Skip to main content

Molla Sula bashkëjeton me të keqen

Ishte vjeshtё e vitit 2002 kur nga Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, padrejtёsisht dhe pa asnjё arsyetim tё justifikuar, u pёrjashtuan disa profesorë si dhe ushtruesi i tanishёm i detyrёs Dekan prof. dr. Faredin Ebibi. Atёbotё askush nuk guxonte ta ngriste zёrin kundёr kёsaj padrejtёsie, bile edhe uzurpatori i tanishёm i postit Reisul Ulema, Molla Sula, tё cilit edhe pёrkundёr zullumit tё paparё, edhe më tej i bëhet temen! Asaj kohe ne dolёm si studentё nё mbrojtje tё profesorёve tё cilёt padrejtёsisht ishin pёrjashtuar nga Fakulteti tё Shkencave Islame-Shkup.
Krenohem qё isha nxёnёs i Medresesё “Isa Beu-Shkup”, kurese si student në Fakultetin e Shkencave Islame Shkup, gjithmonё kam hapёruar kokёlartё drejt qёllimeve dhe sfidave duke i falёnderuar pёrkrahjes sё familjes sime fisnike si dhe punёs sё palodhshme dhe pa asnjё fije hile. Jam i edukuar qё tё keqes, zullumit dhe padrejtёsisё t’i thuhet thёnё JO. I tillё kam qenё si fёmijë, nxёnёs, student, imam, anёtar i Trupit koordinativ tё imamёve tё Shkupit gjatё periudhёs 2004-2006, Sekretar i Shoqatёs Ilmije, Sekretar i Muftinisё sё Shkupit, e tani anёtar i Nismёs pёr Reforma nё BFI e RM. Mbaj mend shumё mirё kur Institucionin e BFI në RM e kishin kapluar retё e zeza ashtu siç e kanё mbuluar sot, nuk respektoheshte fjala e lirё, gjykoheshte çdo hap dhe veprim kundёr atyre tё cilёt nuk mendonin sikur disa puthadorёs dhe sahanlёpirёs. Nё BFI dhe FSHI gjuheshte me armё, kallashnikov (tamam siç u gjuajt me armё nga njeriu i Sulejman Rexhepit nё BFI mё 4 Maj 2015), merreshin vendime pune nga “radikalёt” tё cilёt deri dje vetё Sulejman Rexhepi i quante radikalistё dhe ekstremistё. Nё rrethana tё kёtilla, atёkohё mua dhe disa kolegёve qё ishim inicues tё lёvizjes pёr tё luftuar zullumin na ishin tubuar dosjet pёr tё shikuar mundёsinё e pёrjashtimit tonё nga Fakulteti, por sado pak Dekani i asaj kohe, Prof. Dr. Ismail Bardhi, kishte parё sinqeritetin dhe ndershmёrinё tonё dhe nuk u vendos tё bёjё veprime tё shёmtuara. Bile-bile, edhe pas kthimit tonё nё ligjёrata, ata tё cilёt dezertuan nga rradhёt tona i etiketonte si “maskarenj” qyqar, tё gjorё etj!
Sot, padroni Sulejman Rexhepi, ai i cili asaj kohe ikte sikur miza nё stinёn e dimrit, nuk ishte i gatshёm tё flasë as fjalёn mё tё vogёl nё mbrojtje tё atyre qё sot i llogarit pёr kinse shokё! Atёbotё, nuk i interesonte gjё pos vetvetes. Ruante punёn nё BFI dhe nё FSHI, shto kёtu edhe pozitёn Kryetar i pleqёsisё sё Fakultetit (zatёm qysh atёherё pamё pleqёsinё e Tij dhe interesin personal tё ngulitur nё mendjen e Tij). Nuk ishte i vetёm nё kёtё, e vёrteta thotё se pjesa dёrmuese e profesorёve nuk guxonin as tё na pёrshёndesin! Pati dhe njё tё atillё qё mundohej tё fus pёrçarje në mesin e studentёve (nё ndonjё shkrim tё ardhshёm i kumtoj edhe identitetin). Tё vetmit qё u treguan burra dhe me ne silleshin ashtu siç duhet tё sillet njё pedagog, ishin prof dr. Ismail Ahmedi dhe mr. Nashit ef. Mustafa. S’do mend, pёr ne do tё kishte qenё shumё mё lehtё tё kishim heshtur, dikush do fitonte mundёsinё mё pastaj tё angazhohet si asistent, ashtu siç u angazhua njёfarë tani mё “patriot” dhe “shpёtimtar” i Molla Sules, i njohur pёrmes dekleratave tё ngatёrruara nё fushёn e matematikёs! Atyre qё nё Prill dhe Maj tё vitit 2015 votuan verbёrisht disa iniciative antikushtetuese dhe antiligjore tё inicuara nga apetitet e Molla Sules u drejtohem me disa pyetje: – A mendoni se opinioni mysliman mund tё jetë i qetё tanimё kur ёshtё e ditur se nё BFI, Muftini, Medresenё Isa Beu Shkup dhe Fakultetin e Shkencave Islame Shkup ka tё punёsuar njerёz pa diploma ose me diploma falso? – A jeni tё qetё kur e dini se studentёt tё cilёt nuk janё lojalë ndaj Sulejman Rexhepit malltretohen dhe keqtrajtohen bile dhe kёrcёnohen se nuk mund tё marrin diploma!? – A jeni tё qetё kur e dini se nё Bibliotekёn e Fakultetit u ёshtё imponuar satelit tё cilin deri dje vetё Sulejman Rexhepi e quante radikal dhe person tё shёrbimeve sekrete? – A jeni tё qetё pas gjithё zhveshjes totale qё iu bё Sulejman Rexhepit nga skandale tё panumёrta tё llojeve juridike, profesionale, finansiare dhe diplomatike, e tё mos flasim pёr skandalet qё lidhen me sjelljet e tija jonjerёzore, jashtë të gjitha parimeve islame, sikuse janё sharjet e tij tё pista e tё ulёta, fitnet, kurthet, spiunimet, gёnjeshtrat, shantazhimet, kibri etj? Tё nderuar, krejt nё fund, a e shikoni se si Mulla Sula gjendet nё pamundёsinё e vet pёr tё mohuar faktet tё cilat dita-ditёs po zbardhin tё vёrtetёn, po i del ngjyra dhe nuk po i shiten stilet e tij tё bёra BAJAT pёr opinionin e gjёrё. I njёjti, duke u munduar kot e kot për ta etiketur Lёvizjen pёr Reforma nё BFI e RM, se kinse na qenkan njerёz arrogantë, partiakë dhe tё shёrbimeve sekrete etj, po e sheh shumё qartё se nuk po i del pazari askund.
Ai “patrioti” i cili ofendoi dhe shau nёnat e hoxhallarёve, lavdёrohet nёpёr oda dhe muhabete se njёri prej shёrbimeve sekrete maqedone i paska caktuar mbrojtje policore me arsyetimin se ёshtё kёrcёnuar integriteti i tij fizik nga ekstremistё! Nga cilёt po mbrohet tani Sulejman Rexhepi, kur ekstremistёt tanimё i ka sistemuar brenda organeve dhe institucioneve tё Bashkёsisё Fetare Islame? Sa fund i keq, tamam siç e meriton njё njeri qё bashkjetoi me tё keqёn gjatё gjithё karrierёs sё tij!
Marrur nga Portalb

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/