Skip to main content

Ç'DESHI TË TREGON SULEJMAN REXHEPI ME BEKIMIN E NIKOLLA GRUEVSKIT (FOTO- VIDEO)

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në mënyrë ekskluzive bëri hapjen e Objektit të ri të Filharmonisë së Maqedonisë, godin me pamje moderne arkitektonike dhe me standarde ndërkombëtare. Godinë kjo e cila është pjesë e Projektit famëkeq ''Shkupi 2014'' që theu në kurriz popullin musliman kinse për interesa të qytetarëve të vendit.
Ditën kur u promovua ky objekt, kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi as që u brengos lidhur me këtë veprim antimusliman të Nikolla Gruevskit, i cili me plotëknaqësi preu shiritin e Filharmonisë në Shkup e ndërtuar në vend të Xhamisë së njohur Ibni Pajko në Shkup. Në vitin 2009, qeveria e atëhershme duke shkelur në mënyrë flagrante procesin e decentralizimit uzurpoi  lokacionin historik të xhamisë së njohur dhe në vend të saj vendosi themelet e objektit të ri të filharmonisë. Atë kohë, reagimet e BFIM-së nuk u morrën parasysh, edhe pse ky institucion ofroi dëshmi dhe dokumentacionin për pronën në fjalë. Por, më pastaj Sulejman Rexhepi po në vitin 2009 bekoi me zemër Nikolla Gruevskin. Pse dhe për çfarë arsye u bë ky bekim akoma është mister?!
Me shumë të drejt pyesin qytetarët se ç'deshi të tregon Sulejman Rexhepi me bekimin e Nikolla Gruevskit?! Vallë ishte i knaqur që kthente Vakufin e BFI-së apo se ishte momenti që të deklarohet se cilës veprimtari i takon dhe që do të jetë i mbrojtur përgjithmonë nga ligji?!
Si ishte e mundur që Sulejman Rexhepi të bekoj kryeministrin Nikolla Gruevski kur Jeni Xhamia në Manastir nuk u rikthy në pronësi të BFI, rruga për Burmali xhaminë drejt rindëtimit të saj nuk shkonte ashtu siç duhej, lokacioni i Ibni Pajko u uzurpua, Kapan Hani nuk mori vendimin e plotëfuqishëm, Çarshi Xhamia në Qendër të Prilepit nuk u rindërtua pas djegies në vitin 2001, vakufi nuk u kthye në kohën e duhur dhe në afatet e parapara. Nëse pas bekimit të Gruevskit nuk u realizuan këto dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme për qytetarët musliman dhe për vetë institucionin, BFI-së, atëherë mos vallë çështja ishte te Lustracioni, krimi, korrupcioni, nepotizmi, OH Hilal, etj.                                 Sulejman Rexhepi bëri çmos që mos të paraqitet në Komisionin për Lustrim, të mos mban llogari para institucioneve të drejtësisë për krimin, kriminalitetin, orën e dorës 37.000 dollarë që flet për korrupcion, keqpërdorimet e donacioneve të OH Hilal, të hyrat publike në BFI nga qytetarët dhe bashkëatdhetarët në diasporë, etj.  
Filharmonia e re zhduki gjurmët e Xhamisë Ibni Pajko në Shkup, Sulejman Rexhepi po hesht!  
 
FILHARMONIJA E MAQEDONISË E NDËRTUAR NË VEND TË LOKACIONIT TË XHAMISË IBNI PAJKO

Burmali xhamia- në vend të saj Shtëpia e Oficerëve ( SOT NË KËTË VEND PO NDËRTOHET HOTEL)

 

DIKUR BURMALI XHAMIA, NDËRSA TANI HOTEL.....

 

Gati edhe hoteli modern në vend të Burmali xhamisë

ÇARSHI XHAMIA NË QENDËR TË PRILEPIT(AKOMA ËSHTË E RRËNUAR)


PAMJE TË BRENDSHME TË JENI XHAMISË NË MANASTIR


 KAPAN HANI (AKOMA ME PROBLEME, edhe pse ju kujtojmë se këtë objekt e ka marrë me shumë punë Muftiu i Shkupit Ibrahim ef. Shabani, ndërsa sot Sulejman Rexhepi akoma një lëvizje të vogël nuk e ka bërë)

Vakufi ku gjendej ish-Ndërmarrja Komunalec në Lagjësn Serava, këtë parcellë e ka rikthy ish Muftiu i Shkupi Ibrahim ef. Shabani, ndërsa tani Sulejman Rexhepi bënë pazare....!


VIDEO: SULEJMAN REXHEPI NË VITIN 2009, E BEKOI NIKOLLA GRUEVSKIN

PSE E BËRI KËTË???!!! 


Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/