Skip to main content

OPINION: Mulla Sulës mos ia prekni Shokun Tito

Mulla Sulës i vjen për ta lavdëruar Shokun Tito por që ka frikë nga “qafirët dhe shovinistët shqiptarë”, prandaj ai nuk bërtet për të por, ai shkruan për të, shkruan duke e madhëruar kohën e tij në të cilën nuk mund të burgosej liria por shqiptaria

Shkruan: Zeqie Veseli

Opinioni i gjër shqiptar këtë fundjavë pati rastin të lexojë një tekst të Sulejman Rexhepit të botuar këtu e 29 vite më parë, në Takvimin e BFI-së e që kishte të bëjë rreth angazhimit të tij në luftë kundër “shovinistëve shqiptarë”, të cilët dikur ia prishnin ëndërrën jetike, “atdheun e përbashkët”, Jugosllavin. Në këtë tekst shihet edhe djallëzia e Sulejman Rexhepit e cila shkon deri aty sa për bashkim-vëllazërimin komunist sllav është në gendje që të shtrembërojë hadithe, madje edhe të tërheq paralele idiotike në mes të Titos dhe Muhamedit a.s. Zot, mos e fal këtë debill, sepse ai nuk e bën nga mosdijenia por e bën për interesin e vet personal. Me këtë “punim seminarik” Sulejman Rexhepi e kishte të garantur ndihmën e UDB-së për ta marrur fronin e BFI-së. Këtë madje në mënyrë shumë të qartë e shpalos edhe në memoaret e tij të cilat i botoi në formë elektronike në www.balkanpost.blogspot.com.
Çuditërisht, po këto ditë, në mbarë shqiptarinë, me rastin e 5 Majit, ditës së dëshmorëve shqiptarë, të gjithë “enveristët” patën rastin ta kujtojnë ideologun e tyre shpirtëror, diktatorin shqiptar Enver Hoxhën. Ndërsa vetëm një shqiptar e përkujtoi diktatorin tjetër, armikun më të përbetuar të shqiptarëve, Shokun Tito. Titistët patën rastin ta përkujtojnë 124 vjetorin e lindjes (7 maj 1892) si dhe 36 vjetorin e vdekjes së Josip Broz Titos (4 maj 1980). Vetëm një shqiptar në botë, vetëm një nga ata të radhës së titistëve, siç i quante Enver Hoxha këlyshët shqiptarë të Titos, Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, e përkujtoi Marshalla Titon. Cili isht motivi i këtij përkujtimi, çka e detyroi në këtë hap Mulla Sulën, këtë vetëm ai mund të dijë, ndërkohë që në disa portale shqiptare në Shqipëri u publikua edhe “punimi seminarik” i Mulla Sulës të cilin e quajtën “pisi më i madh i Jugosllavisë”!
Sulejman Rexhepi me këtë rast, Titon do ta përkujtojnë me një kolumne “të tij” të cilën e botoi të premten në disa portale të Maqedonisë, me titull “Liri e robëruar”. Në këtë shkrim, Sulejman Rexhepi e lakuriqëson në tërësi karakterin e vet duke e nxjerrë në pah një shpirt shumë të dobët dhe monstruoz, i cili vajton vetëm për fatin dhe perspektivën e vet, kurse tërthorazi e madhëron ideologjinë e cila shqiptarët i kishte gjithnjë mish për top. Në këtë ideologji e kishte gjetur rehatinë e vet Mulla Sula, ndërsa sot, në këtë liri, ai ndjehet i robëruar. Nuk i duhet atij kjo liri ku shahet dhe ofendohet Mulla Sula, por i duhet ajo ideologji që shante, burgoste, vriste e priste shqiptarë, ajo ideologji që i bashkonte të gjithë proletariatët duke e ngritur një bashkim-vëllazërim prej të cilës përjashtoheshin shqiptarët duke i perceptuar si “mish i egër” i shoqërisë jugosllave.
Si asnjë herë më parë dhe në mënyrë kaq të qartë Mulla Sula shpreh admirimin e vet për vrasësin e ëndërrave shqiptare, Titon, si asnjë herë më parë flet me një dhembje, me një nostalgji për atë kohë vrastare për shqiptarët, sepse, ishte kjo ideologji dhe ky satrap që e angazhonte Mulla Sulën të shesë pordhë duke mbajtur ligjerata në mesin e shqiptarëve të ngratë e kundër “shovinizmit shqiptar” sintagmë kjo e brumosur dhe e gatuar guzhinave serbomëdha.

Mulla Sulës i vie të bërtasë, të çjerret deri në kupë të qiellit, ta lavdërojë me thellësinë më të madhe të shpirtit Shokun Tito, atë “burrështetas” i cili, ai që ia turbullonte ujin komunist e vriste, e degtiste burgjeve jugosllave e në Goli Otok ku ia ndrydhte trurin deri në harrim total të fjalës “liri”. Liria e burgosur nuk i duhet Mulla Sulës, por, i duhet liria e Shokut Tito e cila merrte kuptim vetëm kur duhej të ushtrohej dhuna dhe urrejtja psikopatike kundër shqiparëve. Mulla Sula nuk i duron dot shqiptarët, sepse ata po e kritikojnë, po e shajnë dhe po kërkojnë të harrohet siç është harruar edhe emri i ideologut të tij, Shokut Tito. Mulla Sulës i vjen për ta lavdëruar Shokun Tito por që ka frikë nga “qafirët” shqiptar dhe nga “shovinistët shqiptarë”, prandaj ai nuk bërtet për të por ai shkruan për të, shkruan duke e madhëruar kohën e tij në të cilën nuk mund të burgosej liria por shqiptaria. Vërtet kush ia ngacmoi këtë motiv Mulla Sulës, kush ia përkujtoi këto detaje. “I madh” është Mulla Sula, i cili madje ka aq guxim sa edhe të shkruaj për Titon kollumnë, një kollumnë e cila u lexua shumë pak kurse mbi të pati shumë reagime negative. Shajeni sa të doni Mulla Sulën, ai këtë e duron me sabër të pelës, nuk e duron vetëm sharjen e Titos. E ka xhan e jetë!      

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/