Skip to main content

Diplomatët e huaj vërshojnë Maqedoninë, ja çfarë pritet nga vizita e tyre

Vizita e eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, si dhe drejtuesit të Komisionit Rajnhard Pribe​, do te këtë qëllim ndarjen e prioriteteve të reformave të cilat pritet të realizohen dhe zbatohen në Maqedoni nga ana e Qeverisë së re.

Në deklaratën e dhënë gjatë ardhjes së tij në Maqedoni, Han potencoi se e vizitën Maqedoninë që të japë nxitje për zbatimin e reformave që Brukseli pret të zbatohen në afat të shpejtë, e me qëllim që të kthehet në rrugën e integrimit evropian, njofton Portalb.
“Me përkrahjen e kontinuar të Bashkimit Evropian, vendi më në fund e tejkaloi krizën politike përmes zgjedhjeve mirë të administruara dhe formimit të qeverisë së re. Tani, Qeveria e re, së basku me opozitën, duhet të përqendrohet në zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese dhe në zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinës, me qëllim që të kthehet vendi në rrugën drejt integrimit në BE. Reformat duhet të bëhen që të përmirësohen jetët e njerëzve, të punohet për stabilitet, prosperitet dhe drejtësi. Grupi i obliguar i ekspertëve të lartë të pavarur për sundimin e së drejtës, i udhëhequr nga Rajnhard Pribe është veçmë në vend që t’i ndihmojë dhe ta këshillojë Qeverinë e re për çështje të sundimit sistematik të së drejtës, deklaroi komisari Han para ardhjes së tij në Maqedoni. ”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Johanes Han.
Andrea Stojkovski nga Qendra maqedonase për arsim europian, thotë për Portalb.mk se ndërkombëtarët tani do të shohin se deri ku kemi arritur me realizimin e reformave si dhe do bëjnë ndarjen e prioriteteve.
“Në princip ajo që unë e pres është se do të bëhet vlerësim i ri lidhur me atë se deri ku jemi me realizimin e reformave prioritare dhe me zbatimin e përgjegjësive për të cilat u dakorduan në marrëveshjen e Përzhinos dhe do të tregohen hapat e rinj për procesin reformues sipas porosisë që BE e ka dhënë disa herë për Maqedoninë. Kjo është ajo që ata do e bëjnë në këtë takim pas një periudhe të shkurtër nga formimi i qeverisë së re. Do të thotë do shohin se deri ku kemi arritur me realizimin e reformave si dhe ndarjen e prioriteteve të cilat do të realizohen në tre apo gjashtë muajt e ardhshëm”, tha për Portalb, Stojkovski.
Gjithashtu ish ambasadori Alajdin Demiri thekson për Portalb.mk se ndërkombëtarët do fokusohen në prioritetet, se ku do të bëhen reforma, si dhe besoj që do të ketë ndihmesë rreth reformave të parapara.
“Sipas meje ardhja e Hanit dhe Pribesë në këtë rast që është vizita e parë me Qeverinë e re, do të jetë një vizitë operacionalizuese që do të thotë se gjithë ato që janë paraparë, vlerësimet dhe rekomandimet e Han, tani kjo qeveri do të duhet t’i operojë. Ndoshta duhet të ketë ndihmesë në atë kuptimin çka duhet t’i jepet epërsi dhe çka duhet të pres. Posaçërisht jam i mendimit se ndihmesa kryesore do të jetë rreth reformave në gjyqësi të cilat janë të parapara. Nuk është ardhje kurioze por ardhje e punës që në një mënyrë do të jetë ndarja e prioriteteve ose puna se si duhet bërë për këto reforma”, tha për Portalb, Demiri.
Ndryshe, edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në konferencë për shtyp tha se Qeveria fillon një fushatë agresive për arritjen e reformave kyçe prioritare, për të arritur një zhvillim në muajt e ardhshëm, të cilat do të përkushtohen veçmas BE agjendës, për më pas të mundemi të fillojmë bisedimet për arritje në BE.
Ai porositi të gjitha partitë që t’i kyçen BE agjendës, edhe të pushtetit, por edhe të opozitës, pasi që siç tha ai, duhet që të zbatohet zhvillim për tërë shtetin, gjë që nuk është vetëm punë e Qeverisë, por e të gjithëve në vend.Osmani gjithashtu tha se për zbatimin e fushatës reformatore agresive është formuar komision reformues, i cili do ta definojë drejtimin aksionar për reformat, i cili do të ofrojë masa, qëllime dhe kornizë kohore./Gazeta Express/

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/