Pasaporta të
falsifikuar turke, të cilat paraprakisht ishin zbuluar në fabrikën e
letërnjoftimeve fallco e të arrestuarit Zahir Bekiri- Çaushi janë shfrytëzuar
për nxjerrjen e vizave për haxh. Dëshmitari i këtij falsifikimi tani është i
arrestuar, andaj i njejti do të jep përgjigje para organeve të drejtësisë se për
kë i ka përgatitur këto pasaporta. Në fakt, kush e porositi Zahir Bekirin-Çaushin
për përgatitjen e pasaportave fallce për qytetarët nga Turqia? Për këtë skandal
edhe pse shteti ka arrestuar personin në shtëpinë e të cilit janë gjetur
pasaportat si duket kompetencat e hetimit i ka BFI dhe jo institucionet e
shtetit. Pse BFI del me informata para institucioneve të shtetit nëse është e
pastër, apo se Sulejman Rexhepi dëshiron ta pastron veten duke ia mveshur dikuj
tjetër këtë krim të organizuar? Sulejman
Rexhepi edhe më tej pas shumë manipulimeve tenton ta mashtron opinion dhe
institucionet shtetërore për ta mbrojtur veten nga vepra e cila sipas ligjit
sanksionohet me burg. Ndërkohë, BFI ka paralajmëruar se së shpejti do të
njoftojë opinionin për rezultatet evetuale të këtij hetimi ( që i bënë vetë
institucioni) në të cilin është i përfshirë direkt Sulejman Rexhepi. BFI-në po
e demantojnë dëshmitarët e gjallë lidhur me anëtarin e kryesisë Zahir Bekirin-
Çaushi i cili u caktua në mbledhjen konstituive të OH Hilal të vitit 2013.
Emrin e anëtarit në fjalë BFI po e fsheh rast ky që flet se krimi mbi
pasaportat falco ka qenë i porositur nga Sulejman Rexhepi. Nëse anëtarët e
kryesisë qëndrore janë ndërruar me emra të tjerë për çfarë arsye nuk është bërë
publike për opinionin mbledhja e mbajtur e OH Hilal, kur dihet se mandati i anëtarëve
të kësaj kryesie u kalon më 2017.
Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Comments
Post a Comment