Skip to main content

Pse mungojnë donatorët shqiptarë për OH Hilal? (FOTO)

OH Hilal përmes faqes zyrtare të Bashkësisë Fetare Islame njofton opinionin e gjërë se aktivitetet e saj janë aq të shumtë saqë nuk mundet edhe hallë tu jep! Fatkeqësisht mediat e ndryshme shpalosën edhe fotografi nga aktivitetet e kësaj organizate humanitare, ku shihet qartë se Mustafa Dauti është duke i gënjyer qytetarët dhe opinionin përmes deklaratave të dhëna kinse është duke ndarë me tonelata ndihma për nevojtarët dhe skamnorët e vendit. Nga ajo qa kanë shpalosur disa media po vërtetojnë gënjeshtrat dhe keqpërdorimet e Mustafa Dauti me porosi të Sulejman Rexhepit i cili përmendet në çdo aktivitet si shkak i të siguruarit të ndihmave humanitare.

OH Hilal dhe Sulejman Rexhepi për opinionin e vendit dhe të diasporës shqiptare njihen si keqpërdorues dhe mashtrues të paparë deri më sot të të gjitha kontributeve gjegjësisht donacioneve të muslimanëve. Pas gjithë atyre keqpërdorimeve në veçanti me rastin e Hasanbegut ku u tretën me mijëra euro të muslimanëve të Shqipërisë, Kosovës, Luginës dhe të të gjitha xhamiave të vendit sigurisht se muslimanët e bojkotojnë këtë institucion (BFI) dhe organizatë humanitare. Nuk ka më ndihma nga bashkëvendasit, diaspora shqiptare, as nga Turqia si më parë, andaj e vetma shpresë e OH Hilal është Kozhuvçanka. Në të kaluarën kishte shumë donator për OH Hilal, por meqë kuptuan se kush janë keqpërduesit e donacioneve  atëherë përfundimisht bllokuan të gjitha donacionet.


Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...