Skip to main content

Tronditet Zvicra, shtetasi nga Maqedonia vret gruan, kamerat inçizojnë rastin

Në Ascona të Zvicrës, mëngjesin e sotëm ka ndodhur një tragjedi e rëndë, me ç`rast një shtetas 54-vjeçar maqedonas (me gjasë shqiptar, por e pakonfirmuar), ka vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare dhe më pas ka tentuar të vetëvritet.
Dëshmitari i ngjarjes, Giancarlo Vacchini (68) ka pasur sot datëlindjen dhe ka qenë duke qëndruar pranë një qoshku duke pirë cigare. Pak para orës 09.00 janë dëgjuar të shtëna, të cilat kanë ardhur nga vendparkimi i shitores Migros në rrugën „Via Muraccio“. „Isha duke qëndruar afër qoshkut të Migrosit, kur paprtitmas dëgjova një grua që bërtiste „Mos, mos“. Më pas u dëgjuan katër deri në pesë të shtëna! Njëzet sekonda më pas pasuan edhe tre deri në katër të shtëna“, ka pohuar Vacchini i tmerruar për „Blick“, njofton „Shtegu.com“. Ai menjëherë ka dashur të ndihmojë duke vrapuar drejt vendparkimit, ndërsa pronari i qoshkut ka alarmuar policinë. Hyrja në vendparkim ka qenë e bllokuar nga një veturë, ndërsa vozitësi i saj ka bërtitur që ai të qëndrojë larg, përndryshe do të gjuajë në te.
Por, zvicerani nuk është qetësuar. „Nga një barrierë tjetër arrita ta shoh gjakderdhjen nga afër. Ishte tmerr i vërtetë. Burri qëndronte i shtrirë mbi kufomën e gruas“.
„Mendova se që të dy kanë vdekur, por papritmas burri filloi të lëvizë dhe u tërhoqë për disa metra, e më pas mbeti i palëvizshëm“, ka vazhduar më tej Vacchini.
Policia zvicerane ka konfirmuar se bëhet fjalë për çift nga Maqedonia me vendbanim në Locarno, i cili ka qenë në procesin e divorcit. Fillimisht, shtetasi 54-vjeçar e ka vrarë bashkëshorten me një pistoletë, e më pas ka tentuar të bëjë vetëvrasje, por pa sukses. Me plagë të rënda, ai është dërguar në një spital me helikopter dhe është në gjendje kritike. Prokuroria menjëherë ka filluar hetimet.
Një video kamerë e sigurisë e ka regjistruar ngjarjen, në të cilën shihet se si burri ka qenë duke e mbajtur gruan përdore, e mandej e ka tërhequr deri te vendparkimi, ku edhe ka kryer vrasjen.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/