Skip to main content

Merkel do të japë dorëheqje në muajin mars

Eksperti politik dhe ish kryeredaktori i gazetës “Bild am Zontag”, Mihael Shpreng vlerëson se muaji mars do të jetë vendimtar për kancelaren gjermane Angela Merkel, për shkak të zgjedhjeve krahinore dhe samitit të BE-së.
“Merkel gjendet në rrezik të madh. Situate mund të ashpërsohet deri në atë nivel sa që do të jetë e detyruar ta vendosë në rend dite të Bundestagut votëbesimin e Qeverisë”, ka thënë Shpreng në një deklaratë për gazetën austriake “Osterrich”.
“Merkel është duke lëvizur mes dy poleve – humbjes së besueshmërisë dhe humbjes së pushtetit. Parashikimi im është se BE deri në sekondën e fundit do të negociojë dhe do të konstatojë se gjithçka që ka tentuar ka qenë e papërdorshme. Atëherë do të gjendet kompromis i cili duhet të jetë diku mes kufizimit për pranimin e emigrantëve dhe mbylljes së kufirit”, ka thënë Shpreng.
Ai vlerëson se nuk ekziston pasardhës i vërtetë për Merkelin me përjashtim të Volfgang Shojbles i cili mund të jetë kancelar kalimtar deri në vitin 2017, por jo më tepër.

Comments

Popular posts from this blog

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...