Skip to main content

Me shkas: Fluturon, fluturon – Mulla Sula!

Derisa situata mund të ndërlikohet dhe të rëndojë përgjakshëm mbi kurrizin e shqiptarëve me të vetmin qëllim që të shpërqëndrohet vëmendja e opinionit nga thelbi i problemeve aktuale politike, Mulla Sula e bën kokrrën e sefasë në Amerikë. Ngjashëm kështu veproi edhe kur shpërtheu lufta më vitin 2001. Ai bashkë me familjen iku për në Ulqin

Nga Haxhi Isa Xhaviti

9 Maji, veç rëndësisë së saj historike, nga pala maqedonase po vlerësohet si ditë që mund të jetë  “DD” për shtetin e Maqedonisë, kurse nga pala shqiptare, nga një pjesë e opozitës shqiptare, po vlerësohet si ditë që do të ngelet në histori si moment i ngritjes së zërit shqiptar kundër padrejtësive që po i ushtron hala qeveria VMRO-BDI!
Kuluareve të qytetit po dëgjohen lloj-lloj zërash, zëra që ta kallin tmerrin e ta shtojnë frikën. Pa dyshim, po vërehet një përpjekje e shërbimeve të ndryshme për të krijuar një atmosferë konfliktuale e cila mbase do ta hidhte në harresë tërë atë marifetllëk që e ushtroi kjo qeveri, të gjitha ato “bomba” të turpshme dhe tërë atë përpjekje të faktorin ndërkombëtar për një jetë më të lumtur se sa atë që e ofron ky koalicion qeveritar.
Kësaj fushate kundër protestave popullore shqiptare i është bashkangjitur edhe BDI-ja, e cila, madje ndër opinion shpërndanë edhe trakte se pse duhet të refuzohet kjo protest dhe të durojmë padrejtësinë.
Po flitet se kësaj radhe, shqiptarët do të tubohen pas faljes së namazit të Ikindisë! Një krah radikal i BDI-së, tashmë i shkëputur nga dega e kësaj Partie në Shkup, si dhe hoxhallarët me mjekra që nuk i kontrollon Sulejman Rexhepi, insistojnë që protesta të jetë sa më masovike. Ky krah dhe ky komunitet teologësh, si duket e kanë në grusht dhe po e shantazhon edhe Sulejman Rexhepin prej të cilit kanë kërkuar që të bashkangjitet me organizatorët dhe të ftojë publikisht në protesta.
Nga ana tjetër, po flitet se kreu i PDSH-së ka kërkuar nga Sulejman Rexhepi që në asnjë mënyrë mos të solidarizohet me Lëvizjen Besa dhe të apelojë te hoxhallart që i kontrollon që me çdo kusht të ndikojnë te xhematet e tyre që mos të dalin në protestë.
Në PDSH në mënyrë kategorike mohojnë të kenë kërkuar një shërbim të tillë nga Sulejman Rexhpi, për të cilin thonë se është element i dyshimtë, pa kurrfarë ndikimi në masë dhe pa kurrfarë roli shoqëror. Kurse në BFI thonë se, përpjekje për një takim të tillë të kreut të PDSH-së me Reisul Ulemanë e BFI në RM ka pasur shpesh, por, as nuk mohojnë dhe as nuk pohojnë të jenë takuar së fundmi.
Pra, Sulejman Rexhepi është gjendur nën presionin e krahut radikal të BD-së që të thërrasë myslimanët të dalin në protesta. Po ashtu, flitet se ka pasur edhe një sugjerim nga pala turke që të nisë dhe të tregojë afërsi më të theksuar kah Lëvizja Besa. Kurse, nga ana tjetër, duke qenë i ndikuar nga ana e krahut të BDI-së së Ali Ahmetit si dhe duke tentuar që të afrohet dhe me krehun e PDSH-së me qëllim të zbutjes së marëdhënieve të acaruara tash e sa kohë, si duket Sulejman Rexhepit i sugjerohet që të ik nga vendi duke iu bashkangjitur një delegacioni të disa institucioneve kulturo-arsimore dhe, nën përkujdesin e Behixhudin Shehapit, sekretarit shtetëror të Ministrisë së Kulturës, të vizitojë disa qendra kulturore në Amerikë.
Ndryshe nuk ka se si shpjegohet udhëtimi i njeritut të parë të fesë islame në Maqedoni, në disa muze kulturore amerikane. Në këto qendra nuk ka kurrfarë aktiviteti fetar islam, nuk ka kurrfarë kongresi apo manifestimi fetar, qendrat islamike shqiptare mohojnë të kenë ftuar Sulejman Rexhpin në Amerikë. Ai për në këtë kontinet i bashkangjitet delegacionit të Ministrisë së Kulturës në përbërje prej drejtorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, prej përfaqësuesit Institutit të Historisë Nacionale maqedonase, Qendrës Memoriale të Holokaustit si dhe prej kryetarit të Komunës së Çairit! Se çka kërkon në këtë përbërje edhe Sulejman Rexhepi, për më tepër ku ka edhe drejtorë dhe përfaqësues partiakë, këtë vetë Sulejman Rexhepi e di. Në Amerikë shkohet për t’i hapur dy ekspozita me rastin e ditës së çlirimit nga fashizmi, 9 Maji!
Për Sulejman Rexhepin dhe për “kryetarin” e shqiptarëve të Shkupit, Izet Mxhiti, më i rëndësishëm është 9 Maji i 1945 se sa 9 Maji i 2016 kur ftohet t’i jepet fund një politike fashisoide mbi shqiptarët e Maqedonisë.
Këta dy “shqiptaromëdhenjë”, sidomos Sulejman Rexhepi, nuk ndjenë kurrfarë nevoje për ta përkrahur aktivitetin e 9 Majit të këtij viti, kjo mbase edhe për shkak të kërkesës së BDI-së së Ali Ahmetit dhe presionit të PDSH-së së Menduh Thaçit.
Në qarqet diplomatike po flitet se, këto ditë, BE-ja kishte angazhuar ambasadoin polak në Shkup që t’ia kumtojë kërkesën evropiane për apelimin e Sulejman Rexhepit deri te muslimanët e vendit për të dalur masovikisht në protestat e 9 Majit. Shantazhet që Mulla Sulës i vinin nga BDI-ja dhe PDSH-ja ishin më të fuqishme se sa sa lutja e BE-së, prandaj edhe nuk e priti në takim ambasadorin polak, për ç’gjë deri në BFI ka edhe një notë proteste!
Mbi të gjitha, për Sulejman Rexhepin, si edhe herave të tjera, edhe kësaj radhe më të rëndësishme janë disa mëditje që do t’ia enjtin xhepin e grisur se sa fatet e popullatës shqiptare dhe myslimane në vend. Kurse, dorën në zemër, si BDI-ja ashtu edhe PDSH-ja shumë më të rëndësishme e kanë jetën e shqiptarëve që më 9 Maj mund të shkojë për lesh se sa axhendën e paharrnonizuar të faktorëve relevant ndërkombëtar në vend.     
Derisa më 9 Maj situata mund të ndërlikohet dhe të rëndojë përgjakshëm mbi kurrizin e shqiptarëve me të vetmin qëllim që të shpërqëndrohet vëmendja e opinionit nga thelbi i problemeve aktuale politike, Mulla Sula e bën kokrrën e sefasë në Amerikë. Ngjashëm kështu veproi edhe kur shpërtheu lufta më vitin 2001. Ai bashkë me familjen iku për në Ulqin! Sa herë përkeqësohet situata Mulla Sula fluturon...


Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/