Skip to main content

NATA E KADRIT MULLA SULËN E GJENË TE GJORGJI IVANOVI

Mulla Sula sot është dashur të reagojë publikisht kundër “iftarit” të Ivanovit, i cili nuk është asgjë tjetër përveç një provokim idiotik që ua bën shqiptarëve, madje edhe t’ua tërheq vërejtjen të gjithë shqiptarëve dhe myslimanëve që do të mallkohen publikisht nëse marrin pjesë sonte në “iftarin” fasadë të Gjorgji Ivanovit
Sot është Nata e Kadrit, një natë e veçuar, e shenjtë, më e vlefshme se njëmijë muaj të tjerë, një natë emrin e të cilit e mban një sure kuranore.
Të gjithë porositë islame sugjerojnë që kjo në këtë Natë të hymë të përgatitur e me qëllim që ta gdhijmë duke u lutur e duke u falur. Në këtë Natë ka zbritur Rahmeti i Allahut xh.sh., do me thënë ka ndodhur, prandaj dhe mund të ndodhë, të zbresë rahmeti i Allahut Fuqiplotë te të gjithë ata myslimanë të devotshëm që luten, që përulen para Krijuesit Mëshirëplotë. Kjo Natë, të gjithë myslimanët e devotshëm duhet t’i gjejë me Kur’an në dorë, me sexhade e me tespih, të pastër fizikish e shpirtërisht sepse do t’i drejtohen Allahut Fuqiplotë në një Natë të shenjtëruar prej Tij.
Po ku dhe si e gjeti kjo Natë Mulla Sulën, liderin e vetëshpallur të një grusht myslimanësh të vendit?
Mulla Sula sot Natën e Kadrit e nisi në rezidencën e qytetarit të Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, me pjatën e shuguruar në dorë duke e shkoqur mishin e skuqur! Po si ia solli kështu Zoti që t’i përgjigjet “imamit” të vet (Gjorgji Ivanovit) dhe jo ezanit i cili sonte myslimanët, familjet myslimane i tubon në sofër dhe pastaj i frymëzon që bashkarisht t’i drejtohen Krijuesit për mëshirë e shëndet, për suksese e mirëqenie.
Pse Mulla Sula i përgjigjet fesës së qytetarit Ivanov për iftar i cili, në fakt është vetëm një pambuk që thith gjakun mbi plagën e shkaktuar nga goditjet e ulta politike alla-ivanoviane? Mos është ky një iftar i fundit i Mulla Sulës ku iu lut Gjorgji Ianovit që ta urdhërojë Sinisha Aleksoskin, Këshilltarin e Sigurisë së Kryetarit të Shtetit, për ta avansuar djalin e vet, Zeglul Rdxhepi – Lulin, për të gjitha ato aksione antishqiptare që këto ditë iu rreshtuan nga vetë eprorët e tij policor.
Mulla Sula, kjo krijesë më e babzitur për haje dhe për karrierë, qoftë kjo edhe haram, i përgjigjet një qytetari që është manjak për sa i përket të drejtave politike për shqiptarët e Maqedonisë. I përgjigjet ftesës së po ati qytetari i cili i ofendonte shqiptarët duke i paraqitur si element i rrezikshëm destabilizues që hartojnë plane kombëtare në Tiranë! Sulejman Rexhepi shkon dhe e bekon Gjorgji Ivanovin për të gjitha qëndrimet e tij antishqiptare.
Mulla Sula sot është dashur të reagojë publikisht kundër iftarit të Ivanovit, i cili nuk është asgjë tjetër përveç një provokim idiotik që ua bën shqiptarëve, madje edhe t’ua tërheq vërejtjen të gjithë shqiptarëve dhe myslimanëve që do të mallkohen publikisht nëse marrin pjesë sonte në “iftarin” fasadë të Gjorgji Ivanovit.
Natyrish, Sulejman Rexhepi guxon që t’ia shtojë hidhërimin Zotit për faktin që Natën e Kadrit e nisë në krah të Gjorgji Ivanovit, por këtij farë Ivanovit nuk guxon t’ia prishë qejfin dhe t’ia shtojë hidhërimin. Muslimanët e vendit tashmë e dinë se pse këto lajka kaq bajate të Mulla Sulës karshi Gjorgji Ivanovit, personit i cili ushqen urrejtje patologjike kundër shqiptarëve. Çfarë nuk ka bërë Mulla Sula që mos ta bëjë edhe këtë të pabërë. Për Mulla Sulën “interes kombëtar” dhe “interes fetar” është vetëm avansimi i djalit të vet, avansim ky që do t’ia “mistifikojë” edhe më shumë të bëmat e tij antikombëtare që këto ditë ia publikuan vetë eprorët e tij policor. Sa keq! Mjerë për ne myslimanët…
G. Marku

Comments

Popular posts from this blog

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...