Skip to main content

Tiranë: Shpallen fajtorë 9 persona për dërgim të luftëtarëve në Siri

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 9 të pandehurit e akuzuar për rekrutim dhe dërgim të luftëtarëve shqiptarë në Siri.
Pas një seance që nisi të martën në orën 9.00 të mëngjesit, rreth orës 20.30 të mbrëmjes trupi gjykues ka dhënë vendimin për 9 të pandehurit, duke i shpallur ata fajtorë për akuzën e mësipërme dhe për akuza të tjera, të kryera në bashkëpunim.
Gjatë leximit të vendimit, në sallë ka patur reagime të ashpra nga familjarë dhe mbështetës të të pandehurëve, të cilët janë treguar agresivë ndaj gjykatësve e gazetarëve. U desh ndërhyrja e forcave policore për të shmangur një përplasje mes tyre e gazetarëve që mbulonin ngjarjen.
Avokati mbrojtës i të pandehurëve deklaroi se do të ankohet për vendimin e sotëm në shkallët e tjera të gjyqësorit. Seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.
Gjyqi ndaj 9 të pandehurëve ka nisur në mars të vitit 2014. Akuza ndaj tyre u bazua tek rekrutimi dhe dërgimi i luftëtarëve shqiptarë nga Shqipëria në Turqi, e më pas në Siri, për t’iu bashkuar grupeve që SHBA i ka cilësuar si grupe terroriste.
Sipas të dhënave të medias shqiptare, të paktën 90 persona janë nisur nga Shqipëria për të luftuar në Siri. Dyshohet se 15 prej tyre janë vrarë. Dënimi maksimal iu nda njërit prej të pandehurve me 18 vjet burg, ndërsa dënimi minimal i ndarë ishte 7 vjet burg.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/