Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2017

EDHE QANI NESIMI NUSËROI PARA MUSTAFA HAJDUTIT

Pakot mund të jenë vetëm meritë dhe vullnetit, shpirtit human të donatorëve myslimanë. Kurse, nëse pretendohet se këto pako janë vullnet i Mulla Sulës, atëherë morali i kësaj është se Mulla Sula, më në fund, pas një presioni të paparë të mediav të vendit dhe të jashtëm, ka urdhëruar që të paketohen të gjitha ato ndihma që janë vjedhur nga pakot e donuara nga Turqia, të cilat janë zbrazur dhe deponuar nëpër depot familjare të tij Shkruan: Kastriot Paçuku Është e pabesueshme se si me aq lehtësi njerëzit e vetëthirrur për besim e për zhvillim të jetës fetare pranojnë që të bëhen pelerinë e lezetshme e banditëve dhe hajnave të pamëshirshëm. Sot, i ashtuquajturi myfti i Tetovës, njëfarë pseudoakademiku i cili pranon karrierë të re nga një manipulator i cili e emërton në një detyrë të re duke shkelur çdo rregullore dhe, për më keq, duke qenë më afat të skaduar dhe me nënshkrim të falsifikuar në Regjistrin Qendror duke gënjyer së është reisul ulema. Pra, sot, Qani Nesimi, i zgjedhur në...

Osman Kadriu: Pas 100 ditëve Zaev do t’i ndërrojë ministrat (VIDEO)

Bazuar në përbërjen e re qeveritare profesori universitar Osman Kadriu në intervistën e tij për Lajm TV ka deklaruar se pas kalimit të afatit 100 ditor, Zoran Zaev do të kërkon rekonstruksionin e Qeverisë. “Kjo ndodhë kur Qeveria nuk ushtron detyrat që ka, dhe atëherë kryeministri ka obligim t’i paraqitet parlamentit me propozim për rekonstruksionin e Qeverisë. Kjo do të ndodhë 100%, dhe ky rekonstruksion do të shkojë deri në zëvendësimin e ministrave, më së shumti 1/3 e Qeverisë”, veçon mes tjerash Kadriu. Sipas tij mund të vijë edhe te votëbesimi i Qeverisë. 

Mërgim Mavraj "këshillon" Sulejman Rexhepin e BFI-së (FOTO- VIDEO)

Në një intervistë me “Bild”, Mavraj ka thënë se ka zgjedhur të ndihmojë familjet në nevojë, edhe pse mund të blejë orë të shtrenjtë apo të ndërtojë shtëpi për vete. “Po ju japë një shembull të thjeshtë: Unë mund të blej një Rolex në Gjermani ose të ndërtoj një shtëpi për vete në Shqipëri. Këto gjëra nuk kanë rëndësi për mua personalisht. Por tani unë kam mundësi të bëjë para të mira përmes futbollit. Përveç kësaj, unë kam njohur njerëz të rëndësishëm dhe me ndikim. Unë dua që ta përdor këtë rrjet [rrjet të bamirësisë në Shqipëri v.j], ta përdorë siç është më së miri dhe të bëjë mirë”, deklaroi Mavraj për “Bild”.  Mavraj ka thënë se është pjesë e një organizate humanitare, e cila ndihmon familjet në nevojë, ndihmon fëmijët të arsimohen dhe po ashtu edhe të moshuarit në nevojat e tyre, njofton Insajderi. “Për dy vite, unë kam qenë kontribues i një organizate humanitare që punon për nevojtarët e të gjitha llojeve. Ne u mundësojmë fëmijëve të kenë një arsimim të mirë, organizo...

“Mos i harroni gjatë fushatës zgjedhore luftëtarët e Kumanovës”

Familjarët e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës kërkojnë nga politikanët në Kosovë që gjatë fushatës parazgjedhore të mos harrojnë fatin e luftëtarëve të arestuar në Lagjen e Trimave, shkruan Gazeta Lajm. “Ka ditë që jozyrtarisht ka filluar fushata parazgjedhore në Kosovë, dëgjon llojlloj premtimesh, pa asnjë parallogari se a janë të realizushme apo jo këto premtime të shtyera nga “dora e lirë” e politikanëve tanë, mirëpo çka më ka bërë përshtypje falti se në asnjē rast dhe nga asnjë politikan kosovar nuk u tha as edhe një fjalë e vetme për të luftetarët e lirisë që po mbahen politikisht të burgosur në kazamatet sllavo-maqedone. Ju politikanë dhe parti politike me ndikim në vend, duhet ta dini se po kërkoni edhe votën e familjarëve dhe farefisit e shokëve të idealit të Sokolit, Valit e të gjithë atyre djemve që mbahen padrejtësisht në burgjet famkeqe sllave në Maqedoni, dhe njëkohësisht duhet ta dini, se këto familje kanë vetëm një kërkesë, t’i trajtoni e mos t’i harroni djemtë e ...

VAZHDON KARVANI I HAJNISË

Sot në Gostivar u lakuriqësua edhe më shumë Mustafa Dauti. Ai rrejti për numrin e pakove si dhe për peshën e tyre. Mustafa Dauti po tallet me dinjitetin e skamnorëve duke u shpërndarë artikuj me afat të skaduar, ndërsa Myftiu Shaqir Fetahu luajti rolin e kamufluesit të gënjeshtrës dhe vjedhjes së Mustafa Dautit i cili Muajin e Ramazanit e përdor për tia shplarë mëkatet Sulejman Rexhepit përjetësisht të mëkatshëm Shkruan: Besim Shaqir Edhe sot u dëshmua ajo për të cilën tash e sa ditë po flasin mediat rreth OH Hilalit të Mustafa Dautit, i cili, bashkë me Sulejman Rexhepin, alias Mulla Sulën, organet e BFI-së tashmë i kanë shndërruar në lavatriçe të parave dhe të aktiviteteve të pista të tyre. Sot, karvanin e vet të hajnisë së rëndë Mustafa Dauti e ka ndalur në Myftininë e Gostivarit ku është tallur me skamnorët dhe jetimët, ndërkohë që këtë organ të BFI-së e ka manipuluar duke e vënë në shërbim të qëllimeve të tij të pista. Mustafa Dauti pa pikë turpi deklaron se ka shpërndarë 30...

Jakup Çoti nënkryetari i degës së PDSH-së në Kumanovë qëndroj fuqishëm në Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH)

Ja demanti i tij: Unë Jakup Çoti e demantoj lajmin e publikuar nga portalet e aferta (Almakos) me Besen që bejnë keqpordorime e fotove. Un qëndroj fuqishëm në Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH). Ju lus mos të keqperdoret emri im dhe i famijes time. Me respekt Jakup Çoti  . 

BFI-ja e HILAL-it

Krimet shoqërore vijnë si pasojë veç të tjerash edhe e përmbysjes së vlerave. Në secilën shoqëri ku përmbysen vlera zë e shpërthejnë dukuritë më antinjerëzore, krimineli bëhet i parë, i ndershmi shkilet, vjedhja shitet për humanitet, ndihmat marrin kuptimin e nënshtrimit Shkruan Zeqie Veseli Dikur Bashkësia Fetare Islame në RM kishte një organizatë të mirëfilltë humanitare, me një traditë dhe histori sa të lavdishme aq edhe të përjetshme. Një organizatë që lakmohej dhe lavdërohej prej të gjitha organizatave botërore. Quhej OH El Hilal! Në këtë organizatë humanitare vullnetarisht angazhoheshin njerëzit më të sinqertë, më të devotshëm, cep më cep vendit tonë. Organizata kishte resurse që garantonin se virtyti i myslimanëve, humaniteti i popullit shqiptar do të shtrihej në çdo derë të skamnorëve tanë. Kjo organizatë ia zbardhte fytyrën institucionit të  vet, Bashkësisë Fetare Islame në RM! Po tani? Kurrë nuk u mor vesh se çka ndodhi me atë Organizatë, kush e dëboi nga gjiri...

Shaqiri: A thu ku mbet Deklarata e Tiranës?!

Ish-komandanti i njohur i UÇK-së, Xhezair Shaqiri përmes një postimi në facebook ka shkruar se a thua ku mbet Deklarata e Tiranës e nënshkruar mes partive shqiptare .    A fituam apo na mashtruan edhe kësaj radhe me poste ministrore. Ja pjesa tjetër e postimit: E vetmja e mir e ksaj qeveris se re esht se vmro kriminele hiku ne humner Deklarata pompoze e Tiranes u harua dhe nuk u realizua Pozitive esht se elektorati nuk ngarend veq te zyret e bdi per punsime por edhe te lr pdsh dhe rdk Simbas kendveshtrimit tim Besa dul ma fituese ne zgjedhjet e ardhshme sepse nuk pranoi te futet ne qeverin e re te kryeplakut dhe nuk i thej principet Tani secili hugjum mbas lsdm bdi lr pdsh rdk tuj ngarend per punsimi Platfor.a e Tiranes u harua dhe koti esht te vazhdosh te ndegjosh tupangjit e patriotizmit Vetem interesi personal Esht i rendesishem ne ket qevwrin e re Gara fillon nga java e ardheshme kush mashum ka fat te ofrohet afer funksionareve qeveritar per suksesin familjar.

SULEJMAN REXHEPI ME KOLUMNE OFENDUESE KUNDËR BDI-SË

Mulla Sula mendon se tash ka ardhur koha që, bashkë elementi intelektual e fetar, politikanët tanë gjysmakë ti dërgojmë në pension, (karateristikë kjo e BESËS), ndryshe, Mulla Sulës do ti duhet të shkruajë e të flasë me ton kritik edhe për njëzet vitet e ardhshme Shkruan Indrit Erebara Me gjasë, pas operacionit fizik që Mulla Sula e ndërmori diku nëpër spitalet turke, pati kohë dhe mundësi që ta ndërmarrë edhe një operacion të fundit mental! Opeacionin e parë e fshehu kurse opracionin e dytë zgjodhi që ta kumtojë kolumnashkruesi i tij përmes kolumnes së fundit me titull Zoti është Një, politikanë ka shumë! Përmes kësaj kumtese Mulla Sula ka kërkuar nga kolumnashkruesi i vet që tia nënvizojë shkathtësinë e tij për të kaluar nga një parti te tjetra si dhe tia urojë BDI-së mbetsh me shnet se tash e tutje po kaloj te BESA. Është thënë edhe shumë më herët se Sulejman Rexhepi përmes kukullës së vet, Qani Nesimit, të vetëquajturit myfti i Tetovës, ka lënë shteg kalimi nga BDI-ja te BES...

Rrënohet xhamia në afërsi të Beogradit, lagja nën rrethim të xhandarmerisë

Përfaqësues komunal nga Komuna e Zemunit, afër Beogradit të përkrahur nga xhandarmëria tri orë para mëngjesit kanë rrënuar një xhami. Lajmin për Al Jazeera e ka konfirmuar, kryetari i Asamblesë së Përgjithshëm të Bashkësisë Islame të Serbisë, Muhammad Jusufapahiq, transmeton Klan Kosova. Banorët lokal kanë parë se qindra pjesëtarë të xhandarmërisë kishin bllokuar qytetarët që të kenë qasje te objekti në mënyrë që autoritetet ta kryejnë rrënimin e objektit. Jusufspahiq ka thënë se zonat rreth xhamisë në Zemun ishin të rrethuara me dhjetë autobusë me policë, kurse si kundërpërgjigje thirrjet e qytetarëve ishin “Edhe kur jemi djegur kemi qenë më të fortë”. Objekti i xhamisë, është konsideruar se ka nisur të ndërtohet pa leje, andaj është bërë rrënimi. Ky aksion është kundërshtuar nga shqiptarët por edhe besimtarët që i përkasin besimit Islam atje. Ky objekt i xhamisë është rrënuar një natë para fillimi të muajit të Ramazanit.

Ç'DESHI TË TREGON SULEJMAN REXHEPI ME BEKIMIN E NIKOLLA GRUEVSKIT (FOTO- VIDEO)

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në mënyrë ekskluzive bëri hapjen e Objektit të ri të Filharmonisë së Maqedonisë, godin me pamje moderne arkitektonike dhe me standarde ndërkombëtare. Godinë kjo e cila është pjesë e Projektit famëkeq ''Shkupi 2014'' që theu në kurriz popullin musliman kinse për interesa të qytetarëve të vendit. Ditën kur u promovua ky objekt, kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi as që u brengos lidhur me këtë veprim antimusliman të Nikolla Gruevskit, i cili me plotëknaqësi preu shiritin e Filharmonisë në Shkup e ndërtuar në vend të Xhamisë së njohur Ibni Pajko në Shkup. Në vitin 2009, qeveria e atëhershme duke shkelur në mënyrë flagrante procesin e decentralizimit uzurpoi  lokacionin historik të xhamisë së njohur dhe në vend të saj vendosi themelet e objektit të ri të filharmonisë. Atë kohë, reagimet e BFIM-së nuk u morrën parasysh, edhe pse ky institucion ofroi dëshmi dhe dokumentacionin për pronën në fjalë. Por, më pastaj Sulejman Rexhepi po...

Ibrahimi : Nuk ka të ndalur Ali Ahmeti, duke folur për Arbën Xhaferin!

Shkruan : Nënkryetari i PDSH-së z.Orhan Ibrahimi Nuk ka të ndalur Ali Ahmeti, duke folur për Arbën Xhaferin! Torturë më të madhe, ndjenjë më neveritësë ndjeja deri sa e ndëgjoja se si flet për personalitetin e Arbën Xhaferit, ai (Ali Ahmeti). I cili tërë kohën që ishte gjallë Arbni, ka tentuar ta baltos, ti thurr komplote, ka tentuar që t’ia ndal edhe zërin që mos ti ndëgjohej, ka kërcnuar dhe shantazhuar njërëz që e rrethonin Arbnin, është munduar që ta vras politikisht. Për t’u qartësuar figura e vërtetë e Alisë dhe  BDI-së, duhet t’ia kujtojmë atij dhe opinionit, deklaratën kur patën thënë, se Arbnit i janë harxhuar bateritë. “Batery low” ! Kjo thënie është më kuptimplotja dhe më së miri e pëshrshkruan personalitetin e Ali Ahmetit  dhe krijesën e tij BDi-në, nivelin shpirtëror, intelektual dhe anën morale të tyre. Në të vërtet ky ishte mendimi më autentik që e zbërthen vet ato. Arbën Xhaferi gjatë tërë aktivitetit politik, kishte bërë vetëm një gabim politik....

Publikohen të dhëna të fshehta nga Facebook

Disa dokumente të brendshme të rrjetit social më të madh në botë tregojnë se si Facebooku censuron atë çfarë shikojnë përdoruesit. Manualët tregojnë kriteret “e çuditshme” të përdorur për të gjykuar nëse postimet janë shumë të dhunshme, seksiste, raciste, urrejtëse apo mbështesin terrorizmin. “The Guardian” tha se moderatorët e Facebookut ishin “të hutuar” nga mbingarkesa dhe kishin vetëm disa sekonda për të vendosur nëse postimet duhet të qëndronin. “BBC” kuptoi se dokumentet e para nga gazeta janë shumtë të ngjashme me dokumentet që Facebooku përdor për të udhëzuar stafin. Publikimi i manualëve vjen pak pasi kryeministrja britanike tha se gjigantët e medias sociale po dështonin në trajtimin e përmbajtjeve toksike në rrjet. Gazeta tha se kishte siguruar materiale të më shumë se 100 manualëve për përdorim të brendshëm nga Facebooku për të trajnuar moderatorët lidhur me çfarë mund të postohet dhe çfarë nuk duhet të postohet. Manualët trajtojnë një gamë të gjerë subj...

Përçarje në BDI: Ish komandantët kërkojnë poste

Ish ushtarë të UCK-së dhe themelues të kësaj partie janë duke kërkuar që gjatë caktimit të ministrave dhe funksionarëve të BDI-së në qeverinë e re, fjalën kryesore ta ketë krahu ushtarak i partisë. “ Na duhen njerëz si Hazbi Lika,  Fatmir Dehari e Rafiz Aliti. Nuk na duhen matrapazë, as njerëz të korruptuar”, thonë ish ushtarët e U:K-së. Ata vazhdimisht janë duke kërkuar takime me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti që të ja shprehin këtë qëndrim. “Nëse lihet anash krahu ushtarak i partisë, BDI nuk do të ketë perspektivë”, thonë ish ushtarët.

BDI të mos shpreson në Ministrin e Drejtësisë dhe MPB

BDI është tejet e shqetësuar nga pozita që ka aktualisht dhe e njëjta e ka të qartë se nuk mund të drejtojë shumë ministri siç kishte luksin gjatë bashkëqeverisjes me VMRO DPMNE. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe nuk do të mund të manovrojë me figura që kanë qenë pjesë e kriminalitetit shtetërorë për vite me rradhë. BDI dhe funksionarët e sajë ishin pjesë e të gjitha problemeve që iu ushtruan qytetarit shqiptar në Maqedoni gjatë qeverisjes me VMRO DPMNE, e njejta aspak nuk tregoi kapacitet se mund të ndihmon shqiptarët dhe të i mbron ata. Fati i shqiptarëve gjatë qeverisjes BDI- VMRO ishte i njejti si gjatë regjimit Millosheviçian në të kalaurën. Zërat nga brenda partisë flasin se BDI nuk do të qeverisë me ministri të rëndësishme gjë e cila ka bërë që pakënaqësitë të shtohen dhe të rriten tensionet brenda partisë. Informata burimore brenda partiake bëjën të ditur se BDI me çdo kusht po tenton të përvetëson Ministrin e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme për të shpëtuar funksionarët e s...

Udhëheqësia e OEMVP-së para se të “marë” zv/kryeministrin, të mar një shportë dhe ti mledh “sallatat” që i mbollën me Nikollën!

HAZBI NUREDINI Udhëheqësia e OEMVP-sē para se të “marë” postin e zv kryeministrit të mar një shportë dhe ti mledh “sallatat” që i mbollën për dhjet vite me qeverin e Nikollës! Çudira ngjajnë në këtë koh, gjith ata që i aplauduan për dhjet vite Nikollës tash shiten reformator!!! Pse asnjëher të vetme ju nuk protestuat kur nga aparati shtetērorë u shkatruan me dhjetra kompani shqiptare, të cilët nuk u pajtuan me këtë keq qeverisje? Ju nuk përfaqēsoni interesin e biznesit në maqedoni, e nē asnjë mënyrē interesin e biznesit shqiptar. Biznesmenët shqiptar nuk jan tre katër persona të ngujuar në udhëheqësinē e asaj ode tash e 15 vite, emrin e të cilës e keqpërdorni dhe e shfrytëzoni për përfitime për kompanit tuaja. Kompanit shqiptare janë me mijra dhe po i vuajnë pasojat e represionit të pushtetit kriminal me të cilin ju bashkëvepruat për dhjet vite, biznesmenët shqiptar janë jashtë kësaj ode që është me këtë udhëheqje servile, sepse nuk u pajtuan të jenë servil si ju. Nëse j...