Skip to main content

OPINION: DESULIZMI I BFI-SË

Nëse një ditë do të zhvillohej një proces gjyqësor kundër Sulejman Rexhepit, do të duhej që të dridheshin nga frika edhe anëtarët e Rijasetit, të ashtuquajturit myfti e drejtorë, me afat të skaduar e me emërim të kriminalizuar të tyre  

Zeqie Veseli

Shoqëria e gjërë në Maqedoni është futur në një vorbull të fëlliqësirav politike, ekonomike, sociale, kulturore etj. Pa dyshim, popullatës myslimane në këtë fëlliqësirë i shtohet edhe një “mëlmesë” plus, e cila e bën jetën edhe më të vështirë dhe pa kurrfarë ideali. Myslimanët e vendit, kanë edhe një institucion plus i cili ua rëndon jetën, i cili ua turëpëron identitetin fetar, i cili ua skuqë fytyrën në çdo moment. Mylsimanët e vendit, me dekada e shekuj, sikur janë mësuar me nëpërkëmbjen e të gjitha identiteteve, sepse kanë qenë shumë rehat në identitetin e tyre fetar, të cilin, veç të tjerash, e kanë konceptuar edhe si mburojë të idetitetit kombëtar. Si asnjë herë më parë identiteti fetar ju ka ardhur në zgripc dhe ekziston rreziku që bashkë me kështjellën e këtij identiteti (BFI-në) të shndërrohen në një gërmadhë që do të flasë për një katastrofë të paevitushme si pasojë e kriminalizmit dhe kusarizimit të kësaj “kështjelle”! Zoti të jep atë që e dëshiron! Dhe, çka mund të dëshirojë kjo kastë udheheqëse e kriminalizuar për momentin e BFI-së? Asgjë më shumë se shkatërrimin total të këtij Institucioni me ç’rast do të arrihej deri te zhdukja e të gjitha gjurmëve që do të flisnin për një vjdhje, kriminalizim dhe deislamizim të Institucionit fetar të prirur dhe të përkrahur nga të gjithë të korruptuarit më të mëdhenj të shoqërisë myslimane të vendit.
Shoqëria e vendit, si homo politikus, ka gjasë që të shpëtojë, sepse në këtë plan janë inkorporuar institucionet paqësore ndërkombëtare, faktorët më me relevancë të Evropës dhe Amerikës. “Homo islamikusi” ka ngelur në mëshirën e askujt, sepse, shtetet myslimane si dhe Turiqa ashiqare kanë hequr dorë nga myslimanët e vendit përderisa të njëjtit janë të lumtur me sulizmin e BFI-së si dhe të jetës fetare sulejmaniste! Në rrafshin politik po vërehen xixat e shpëtimit, sepse, tërë shoqëria e vendit tashmë është e bindur se duhet të hiqet dorë nga kjo jetë dhe praktikë politike si dhe të gjithë shkaktarët e kësaj jete të mbrapshtë do të përfundojnë nëpër procese gjyqësore e nëpër burgje. Po çka do të bëhet me shoqërinë myslimane në rrafshin fetar islam? Politika shkatërrimtare ka futur thellë duart edhe në këtë jetë, të paktën, duke i përgëdhelur të gjithë përfaqësuesit e sulizmit me në krye Sulejman Rexhepin, të gjithë ata që me nonshalancën e tyre kanë përkrahur krimin, vjedhjen, nepotizmin si dhe famljarizimin e BFI-së duke e shndërruar atë në një firmë private të familjes Rexhepi. Natyrisht, nuk ka kurrfarë dyshimi, korrigjimit dhe eliminimit të praktikave të deritanishme politike po u shprehet përkrahje nga të gjitha anët, dikush këtë dukuri po e koncepton edhe si rilindje shoqërore, si një çlirim që po e sjell një liri kaq shumë të nevojshme për shoqërinë e vendit. Efekti domino i këtij çlirimi do të ndjehet edhe në BFI, pa kurrfarë dyshimi. Shoqëria e vendit, pra dhe ajo myslimane, do të çlirohet nga bandat kriminele që politikat udhëheqëse i bazonin në vjedhje, në zhvatje, në kriminalizmin dhe në shkatërrim të çdo gjëje. Të shprehemi troç! Tërë bota demokratike po interesohet për degruevskizimin e shtetit dhe kjo do të ndodhë vetëm duke i dhënë fund politikave të tij të përgjithshme, dhe, si rrjedhojë, shporrjen e të gjithë bashkëpunëtorëve dhe të përkrahësve të tij. Do të fitojnë dhe do të vijnë në shprehje vetëm ata që janë angazhuar me mish e me shpirtë për këtë reformë të përgjithshme politike. Kjo dukuri e zhdukjes së politikave të sëmura do të shtrihet në çdo cep dhe në çdo institucion të vendit. Në këtë vazhdo do të ndodhë edhe desulizmi i BFI-së.
Lëvizja për reforma në këtë Institucion është e zëshme tash e një vit. Në momentin kur në BFI sulizmit si dukuri po i vinte fundi, dolën disa butakë dhe i dhanë përkrahje duke u futur edhe vetë ata nën gëzofin sulist të së keqes dhe të ansiislamizmit. Reformë në BFI në fakt do të thotë, veç të tjerash, edhe desulizmi i këtij Institucioni i cili do të arrihet përmes shfuqizimit të të gjitha vendimeve të pabaza të sjella nga Sulejman Rexhepi si dhe përmes nxjerrjes para organeve të drejtësisë të të gjithë përkrahësve të sulizmit, të cilët, ndonëse e dinin se ishte “drejtues” antikushtutues, uzurpator i postit të reisit, megjithatë pranonin vendime, angazhime dhe detyra prej tij, duke mos llogaritur se kësisoj edhe vetë po futen me dy këmbë në krim dhe në deislamizim të Instoitucionit të vetëm islam në vend. Nëse një ditë do të zhvillohej një proces gjyqësor kundër Sulejman Rexhepit, do të duhej që të dridheshin nga frika edhe anëtarët e Rijasetit, të ashtuquajturit myfti e drejtorë, me afat të skaduar e me kriminalizim të emërimit të tyre. Ngjashëm diçka siç do të përgjigjen dhe po përgjigjen edhe përkrahësit dhe ministrat partiakë të politikave shkatërrimtare të kësaj Qeverie. Këta edhe shkatërrimin e kanë me plan, prandaj, o Zot mos i fal!

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/