Skip to main content

Qeveria VMRO-BDI i shpallë ‘luftë’ BE-së

Qeveria e drejtuar nga VMRO-BDI, e zhytur në krim  dhe korrupsion ka filluar në fushatë kundër përfaqësuesve të Bashkimit Evropian të cilët po ndihmojnë zgjidhjen e krizës politike në vend, raporton agjencia e lajmeve INA.  

Kritika të ashpra nga ky pushtet, madje dhe kërcënime direkte të diplomatëve evropian në Shkup, vetëm se ata po kërkojnë të ndalet krimi i organizuar, korrupsioni galopant si të lejohet funksionimi i shtetit të së drejtës.
Absurdi është se, kjo kastë politikanësh po tregohet mosmirënjohëse ndaj ndihmën se pakontestueshme të Bashkimin Evropian në konsolidimin e demokracisë në vend.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Aivo Orav thotë se, ndërmjetësit ndërkombëtarë në Maqedoni shpesh herë janë të detyruar të rrisin masat e sigurisë për shkak se ndihen të kërcënuar.
Orav tha se edhe shumë media maqedonase po udhëheqin fushata negative kundër diplomatëve të huaj, ndonëse ata janë të angazhuar për ndihmuar Maqedoninë që të gjejë zgjidhje për krizën e thellë politike.
Ndërkaq, vetë lideri i partisë më të madhe në vend ditë më parë përdori një retorikë të ashpër ndaj përfaqësuesve të BE-së në Shkup, duke i shpallur si armiq.
Gruevski,  në një tubim partiak, i dërgoi mesazh liderit të opozitës maqedonase se:  “Nuk vihet në pushtet duke bashkëpunuar me Katica dhe Vanhojtovca”.
Eksperti belg Piter Van Hojte, i cili po ndihmonë zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni i është përgjigjur shkurtë retorikës së ashpër të liderit të VMRO-së Nikolla Gruevskit.
“Nuk kam ndonjë reagim, reagimi i vetëm rreth kësaj është gjithmonë, “Nëse nuk të pëlqen porosia, vrite lajmëtarin”, tha Hojte.
Edhe Prokuroria Publike Speciale, Katica Janeva kërkoi nga MPB-ja që të caktojë sigurim personal për të gjithë prokurorët publikë në këtë institucion.
Shkas për këtë është fjalimi i kreut të VMRO-DPMNE-së, i cili e vendosi prokuroren Janeva në të njëjtin grup sic tha ai, me “kriminelët, falsifikuesit, mashtruesit.” (INA)

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/