Krimi, gjykatat, rastet e montuara, bombat dhe korrupcioni janë disa nga çështjet më të rënda dhe të mëdha që po ballafaqohet Maqedonia. Këto konsiderohen edhe faktorët kryesor që po fusin në krizë vendin në aspektin politik, ekonomik dhe ndëretnik. Edhe rajoni po ballafaqohet nga këto probleme, andaj nuk kanë munguar marrja e masave dhe burgosja e shumë funksionarëve shtetëror si dhe strukturave të ndryshme të përfshirë në krim të organizuar dhe në korruptsion. Në Maqedoni edhe pse janë evidente si krimi, kriminaliteti, korrupsioni, rastet e montuara si“ Monstra”, “ Kumanova”, etj, akoma nuk janë marrur aq sa duhet masa në interest ë shtetit dhe qytetarëve. Megjithatë këto priten të ndodhin së shpejti pasi që është paralajmëruar edhe nga institucionet e shtetit. Falsifikimi i letërnjoftimeve është njëri nga krimet më të mëdha që ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit ndoshta edhe që nga pavarësia e Maqedonisë. Pikërisht në fabrikëne Zahir Bekiri-Çaushi tani më i arrestuar ku janë...
Gjithmonë me kohën dhe të saktë