Skip to main content

Ibrahimi : Nuk ka të ndalur Ali Ahmeti, duke folur për Arbën Xhaferin!

Shkruan : Nënkryetari i PDSH-së z.Orhan Ibrahimi
Nuk ka të ndalur Ali Ahmeti, duke folur për Arbën Xhaferin!
Torturë më të madhe, ndjenjë më neveritësë ndjeja deri sa e ndëgjoja se si flet për personalitetin e Arbën Xhaferit, ai (Ali Ahmeti). I cili tërë kohën që ishte gjallë Arbni, ka tentuar ta baltos, ti thurr komplote, ka tentuar që t’ia ndal edhe zërin që mos ti ndëgjohej, ka kërcnuar dhe shantazhuar njërëz që e rrethonin Arbnin, është munduar që ta vras politikisht. Për t’u qartësuar figura e vërtetë e Alisë dhe BDI-së, duhet t’ia kujtojmë atij dhe opinionit, deklaratën kur patën thënë, se Arbnit i janë harxhuar bateritë.
“Batery low” !
Kjo thënie është më kuptimplotja dhe më së miri e pëshrshkruan personalitetin e Ali Ahmetit dhe krijesën e tij BDi-në, nivelin shpirtëror, intelektual dhe anën morale të tyre. Në të vërtet ky ishte mendimi më autentik që e zbërthen vet ato.
Arbën Xhaferi gjatë tërë aktivitetit politik, kishte bërë vetëm një gabim politik. Ai në fillim të vitit 2001, e besoj figurën e Ali Ahmetit!
Për figurën e Alisë, për gabimin që e bëri në ndërtimin e këtij monumenti fatkeq për shqiptarët, Arbni ka folur dhe ka shkruar dhjetra herë. Ku me një formë apo tjetër, Ai kërkon falje publike.
E si mund të sillej ndryshe një figurë poliedrike, një kolos siç qe Arben Xhaferi. Nuk mund të heshte…
E gjithë veprimtaria, i tërë potenciali, në të gjitha intervistat, qofshin ato elektronike apo të shkruara, në eset, në ligjerimet e tija ka proklamuar dhe na ka folur se si intelektuali duhet ti paraprijë proceseve dhe si duhet të sherbehet vetëm me të vërtetën, Ai na ka mësuar se si duhet të organizohemi, se si duhet të rrezistohet,se si duhet ta marrim fatin në duart tona. Sepse një komb me identitet të konsoliduar duhet të organizohet politikisht, të drejtat, barazia dhe liria nuk dhurohen por ato fitohen.
Të gjithë ata që janë rreth e rrotull Alisë, në mënyrë të drejtëperdrejtë apo tërthorazi, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurr përkrahës dhe pasues të ideve të Arbnit.
Sepse këto dy figura dallojnë si nata me ditën, si e zeza me të bardhen.
Njëri përfaqson zollumin, injorancën, paaftësinë, ligësinë, servilizmin, fodullukën, hajninë, papastërtinë morale dhe shitjen e intersave kombëtare.
Kurse tjetri përfaqson soidaritetin dhe përkujdesin, aftësinë e pazakont, intelegjencën gjeniale, ndërgjegjen e pastër, moralin njerzor, modestin dhe çiltërsinë, si dhe mbrojtës i interesave kombëtare deri në frymën e fundit.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/