këto kërkesa nga stafi i shkollës

Medreseja Isa Beu edhe pse mirëmbahet me donacione të popullit megjithatë prindërit e nxënësve të kësja shkolle janë të zhgënjyer me kërkesat dhe pagesat që duhet bërë në këtë shkollë. Revolta te ata është rritur pas kërkesave që kanë bërë nga paralelja e vajzave të Medresesë në Shkup ku për uniformat e nxënëseve janë kërkuar të paguhen nga 85 euro, pagë kjo që nuk ka qenë më parë kaq e lartë. Revoltohen tejmase prindërit e Medresantëve duke thënë se ç’janë këto kërkesa nga stafi i shkollës tani që po bëhen. Kështu janë shprehur prindërit e disa nxënëseve të cilat ndjekin mësimet në këtë paralele:”Vërtet është e pakuptimshme kjo që kërkohet nga ne. Si është e mundur kjo kur që në fillim na kanë njoftuar se nuk ka pagesa, ndërsa tani vetëm për uniformën na kërkojnë 85 euro. Të gjithë e dijnë se ne me çfarë krize ekonomike po përballemi dhe përsëri na kërkojnë të bëjmë pagesa të reja. Popullata muslimane është në gjendje të rëndë sociale, andaj këto kërkesa janë të mëdha meqë kemi harxhime të ndryshme për fëmijët tanë. Neve për çdo ditë kujdesemi për ardhjen, udhëtimin, dhe harxhimet tjera të fëmijëve tanë për këtë arsye drejtoria e kësaj shkolle duhet të ketë parasysh këto problem me të cilat po ballafaqohemi. Neve e dijm se populli e mbanë këtë shkollë në të gjitha aspektet kështu që nuk e kemi të qartë se edhe sa duhet të japim për këtë shkollë”. Një tjetër nga mesi i tyre thoshte:” Djalit të Molla Sulës po i lejohet të shfrytëzon internatin për të ushtruar xhudistët femra pa asnjë denarë, ndërsa për fëmijët tanë duhet të paguajmë. Nuk e kam të qartë si veprohet kështu a respektohet feja islame apo dëshirat e njerëzve?”               BFI çdo vitë kërkon nga popullata msulimane të japin Sadekatul Fitri, zeqatin, për nevojat e Medresesë, por gjithashtu kanë njoftuar se Kurbanat dhe lëkurat e Kurbanave u dedikohen nxënësve dhe harxhimeve të këtyre shkollave. BFI në deklarat zyrtare ka shprehur gjithashtu se të ardhurat nga organzimi i haxhit janë burim me të cilat mirëmbahen institucionet edukative. Edhe pse po dihen tani të gjitha burimet e mirëmbajtjes së këtyre shkollave atëherë edhe sa mjete financiare duhen për këtë shkollë?/fokusinews/

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/