Skip to main content

OPINION: SHPËRFYTYRIMI I “IMAZHIT TË KOMBIT” NË IMAZHI I FALSIFIKATORIT

Opinioni i vendit sërish po tronditet nga aferat që po pëlcasin si hallkat e një zinxhiri tashmë të ndryshkur. Kohëve të fundit u zbulua “fabrika” e prodhimit të letërnjoftimeve false, të pasaportave false si dhe e shpërndarjes së transkriptimit në gjuhën shqipe të bisedave telefonike të funksionarëve të lartë të VMRO-së dhe të BDI-së
Nga: Edemond Reka
Të gjithëve ju kujtohet kur lideri i LSDM-së, Zoran Zajev, para se të niste me publikimin e “bombave” deklaronte se i posedon përgjimet e mbi 20 mij të përgjuarve dhe se i ka të kopjuar e të shpërndarë te individë të ndryshëm, me qëllim që në rastë të burgosjes së tij, zbardhja e aferave të vazhdonte. Kështu do të vepronte secili që do t’i kishte hyrë kësaj pune.
Një prej atyre individëve që i paska pasur këto përgjime, sapo u arrestua dhe, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij u konstatua se ky paska qenë pronari i asaj “fabrike”, i cili, sipas të gjitha gjaseve u spiunua dhe u kompremetua nga të gjithë nga pak, sepse, sipas thashethemeve kishte nisur t’i shantazhojë të gjithë ngapak: edhe Zajevin, edhe Gruevskin, edhe Ahmetin por, doli që më i shantazhuari paska qenë Sulejman Rexhepi, i ashtuquajturi Reisul Ulema i BFI-së.
Të dhënat që u zbuluan në kompjutorin e Zahir Beqirit – Çaushit, sipas të gjitha gjasave do të zbulojnë shumë punë të pista që janë kryer përgjatë këtyre 4-5 viteve të fundit. Dhe, aksioni i pastrimit të shoqërisë nga elementët e kriminalizuar e që janë etabluar në pozitat më të larta shoqërore, i shfaqur më herët në Kroaci, e i zhvilluar këto ditë në Serbi, më në fund do të shtrihet doemos edhe në Maqedoni. S’do mend se, sebep i këtij aksioni për spastrim të shoqërisë do të jetë pikërisht ky farë Çaushi!
Meqë “bombat” tashmë janë lëndë ekskluzive e prokurosisë, megjithatë, gjatë hetimeve janë zbuluar një sërë veprimtarishë të tjera kriminale që mund të procesuohen me urgjencë në organet tona të drejtësisë. Falsifikimi i letërnjoftimeve dhe, sidomos i pasaportave nuk do të heshtet aq lehtë. Ditëve të fundit në opinion depërtuan disa informata se u kapën një grumbull pasaporta të flsifikuara për qytetarët turq, të interesuar për të udhëtuar në haxh! Organizator zyrtar i haxhit është BFI e jo Çaushi!
Cila është lidhja e Zahir Beqirit – Çaushit me BFI-në? Nga hetimi janë gjetur edhe disa dokumente mjat ineresante dhe fakte të tjera që dëshmojnë për një miqësi gjysëm sekrete në mes të tij dhe Sulejman Rexhepit. Në konstituimin e kryesisë së parë të OH HILAL, Zahir Beqiri figuron të jetë anëtar i kryesisë si dhe me autorizim të Sulejman Rexhepit i autorizuar që të mbledh të mira materiale, me të drejtën e ndarjes së 20 përqindëshit, Orgnizatë humanitare për të përfituar Çaushi e Mulla Sula?!
Më sipër u tha se BFI-ja është e vetmja organizatore legjitime në Maqedoni që organizon udhëtimin për në haxh. Si e tillë e ka poseduar tërë mundësinë e dhënies së vizave arabe pa të cilën nuk mund të shkohet në vendet e shenjta myslimane. Në Maqedoni ka pasur edhe organizatorë privat të haxhit, të cilët, pas vendimit të Arabisë Saudite që për shpërndarjen e vizave arabe të autrizohen vetëm institucionet fetare zyrtare, për BFI-në u krijuan mundësi reale për zhvillimin e një kriminaliteti të llojit të vet. Bëhet fjalë për shitjen e vizave, për ato viza për të cilat raportoi edhe Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH). Numri i haxhilerëve që po udhëtonin nga Maqedonia ishte gjithnjë në rritje e sipër. Natyrisht, këtë numër e rrisnin haxhilerët turq, të cilët, për shkak të kufizimit të kuotës së haxhilerëve turq në Turqi, kishin gjetur një terren shumë të përshtatshëm prej nga udhëtonin pa kurrfarë problemi. Këtë vepër kriminale e hetuan autoritetet arabe, ndaj dhe sollën vendim që qytetarë nuk mund të udhëtojnë nga shteti i huaj. Pikërisht, ky vendim është ai moment kur, si duket, do të lidhen fort Sulejman Rexhepi, pronari i agjensisë turistike Kadir Turs dhe Çaushi.
Kadir Turs është një nga agjensitë turistike që ka dërguar haxhinj me autobusë nga Maqesonia, por del se pronari i agjensisë të jet i lidhur me një shtetas turk që i ka kërkuar viza për haxhinj të Turqisë. Lidhur me këtë, gjatë 2014, disa muaj para shkuares në haxh, pronari i Kadir Tursit dhe Sulejman Rexhepi, gjatë shkoqjes së qengjave të pjekur në hell diku nga fshati Cërni Vër, vendosin që t’i futen krimit të radhës!  Ky krim nuk do të mund të bëhej pa çaushin, komshiun e pronarit të Kadir Tursit, anëtarin e kryesisë së OH Hilal. Për këtë punë, paraprakisht qytetarëve turq u janë marrur eurot për një pasaportë false, edhe pse ato pasaporta nuk u dolen me sukses, pasi me to nuk është arritur as të aplikohet – nuk janë lexuar nga aparati elektronik! Këtu dhe plas problemi mes shtetasit turk dhe haxhi Omerit, pastaj dhe mes Caushit dhe Sulejmanit! Nga kjo situatë dikush u dogj! Sipas të gjitha gjasave, pjesën më të madhe të parave të pista i ka mbajtur për vete Sulejman Rexhepi, kurse, Zahir Beqiri -Çaushi, i është kërcënuar duke e hedhur në opinion vitin e kaluar aferën e prodhimit të pasaportave maqedonase për qytetarët turq.
Po shpekulohet që, për t’ia humbur kokën Çaushit dhe për të shpëtuar prej shanatazheve të tij, meritë për kapjen e tij kanë edhe spiunimi i Zajevit dhe Sulejman Rexhepit që e kanë dekonspiruar deri te policia. Dhe, kur do me të përcjellë fati – tërë ky ujë i turbullt po shkon në jazin e mullirit të VMRO-së. Kohë hakmarrjesh, ë! Dynjaja rrypa-rrypa…  Sa bëhesh në mënyrë të falsifikuar “Imazh i kombit”, përfundon në imazh të falsifikatorit kombëtar./Opinione

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/