Shtyhet edhe seanca e nesërme për rastin e Kumanovës. Arsyet e shtyrjes nuk janë bërë publike nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Pavarësisht se nga kjo gjykatë ditë më parë konfirmuan se janë siguruar kushtet dhe salla për mbajtjen e seancës publike, rreth anulimit të seancës së caktuar për 27 maj, nuk ka një shpjegim. Nga burime ekskluzive, TV Shenja mëson se arsyet e anulimit burojnë nga trupi gjykues. Vendimi për mbajtjen e seancave në hapësirat e Gjykatës Supreme erdhi pas 13 seancave të mbajtura në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Ky vendim pasoi pas konstatimit se 29 të akuzuarit për vepër terroriste dhe 8 të tjerë për logjistikë do të futen nën një aktakuzë, pasi që bëhet fjalë për “ngjarje të njëjtë penalo-juridike”. Tani më nga 29 të akuzuar, numri i tyre është rritur në 37, prej tyre 18 shtetas të Maqedonisë, 18 shtetas të Kosovës dhe 1 shtetas i Gjermanisë. Gjykata Themelore ka vendosur që lëndët ta rifillojë dhe seanca të jetë e hapur, derisa nga ky institucion nuk vendose...
Gjithmonë me kohën dhe të saktë