Skip to main content

OPINION: A ka besim gënjeshtari

Së shpejti, Sulejman Rexhepi as nuk do të mund të marrë dhurata por as nuk do të mund të japë dhurata. Ai do të japë llogari për gënjeshtrat e tij kundër drejtuesve të Nismës. E vërteta është vetëm një dhe, kjo e vërtetë do të dëshmojë se uzurpatori i postit të reisit gënjen. Gënjeshtër është posti i tij, gënjeshtër është “funksionimi” i tij, gënjeshtër është besimi i tij
 Shkruan: H. Ibrahim ef. Shabani
Shumë imamë, kolegë, dashamirë të lëvizjes opozitare brenda BFI-së, tashmë të njohur si Nisma për reforma në BFI, po shprehin habinë e tyre se si ende ka nga radhët e teologëve që i shërbejnë Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të postit të Reisul Ulemasë. Nuk bëhet fjalë këtu se të njëjtit mund të shantazhohen nga uzurpatori, as që mund të kërcënohen por, thjesht, manipulohen nga “fuqia e pushtetit” të Sulejman Rexhepit të cilën ai e shterron nga përkujdesi i pushtetit për ta ruajtur nga ndonjë sulm eventual. Pushteti ia ka dhënë rojet ndërsa ky këtë përkujdesje e interpreton si fuqi të veten personale të gërshetuar me strukturat e caktuara të pushtetit me të cilat mund t’i shkatërrojë të gjithë ata që i dalin përpara. Kjo është e vërteta!
Nga ana tjetër, e vërtetë është edhe fakti që Sulejman Rexhepi, në një takim që e kemi pasur ne të Nismës me te në Myftininë e Shkupit, na është përulur deri në tokë që të heshtim dhe t’i nënshtrohemi, sepse vetëm me nënshtrimin tonë do të shkojnë punët mirë e mbarë. Natyrisht, ne nuk e kemi dashur këtë mirësi dhe mbarësi të Sulejman Rexhepit. I kemi thënë shkurt e shqip: jep dorëheqje se e more më qafë miletin! Pastaj na ka bërë truqe dhe na ka akuzuar si hajna dhe gënjeshtarë. Ja pra, nëse ne gënjejmë dhe vjedhim, atëherë nuk mund t’i nënshtrohemi dhe t’i shërbejmë Sulejman Rexhepit, nëse i nënshtrohemi atëherë nuk mund të gënjejmë. Çdo gjë që do të dilte nga BFI-ja do të dilte si e vërtetë e madhe e Sulejman Rexhepit! Zot na ruaj, këtij zullumi t’i shërbejmë ne? Me nënshtrimin tonë ta legjitimonim tërë atë veprim të trishtë të Sulejman Rexhepit?
Ne nuk u pajtuam me të dhe vendosëm që të vihemi në shërbim të të gjithë myslimanëve të vendit, duke ua thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën rreth tërë asaj që po ndodhë në BFI dhe në organet e saj. Kjo e vërtetë do t’i dhemb shumë Sulejman Rexhepit, prandaj ai do të nis të shpif e të gënjejë për ne. Megjithatë, ne po ia hapim të gjitha shtigjet dhe po dëshirojmë ta nxjerrim në bregun e sigurtë ku do të jetë në gjendje ta thotë të paktën një të vërtetë. Urojmë që së shpejti të takohemi nëpër shumë procese gjyqësore në të cilat ai duhet ta thotë të paktën një të vërtetë. Ndonëse është fare e pabesueshme që ai të ketë guximin për ta shikuar në sy të vërtetën. Kësaj radhe nuk do të mund ta korruptojë ndonjë “gjykatës” me qingja e pula në villën e vet të ngritur në tokën e uzurpuar (dmth nuk është pronë e tij!) Sido qoftë, e vërteta atë do ta ndjek pas, tërë jetës, pavarësisht se a do të jetë “i gjithëpushtetshëm” apo i përgëdheluri i pushtetit. Ne do të përkujdesemi që e vërteta ta ndjek pas, në çdo skutë, në çdo kolltuk, në çdo ndeje e takim, duke ia zënë pritat gënjeshtrave të tij dhe duke e detyruar që të dorëzhet para të vërtetës. Sepse, siç transmetohet, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Xhihadi më i mirë është ta thuash të dejtën përballë tiranit”! Ky është xhihadi më i mirë, më i sinqertë dhe më fisniku sepse, përcillet me sfida të paparashikueshme. Në xhihadin përballë armikut, secili mund të vdesë, apo, të paktën të shpresojë se do të ngadhnjejë. Ndërsa me xhihad para tiranit i ekspozohesh shkatërrimit, zhdukjes apo edhe likuidimit. Pranda, Pejgamberi  a.s. e ka quajtur “Xhihadi më i mirë”! Thënia e së drejtës, e së vërtetës përmes këtij xhihadi, është më i fuqishëm se çdo tiran, i cili nuk mund ta përligjë sepse tirani nuk e ka atë balansin shpirtëror për ta drejtuar popullatën duke ia thënë të vërtetën. Tek tirani “e vërteta” është vetëm ajo e cila del nga pushteti i tij i pakufijshëm, pra, ai gënjeshtrën e prezanton dhe e imponon si “të vërtetë” dhe urdhëron që kësaj t’i besohet. Kush nuk i beson ai largohet nga puna, nga fakulteti, nga medreseja…
Te Nisma për reforma në BFI ekziston një bindje e plotë se, duke e zhveshur Sulejman Rxhepin nga gënjeshtrat e tij, do ta detyrojmë që ta thotë një të vërtetë, natyrisht, duke e faktuar e jo duke e nxjerrë si fjalë goje sa për sy e faqe.
Së shpejti, Sulejman Rexhepi, uzurpatori i postit të Reisul Ulemasë së BFI-së, do të duhet të dalë para gjyqit dhe të dëshmojë me fakte se si, kur dhe ku u takua Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Ibrahim Shabani, me liderin e PDSH-së, z. Menduh Thaçin, me të cilin paskan bërë plane për ta shkatërruar BFI-në? Ose do ta faktojë këtë të vërtetë (!) ose do ta thotë një të vërtetë: Kam gënjyer! Natyrisht që ka gënjyer dhe kësaj radhe nuk do të amnistohet aq lehtë nga gënjeshtrat që i ka sajuar për udhëheqësit e opozitës në kuadër të BFI-së që tashmë opinion i njeh si Nisma për reformat në BFI të RM-së. Nuk do të amnistohet, sado që përmes shkuesve të ndryshëm po lutet që të tërhiqet kjo padi.
Le t’ia përkujtojmë Sulejman Rexhepit këtu një të vërtetë historike të ndodhur në kohën e Ebu Hanifes prej të cilit halifja, Ebu Xhafer el-Mensuri, kërkon që të përkrahet në një mosmarrëveshje që e kishte me gruan e vet. Natyrisht, Ebu Hanifja ishte përcaktuar vetëm për të vëtetën dhe të drejtën dhe, kjo drejtësi, në këtë rast shkoi në të mirë të gruas. Halifja uli kokën duke u prekur shumë nga kjo mospërfillje e fuqisë së pushtetit të tij. Sapo iku Ebu Hanifja, gruaja pas shërbëtorit të vet i nisë flori, rrobe e gjësende me vlerë në shenjë falënderimi. Ebu Hanifja i refuzoi të gjitha ato shpërblime duke thënë “dhurata rrezikon besmin tim”!
Së shpejti, Sulejman Rexhepi as nuk do të mund të marrë dhurata por as nuk do të mund të japë dhurata. Ai do të japë llogari për gënjeshtrat e tij kundër drejtuesve të Nismës. E vërteta është vetëm një dhe, kjo e vërtetë do të dëshmojë se uzurpatori i postit të reisit gënjen. Gënjeshtër është posti i tij, gënjeshtër është “funksionimi” i tij, gënjeshtër është besimi i tij.
(Autori është drejtues i Nismës për reforma në BFI të RM-së)

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/