Blerja përmes internetin si duket viteve të fundit po bëhet praktikë e qytetarëve të Maqedonisë. Qytetarët e Maqedonisë gjatë vitit 2016 kanë harxhuar rreth 20 milionw euro, që i bie të jetë dy herë më shumë se sa në vitin 2015, shkruan gazeta Koha. Kështu tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), ku thuhet se vitin që lamë pas më së shumti qytetarët e Maqedonisë kanë blerë në internet pajisje sportive, veshmbathje, bileta për ngjarje të ndryshme kulturore si: koncerte, aranzhmane hotelesh, libra, revista, prodhime për amvisëri, artikuj ushqimor e kështu me radhë. Sipas të dhënave të ESHS-së, 54.7 për qind e konsumatorëve vendor në internet vitin që lamë pas më së shumti kanë blerë veshmbathje dhe pajisje e sportive, 16,3 për qind pajisje elektronike,13.1 për qind aparate të amvisërisë, 9.7 për qind e qytetarëve të Maqedonisë përmes internetit kanë blerë aranzhmane hotelesh, 7,3 për qind bileta udhëtimi, ndërsa 8.2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë kanë blerë a...