Skip to main content

Erdhi në Shkup ndërmjetësi evropian që u shpall i padëshirueshëm nga VMRO-DPMNE, ja misioni i ri

Ish ndërmjetësi belg në kohën e negociatave për Marrëveshjen e Përzhinës Piter Vanhojte është kthyer në Maqedoni për të ndihmuar procesin e reformave në media. Vanhojte në një prononcim për Alsat njoftoi se në tavolinë janë propozimet e Përzhinës, të cilat përveç VMRO-DPMNE-së, i kishin pranuar të tre partitë tjera.
Unë jam këtu me ftesë të Shoqatës së Gazetarëve për të mbështetur pak zhvillimin e propozimeve për reformat në media të cilat janë shumë të nevojshme, për të mbështetur aktivitetet lobuese ndaj Qeverisë dhe institucioneve përkatëse për t’i futur ato në rrugën e duhur. Mund të ketë disa çështje shtesë por në thelb janë propozimet e njëjta që kanë qenë tashmë në tavolinë, të cilat u pranuan nga tre prej katër partive gjatë asaj kohe – deklaroi Piter Vanhojte, ish ndërmjetësi belg.
Por, reformat sipas Vanhojtes, nuk do të ndodhin brenda natës. Rezultatet e para ai i pret brenda dy viteve.
Gjërat nuk do të ndodhin brenda natës. Brenda dy viteve, shpresoj, do ta shohim ndryshimin duke e krahasuar me këtë ku jemi sot por lutem që t’i jepet Qeverisë koha e nevojshme për të vepruar. Kjo është një gjë. E dyta, është një situatë shumë e vështirë, me shumë sfida si sistemi i shëndetësisë, sistemi i arsimit, sistemi i shërbimeve civile, ligji i mediave po ashtu. Tek e fundit, ligji i mediave është një pjesë e vogël e saj – tha Piter Vanhojte, ish ndërmjetësi belg.
Vanhojte shpreson se opozita nuk do ta pengojë procesin e reformave.
Shpresoj se ata do të sillen në mënyrë konstruktive dhe që do ta mbështesin procesin e reformave dhe jo ta pengojnë dhe ta vonojnë siç ka ndodhur shpesh më herët kur nuk ishin opozitë. Po le t’u japim kohë që të mësohen me pozitën e tyre të re. Ata kanë po ashtu shumë njerëz kompetent dhe mund të kontribuojnë shumë në procesin e filluar të reformave – u shpreh Piter Vanhojte, ish ndërmjetësi belg.
Marrëdhëniet me fqinjët, sipas ekspertit Piter Vanhojte, janë shumë të rëndësishme për një demokraci të qëndrueshme në të ardhmen./Alsat-M

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/