Skip to main content

Vizionari Menduh Thaçi!

Menduh Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, me përvojë të jashtëzakonshme politike, politikani që karakterizohet nga konsekuenca dhe vizioni, guximi dhe dija, politikani parimor dhe i drejtë.
Nuk janë këto vlerësime vetëm të anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë së tij, por kohët e fundit lideri i PDSH-së, po has në përkrahjen e fuqishme të faktorit ndërkombëtar. Tashmë diplomatët perendimorë nuk e fshehin më admirimin për mënyrën e politikëbërjes së z.Thaçi.
Ata madje përtej manireve diplomatike po japin lëvdata publike për të, duke e pranuar madje publikisht se parashikimet e z Thaçi për (mos) zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, kanë dalë 100% të sakta.
Madje më e rëndësishmja, vetë diplomatët edhe publikisht e kanë pranuar, se janë të zhgënjyer nga të gjithë liderët e tjerë, që treguan joseriozitet të tejskajshëm gjatë të gjithë krizës, që treguan amatorizëm, që kanë mungesë serioze të njohurive elementare të politikëbërjes, dhe u mungojnë maniret diplomatike.
Z.Thaçi sipas diplomatëve të huaj, ka mbetur partneri i vetëm i ndërkombëtarëve, i vetmi që ka ofertë serioze për zgjidhjen e krizës politike, e që në asnjë moment që nga fillimi e deri në fund, nuk ka lëvizur nga kjo ofertë. Ndërkombëtarët e kanë treguar qartë se janë lodhur me liderët që kanë vetëm fjalë, por që në praktikë punojnë pikërisht për të kundërtën e asaj që kanë nënshkruar po vetë. Duke vlerësuar konsekuencën dhe vizionin e z Thaçi, ndëkormbëtarët e konsiderojnë si partnerin më serioz aktualisht në vend.
Nuk është rastësi që këtyre ditëve, në selinë e PDSH-së, kanë vërshuar diplomatët perendimorë. Vetëm sot ( e premte) deri në mesditë, kryetari Thaçi në zyrën e tij në Tetovë, priti 3 delegacione ndërkombëtare. Fillimisht priti delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, që kryesohej nga Drejtori i Përgjitshhëm i Bashkëpunimit me Evropën, z. Robert de Groot, të shoqëruar nga znj.Suzanne de-Groot dhe z.Martijn Lucassen – Zyrtarë të Lartë të Politikës nga MPJ të Holandës në Drejtorinë e Bashkimit Evropian, si dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në vend, Wouter Plomp. Më pas u takua me përfaqësuesin special të Gjermanisë për Maqedoni, Johanes Hajndëll dhe me Shefin e Misionit Mbikëqyrës të OSBE-ODIHR, Ambasadorin Jan Petersen.
Takimet me ambasadorët dhe përfaqësuesit e huaj, janë bërë pothuajse të përditshme për kryetarin e PDSH-së. Dje z. Thaci kishte takim edhe me me Ambasadorin e Republikës së Greqisë, z.Haris Lalakos dhe më 18 maj, në ambasadën e SHBA-ve, kishte takim pune me zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror për Evropën dhe Azinë në Departamentin Amerikan te shtetit, Hojt Brajan Ji si dhe shumë takime të tjera me diplomatë të ndryshëm.
Të gjithë këta diplomat tani e kanë kuptuar se kush është partneri i tyre i vërtetë dhe i sinqertë në Maqedoni. Këtë sinqeritet dhe vendosmëri, e kanë kuptuar ndërkombëtarët jo vetëm këto ditët e fundit. Lideri I PDSH-së z .Menduh Thaçi, ishte lideri i vetëm që u ftua në Bruksel nga eurokomisioneri për zgjerimin e BE-së, z Johanes Hahn. Brukseli vendosi që në atë kohë ti besojë fjalës së liderit vizionar të PDSH-së, sepse u bind me vepra që ai nuk i ndryshon fjalët dhe qëndrimet, dhe lufton me kërkesa konkrete për arritjen e vendit të merituar të shqiptarëve në vendimmarrje.
Pas këtij takimi, ishte përsëri z.Hahn, ai që pranoi publikisht para të tre liderëve të tjerë të partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, që iu drejtua z Thaçi me fjalët : Liderë si ju na duhen në BE. Nuk është hera e parë që ndërkombëtarët e pranojnë si shembull politikëbërjen e z. Thaçi. Edhe nga NDI (Instituti Nacional Demokratik Amerikan), e kanë ftuar z.Thaçi për të mbajtur ligjërata politikanëve në disa vende të botës.
Pranim të politikëbërjes konzistente të z Thaçi kanë bërë edhe politikanët e rajonit. E mbani mend përshëndetjen e veçantë të presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, me dorë në zemrën e kreut të PDSH-së. Nuk ishte e largët edhe një tjetër mirnjohje në një mënyrë të veçantë për mënyrën se si bën politikë kryetari i PDSH-së.
Vetë kryeministri shqiptar Edi Rama, në kongresin e PS-së, ku z Thaçi ishte mes të ftuarve specialë, e quajti liderin e PDSH-së mikun e shtrenjtë që mbron me kokëfortësi politikën proshqiptare në Maqedoni.
Mbështetje pa rezervë lideri i PDSH-së ka edhe nga Kosova. Tashmë dihet mbështetja që ka nga lideri i AAK-së Ramush Haradinaj por edhe nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Të gjithë ata e dinë se pikërisht duke këmbëngulur pa pushim se vetëm platforma politike e PDSH-së, është platforma e vetme që siguron të drejtat për shqiptarët e Maqedonisë, PDSH dhe lideri i saj kanë arritur të mbijetojnë në një vend, i cili siç thotë vetë z.Thaçi, ka tentative të vazhdueshme për vetëmbytje. Platforma e PDSH-së dhe e z Thaçi, është bërë “kushtetuta” për zgjidhjen e çështjes shqiptare.
Të çudit fakti që ata që e shajnë më shumë PDSH-në, të gjithë kundështarët e tij, tani thirren pikërisht në Marrveshjen e PDSH-së dhe në të gjitha pikat e saj, si e vetmja rrugë që zgjidh çështjen e shqiptarëve në Maqedonisë. Ndoshta sepse nuk ju erdhi mirë kur këto gjëra tashmë 10 vite ua thotë kreu i PDSH-së, por filluan tu besojnë vetëm kur të njejtat gjëra ua thanë ndërkombëtarët. Tashmë të gjithë u bindën se ndërkombëtarët flasin me gjuhën e PDSH-së.
Z. Thaçi dhe partia që ai drejton, janë fituesit e vetëm në politikën shqiptare,dhe e ardhmja tash më qartazi shifet që i përket PDSH-së. Gjithnjë e më shumë rritet përkrahja e atyre që deri tani janë frikësuar ta përkrahin publikisht, por edhe e atyre që janë peng i klientelizmit të BDI-së. Sulmet e kanë bërë më të fortë PDSH-në sepse kur sulmet janë më të forta, atëherë po ecën në rrugën e drejtë. PDSH është partia e vetme që ka një elektorat stabil (edhe pse me zgjedhje të kriminalizuara e të vjedhura, i pamundësohet fitorja dhe tjetër kush flet në emër të votave të shqiptarëve) që i qëndron besnik pikërisht vizionit të kreut të tij z Menduh Thaçi i cili e ka thënë më shumë herë se është shumë vështirë të bësh politikë demokratike, në një shtet ku demokracia mungon.
Por si duket ai po ja del. Menduh Thaçi, vazhdon të mbetet fuqishëm në vendin e pare, si figura kryesore politike e shqiptarëve të Maqedonisë./Ditari.mk/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/