Skip to main content

“Mos i harroni gjatë fushatës zgjedhore luftëtarët e Kumanovës”

Familjarët e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës kërkojnë nga politikanët në Kosovë që gjatë fushatës parazgjedhore të mos harrojnë fatin e luftëtarëve të arestuar në Lagjen e Trimave, shkruan Gazeta Lajm.
“Ka ditë që jozyrtarisht ka filluar fushata parazgjedhore në Kosovë, dëgjon llojlloj premtimesh, pa asnjë parallogari se a janë të realizushme apo jo këto premtime të shtyera nga “dora e lirë” e politikanëve tanë, mirëpo çka më ka bërë përshtypje falti se në asnjē rast dhe nga asnjë politikan kosovar nuk u tha as edhe një fjalë e vetme për të luftetarët e lirisë që po mbahen politikisht të burgosur në kazamatet sllavo-maqedone. Ju politikanë dhe parti politike me ndikim në vend, duhet ta dini se po kërkoni edhe votën e familjarëve dhe farefisit e shokëve të idealit të Sokolit, Valit e të gjithë atyre djemve që mbahen padrejtësisht në burgjet famkeqe sllave në Maqedoni, dhe njëkohësisht duhet ta dini, se këto familje kanë vetëm një kërkesë, t’i trajtoni e mos t’i harroni djemtë e tyre, luftetarë tanë, të bëni më shumë për lirinë e tyre, sepse nëse askush tjetër, shteti është ai qe duhet ti mbroj qytetarët e vet. Të bëheni burra e jo frikacakë!”, shkruan Ajshe Nezaj në Facebook, familjare e Valdet Zekajt, duke komentuar informacionin e Gazetës Lajm për kacafytjen e djeshme të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës me policinë në gjykatë, pasi u refuzua kërkesa që disa funksionarë të ftohen si dëshmitarë.

Comments

Popular posts from this blog

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/ 

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...