Skip to main content

OPINION: Ku do me ia ditë Mulla Sula për Kushtetutë!!!

Kanë thënë: “Kur mungon maçoku, minjtë bëjnë dasëm”! Mulla Sula me stafin e vet (prej nja dy-tre hajnave) ka ngelur si minjtë në biruc dhe po vazhdon me krimin e vet mbi Kushtetutën e BFI-së të cilën e modifikon kur t’i dojë dhe sa herë t’i dojë qejfi

Nga Haqiflej SULO, Tiranë

Sulejman Rexhepi është i vetmi “personalitet” i cili i jep të drejtë vetes të vetëintervenojë në Kushtetutën e BFI-së sa herë që mbështetet për muri. Tërrt syri nuk i bën për shkeljet kushtetutare, aq më tepër tani kur, përmes manipulimeve që i rezultoi “me përkrahje masive”, i ka eliminuar të gjitha organet dhe subjektet që kanë mandate për t’u përkujdesur për Kushtetutën e BFI-së dhe, me këtë Akt më të lartë juridik sillet si me një leckë.
Natyrisht, përderisa e kanë lejuar që ta uzurpojë postin e reisit pa i respektuar të gjitha procedurat kushtetutare si dhe rregulloret përkatëse, që nga ky moment Sulejman Rexhepi i ka duart e zgjidhura për të bërë hara kiri si me BFI-në ashtu edhe me Kushtetutën e saj.
Po i përmendim vetëm dy tentativat e tij antikushtetuese dhe tepër manipuluese. Në takimin që e organizoi me disa imamë nga diaspora, duke shpresuar se do t’i manipulojë dhe prej tyre do të sigurojë përkrahje të madhe (dhe kjo e dëshmoi të kundërtën, sapo doli në oborrin e diasporës, imamët e atjeshëm desh ia thyen kokën), atyre ju premtoi një gjë e cila nuk mund të realizohet pa ndryshime kushtetuese. Ndërsa dihet se kush mund të ngrisë iniciativë dhe si realizohet një ndryshim sado i vogël kushtetues. Duke i anashkaluar këta iniciativa dhe organet gjegjëse, Sulejman Rexhepi ju thotë imamëve të diasporës “bëhuni ju me mua se unë ju bëj anëtarë të Kuvendit”! Anëtarë të Kuvendit janë gjithësej 27 dhe dihet fare mirë se nga cilat vise vijnë dhe nga sa. Akund nuk figuron “pesë anëtarë nga diaspora”! Sillet i gjori tamam sikur Rijaseti të jetë “Familja Rexhepi”! Dmth përmes këtij hapi antikushtetes, jo vetëm që Mulla Sula tallet me imamët e diasporës, jo vetëm që i anashkalon të gjitha organet e BFI-së por, përmes këtij gjesti ai përçon të vetmin mesazh: “Në BFI Sulejman Rexhepi është BFI, është Kushtetutë, është sulltan”! Dhe kjo është më se e vëtetë, sepse, çdo ditë ai ndërmerr veprime që nuk janë aspak në përputhje me asnjë nga aktet dhe dispozitat juridike të BFI-së.
Sipas traditës organizative të BFI-së, mexhliset në kuadër të Rijasetit janë organe. Dihet se si themelohen mexhliset! Sulejman Rexhepi, në momentin kur hetoi se i ka punët shumë keq me bashkëpunëtorët e vet, “vehabistët”, të cilët në kabinetin e tij po vepronin si urithi, duke ia mihur dheun nën këmbë, sakaq themeloi Mexhlisin për fetva, të cilin e nxorri si pararojë e interesave të veta meskine. Mexhlisi për fetva është antikushtetues dhe ilegjitim. Ky mexhlis, nëse do të veprohej në përputhshmëri me Kushtetutën e BFI-së, konretisht me Nenin 36 të saj, atëherë do të duhej të ishte ose komision ose këshill në kuadër të Rijasetit. Neni 36 pika 5, thotë: (Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame) formon komisione dhe këshilla të përhershme dhe të përkohshme. Pra, jo Mexhlise-organe, të cilat, pa dyshim që mund të themelohen nëse konstatohet se janë të domosdoshme. Por, në këtë rast, duhet të ngritet iniciativa, të hapet debati publik dhe të shkohet në ndryshime kushtetuese. Po, ka një deriçkë në këtë Nen e cila Mulla Sulës ia mundëson daljen nga situate e palakmueshme. Pika 25 e këtij Neni thotë:  (Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame) në kushte të jashtëzakonshme kryen edhe detyra të organeve të tjera! Që habia të jet edhe më e madhe, pasiqë paska formuar “mexhlis të fetvave” atëherë parashtrohet pyetja se si interpretohet Neni 34, alinea 1 që thotë; “Rijaseti i BFI-së është organ i cili vendos për çështje islamike’’!? Si duket paskan vendosur që Rijaseti të merret me çështje joislamike, kurse ai mexhlisi jolegjitim me çështje islamike!!! Gjithashtu parashtrohet edhe një tjetër pyetje, kur fetvatë jepen nga mexhlisi, atëherë çfar punësh kryejnë muftinjtë?

Megjithatë, Sulejman Rexhepi nuk ka deklaruar kurrfarë momenti që do të ishte rrezik fetar e kombëtar për popullatën myslimane të vendit, pra nuk ka konstatuar kurrfarë gjendje të jshtëzakosnhme. Është më se e qartë se ai, duke qenë koshient se sa fell është zhytur me «vehabistët», duke qenë shumë i vetëdijshëm që tashmë ata e kanë në dorë si “Hasani karcyllin në grusht”, e ka shumë të vështirë që të konfrontohet si “reis” me këta “vehabistë” tek të cilët është zhytur në hipotekë të madhe. Duke pasur nevojë që të dalë nga kjo situatë (mbase edhe ndonjë sugjerim apo ultimatum ndërkombëtar) ai e formon këtë “mexhlis” e cila, që në fetvanë e vet të parë përballet me tradhëtinë e Sulejman Rexhepit. Njerëzit eminent të vendit i futë në një luftë të cilën vetë e ka ndjellë dhe vetë e ka shkaktuar.
Përmes fetvasë i përgjigjet Bekir Halimit, të cilin dikur e kishte armik të përbetur, të cilit dikur ia lëshonte edhe policinë në zyre e në shtëpi të tij, të cilin e akuzonte si “nëna e vehabistëve të Maqedonisë”, literaturën dhe publikimet e të cilit i luftonte si demonët e kuq. Po këtë “IBLIS”  dhe tërë veprimtarinë e tij do ta institucionalizojë duke e bërë funksionar në BFI. Ky akt nuk i prishte punë Hoxhë Bekirit, sepse më në fund raportoi te “qendra e vet” se ia arriti që të depërtojë në Institucion prej nga fare lehtë do të rrezatojë ideologjia e tyre. Për këtë komoditet Sulejman Rexhepi do të kërkonte kundërshpërblim! Marrëveshja interne do të ishte: “Përmes lejeve që do t’i nënshkruaj unë, Sulejman Rexhepi, ti do t’i bindish donatorët e tu të lëshojnë më shumë finansa, ndërsa atë tepricën e ndanë me mua”! Kështu kanë vepruar deri së fundmi, kur Sulejman Rexhepi, përmes Mexhlisit ilegjitim për fetva, i shpalli divorcin Bekir Halimit dhe myhybëve të tij.
Librat e Bekir Halimit, ligjeratat, përkthimet, vazet, idelogjia e tij janë tepër ekstremiste dhe shumë të rrezikshme për myslimanët dhe për islamin e vendit. Kjo ishte përafërsisht fetvaja nr. 01! Do me thënë që, mendimi alternative i Hoxhe Bekirit është më i tmerrshëm se helmi i gjarpërit. Prandaj, me Kushtetutë, të tillët sanskionohen dhe përjashtohen jo vetëm nga BFI por edhe nga komuniteti. Në të tilla raste Mulla Sula ka shpallur edhe murted! Në të tilla rase, kur ka pasur mendim alternativ (siç janë aëntarët e Lëvizjes për reforma në BFI) janë larguar nga puna dhe janë paditur si “puçista”! Çka flet kjo përveçse për një individ tepër të ulët, shumë të rrezikshëm dhe, përfundimisht, të dëmshëm për myslimanët e vendit. Ideologjia e Bekir Halimit është e rrezkshme, por ama vendin në ballë të oxhakut të Mulla Sulës e ka të rezervua si asnjë teolog tjetër. Pse? Sepse Beqa ia mbushë grazhdin, pa dyshim, madje edhe përkundër kësaj fetvaje të cilën e jep vetëm sa për sy e faqe para intelektualëve të vendit, para ndërkombëtarëve dhe para faktorëve relevantë kombëtar!
Kur epshi, lakmia, naiviteti dhe skleroza përzihen në një shpirt duke krijuar karakterin superhibrid që do t’ia kishte lakmi edhe Iblisi, atëherë – është ky një shenjë kjameti! Ruana Zot prej këtyre krijesave me njëqind fytyra e shpirta. Amin!/FOKUSINEWS/


Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/