Skip to main content

SULEJMAN REXHEPI ME KOLUMNE OFENDUESE KUNDËR BDI-SË

Mulla Sula mendon se tash ka ardhur koha që, bashkë elementi intelektual e fetar, politikanët tanë gjysmakë ti dërgojmë në pension, (karateristikë kjo e BESËS), ndryshe, Mulla Sulës do ti duhet të shkruajë e të flasë me ton kritik edhe për njëzet vitet e ardhshme
Shkruan Indrit Erebara
Me gjasë, pas operacionit fizik që Mulla Sula e ndërmori diku nëpër spitalet turke, pati kohë dhe mundësi që ta ndërmarrë edhe një operacion të fundit mental! Opeacionin e parë e fshehu kurse opracionin e dytë zgjodhi që ta kumtojë kolumnashkruesi i tij përmes kolumnes së fundit me titull Zoti është Një, politikanë ka shumë!
Përmes kësaj kumtese Mulla Sula ka kërkuar nga kolumnashkruesi i vet që tia nënvizojë shkathtësinë e tij për të kaluar nga një parti te tjetra si dhe tia urojë BDI-së mbetsh me shnet se tash e tutje po kaloj te BESA. Është thënë edhe shumë më herët se Sulejman Rexhepi përmes kukullës së vet, Qani Nesimit, të vetëquajturit myfti i Tetovës, ka lënë shteg kalimi nga BDI-ja te BESA, kurse së fundmi, nga vizita e djalit të Mulla Sulës, Zyhejr Sulejmanit, që ia bëri Komandant Agim Krasniqit, është kërkuar miratimi i tij që në zgjedhjet e ardhshme lokale ai të kandidojë për prefekt të Sarajit si kandidat i BESËS! Me këtë kolumne të porositur tashmë qartësohen të gjitha punët!
Sulejman Rexhepi është i mbushur e i acaruar nga qëndrimet injoruese të njerëzve të parë të BDI-së, të cilët edhe pse i kanë premtuar nuk po ia avansojnë djalin në strukturat e policisë shtetërore.
Sulejman Rexhepi është prototipi më origjinal i atij panteri të zi i cili pas gjahut të vet kërcen me aq lehtësi prej dege në degë. Ka qene baba i PPD-së, u bë nuse e PDSH-së, pastaj nënë e BDI-së kurse tani është në gjendje të kalojë dhe dashnore e BESËS!
Çju desh kjo kolumne Mulla Sulës për të hedhur dru e gurë mbi BDI-në? Pse kaq mllef dhe kaq ofendime të tërthorta të tij për Partinë e BDI-së? Sulejman Rexhepi thotë: koha e mitizimit të banaliteteve, si edhe e banalizimit të miteve, përfundimisht iku! Do me thënë që, Ali Ahmeti si mit u banalizua aq shumë sa tashmë koha e tij ka ikur, siç ka ikur edhe koha e veprimeve aq banale të BDI-së që na servireshin si mite! Mulla Sula thotë se po fillon çmitizimi, pra proçesi i ndërgjegjësimit të njeriut të thjeshtë që po e kupton se politikanët gjysmakë që janë pasuruar mbi kurrizin e të tjerëve dhe njëkohësisht kanë kultivuar bindjen se janë të përhershëm, janë në të vërtetë vetëm një fluskë sapuni.
Këta që deri më sot na udheheqën duke ndërtuar luana e kuaj, aleksandra e Justiniana, do me thënë këta të VMRO-BDI-së, paskan qenë bashibozukë që janë pasuruar mbi kurriz të popullit dhe që tani, duke pëfunduar zandaneve të ndryshme, duhet të kuptojnë se ka ardhur koha e mendjendriturve. Popullata e gjërë me shprehjen mendjendritur po i emërton njerëzit që po udhëheqin BESËN!
Është fakt i pamohueshëm se e vetmja parti më seriozja të paktën në kohën e zgjedhjeve të ndryshme ka qenë BDI-ja, e cila, kurrë nuk ka shkuar në zgjedhje pa ofruar program prej qindra e qindra faqeve. Madje e vetmja kjo parti është ajo që ia ka arritur që programin e vet partiak tia imponojë programit qeveritar të Gruevskit. Megjithatë, Mulla Sula thotë se nuk mbaj mend që ndonjë politikan a ndonjë parti ka fituar ndonjëherë votat me ndonjë program a projekt të cilit populli ia ka pa fortë e fortë hajrin. Gjysmakët dhe politika e tyre gjysmake shkaktuan dëme të pariparueshme për popullin dhe vendin… Kjo sidomos për partinë shqiptare e cila kot ka defiluar në skenën politike shqiptare! Pesëmbëdhjetë vitet e qeverisjes së BDI-së nëpër qeveri të ndryshme, të gjitha paskan qenë të kota?! Mulla Sula mendon se tash ka ardhur koha që, bashkë elementi intelektual e fetar, politikanët tanë gjysmakë ti dërgojmë në pension, (karateristikë kjo e BESËS), ndryshe, Mulla Sulës do ti duhet të shkruajë e të flasë me ton kritik edhe për njëzet vitet e ardhshme!!!
Sido qoftë, përkundër dëshirës mjerane të Sulejman Rexhepit për të kaluar në BESË, këta të BESËS e dinë fare mirë se me Sulejman Rexhepin, alias Mulla Sulën, nuk mund të shkohet më larg se deri në Çairska 52, në oborrin e dooel-it të Sulejman Rexhepit. 

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/