Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2017

Ky është njeriu që ia mëson gjitha strategjitë Trump-it

Presidenti i ri i SHBA-ve ka vetëm një javë në karrigen e tij si president, por që në Amerikë dhe në botë janë të njohura tashmë qëllimet e tij, për të cilat kanë nisur edhe protestat e para. Por kush është strategu kryesor që qëndron pas Trump ? “Financial Times” shkruan se ndryshimet tektonike në politikën botërore të nxitura nga Donald Trump janë pasoja të ndikimit të Steve Bannon, strategut kryesor të presidentit amerikan. “Ideja që Trumpi duhet të merret seriozisht, por jo bukfalisht, është e vdekur. Ai njëkohësisht është serioz dhe bukfal dhe ai po i mban premtimet e dhëna në fushatë. Kjo u pa që në tre ditët e para të marrjes së detyrës. Megjithatë, ata që dëshirojnë ndryshime radikale janë tejet të lumtur kur e shohin se presidenti po e bën pikërisht atë që e ka premtuar në fushatë. Askush nuk është i lumtur sa Steve Benon, strategu kryesor në Shtëpinë e Bardhë. Nacionalizmi ekonomik që ka arritur dhe kuzhinat e tij tashmë e kanë bërë qendrën e fuqisë në administrat...

Nderi i fundit i BDI-së për VMRO-në!

Reçica vuri në skenë me mjaft sukses mbrëmë, pjesën e parë e shfaqes teatrale me kukulla. Një shfaqe që e mbajti në ankth publikun për dy netë rresht, me skena që do i kishte zili edhe regjisori më i mirë i Hollivudit. Publiku ishte në ethe gjatë dy netëve sa zgjati shfaqja, publiku vendas në ekstazë priste epilogun. Por ethet e brendëshme që me aq mjeshtëri i ofroi shfaqja në Reçicë, patën efekte anësore tek disa media dhe politikanë në Shqipëri, të cilët filluan urimet e pakuptimta për suksesin e një shfaqeje që edhe sot është larg përfundimit. Përkundër dritave me ngjyra që integristët u munduan me mjeshtëri t’i vënë sipër skenës së tyre gri, çfarë në të vërtetë ndodhi mbrëmë në Reçicë? A u kuptua mesazhi i vërtetë i shfaqes? Kë duhet të analizojmë, kukullat e BDI-së, apo atë që tërheq litarët e këtyre kukullave, VMRO-në. Po ti analizojmë kukullat, nuk mund të mos vijmë në përfundimin se performanca e tyre, si rrallë herë, ka qenë e shkëlqyer. Kukullat luajtën me përpikmëri...

A po përçahet BDI-ja, tre nënkryetarët largohen nga mbledhja në Reçic të Vogël

Tre nënkryetar të BDI-së Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti janë larguar nga selia e BDI-së në Reçic të Vogël, njoftojnë portale shqiptare nga Tetova. Këto tre nënkryetar tash më disa herë me radhë e kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre se janë kundër koalicionit me VMRO-në e Gruevskit. Për 6 orë të plota kryesia e BDI-së po zhvillon mbledhje në një përbërje më të zgjeruar në selinë e partisë për të vendosur nëse do të “divorcohet” nga VMRO-DPMNE-ja apo sërish do të koalicionojë me partnerin e deritanishëm. Ndërsa Gruevski është duke pritur përgjigjen e Ahmetit, mësohet se ndër kushtet mbetet gjuha shqipe dhe Prokuroria Speciale të cilat me herët kategorikisht janë hedhur poshtë nga VMRO-ja. Zëdhënsi i BDI-së, Osmani më herët është shprehur se është në vazhdim e sipër mbledhja e kryesisë qendrore me deputete edhe nënkryetarët dhe po diskutohet për parimet në përgjithësi pa kaluar në detaje. “Debati është konstruktiv, racional por akoma nuk kemi një relacion përfundimt...

“Menduh Thaçi përsëri pati të drejtë !”

Përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale që mbajnë siglën e PDSH janë komentuar zhvillimet e fundit rreth formimit të Qeverisë dhe lojrave të BDI. Ja se çka shkruhet: “Gjithë kjo “dramë” që po ndodhë në selinë e BDI po mos te ishte për shqiptarët tragjike, do të ishte tejet komike dhe absurde.Vendosin ata te BDI -se “ma mire t’ua …gomari apo kafshimin e gjarperit !” E gjith kjo qe tani po ndodhe ne keto dite te fundit te janarit 2017 me BDI, në mënyrë shumë të saktë e parashikoi kete zhvillim te ngjarjeve, përsëri Menduh Thaçi ! Kryetari Menduh Thaçi ne deklaratat dhe veprimet e tij politike vazhdimishte ka vene ne dukje se ne çfare “qorr sokaku” politik jane futur shqiptaret nen drejtimin e BDI dhe Ali Ahmeti. Beteja qe zhvilloi kryetari Menduh Thaçi dhe PDSH ne zgjedhjet e fundit qe prej vendvotimeve e deri te kerkesat e sakta politike me vota shqiptaret e munden BDI! Po cka ndodhi? Ndodhi ajo qe thoshte kryetari Menduh Thaçi se te ashtuqujturit “opozitar” si Billa...

Tre nënkryetarët e BDI-së kundër Gruevskit (VIDEO)

Tre nga katër nënkryetarët e BDI-së janë të mendimit se marrëveshja e majit nuk e përcakton sakt se fituesi duhet të koalicionojë me fituesin. I pari që vendosi të flet publikisht për këtë ishte Nevzat Bejta, Ai në një intervistë për TV 21 tha se ky parim nuk është ligj dhe se partitë nuk janë të obliguara ta respektojnë. “Por nëse duan ta bëjnë që në të ardhmen fituesi me fituesin të bëjë koalicion, ajo le të rregullohet me ligj, tani nuk është e rregulluar me ligj. Çdo gjë që nuk është  e rregulluar me ligj nuk është i obliguar asnjë parti politike që ta respektojë” Për këtë çështje u prononcua edhe nënkryetarja tjetër e partisë Teuta Arifi. Ajo tha se në marrëveshjen nuk është e precizuar se kush me kë të formojë qeveri. Sipas saj edhe nëse respektohet ky parim, BDI dhe VMRO-DPMNE nuk e kanë ekskluzivitetin absolut për ta aplikuar këtë parim. Më poshtë e keni videon e plotë: 

Marrëveshtja e një tradhëtie

SERMET SULEJMANI Mëngjesi i asaj pranvere qe i zymtë e s’i ngjante aspak të tjerave. Rrugët e qytetit të tij qenë mbuluar nga një mjegull të dendur dhe të pazakontë, që s’dinte pse i paralajmëronin një furtunë ogurzi. Në sokakun e errët që shtrihej përgjatë anës së djathtë të rrugës kryesore, aty afër xhamisë në ‘’Lagjen e Trimave’’, si rëndom ai priste kolegun e tij të punës, kur papritur, në fund të rrugicës, dikush qe i puthitur pas murit, priti një kohë e, mandej, ia preu rrugën. Ishte një burrë me fytyrë gati të leckosur e me puçrra qelbi, të cilat edhe përkundër errësirrës dhe mjegullës së dendur, tek fytyra e atij njeriu të mistershëm dallohej një maskë e errët çorapi mbi flokët e tij gati të gjysmë të zbuluar, e që Ozonit ia futi drithërimat se mos ishte ndonjë hajdut i natës që donte ta grabiste, kur papritur i doli para me një zë të trashë dhe kërcënues. Nga goja e tij kundërmonte një erë acidi të përzier me një duf baruti e amonjaku. Ky njeri me maskë në kokë dhe i arma...

Maqedoni, rinia po largohet: “Martesat me letra” në vend të parë

Emigrimi drejt vendeve perëndimore nuk po ndalet, por po rezulton akoma trendi për të rinjtë në Strugë dhe mbetet i lakmueshëm në masë të madhe, shkruan gazeta KOHA. Gjendja nuk ka ndryshuar shumë nga vitet e kaluara, kur lëvizja drejt vendeve evropiane ishte e kufizuar. Rruga më e shkurtër e ndjekur nga rinia strugane për t’u akomoduar përfundimisht në vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera të kontinentit, është kurorëzimi me partnerë të cilët jetojnë në ato vende dhe që e kanë të rregulluar statusin e qëndrimit të përhershëm atje. Ky konstatim është lehtë i verifikueshëm, sepse konfirmohet nga të gjitha zyrat e ofiçarisë, ku në mënyrë të dokumentuar vërtetohet se interesi për “martesat me letra”, siç i quajnë në Strugë, nuk është reduktuar, por ka mbetur në nivelet e mëparshme, aty diku te rreth 60/70 për qind e të sapomartuarve pasi lidhin kurorë do të jetojnë jashtë Maqedonisë. Tekstin e plotë mund ta lexoni: Rinia po largohet, “martesat me letra” në vend të p...

Korrupsioni, Maqedonia rënien më të madhe në rajon

Transparency International ka bërë publik, të mërkurën, Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2016 me thirrjen për thuhet luftimin e rrethit vicioz të korrupsionit dhe të pabarazisë. Në raportin e TI-së thuhet se 69 për qind e 176 vendeve të përfshira në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit kanë shënuar më pak se 50 pikë duke e “bërë të njohur se sa masiv dhe i përhapur është korrupsioni në sektorin publik në gjithë botën”. Maqedonia është radhitur e 90-ta me 37 pikë gjithsej, duke shënuar rënien më të madhe nga të gjitha vendet e rajonit, meqë një vit më parë qëndronte në vendin e 66-të, njofton agjencia e lajmeve INA. Kosova ka marrë 36 pikë nga 100 të mundshme, duke bërë përparim në krahasim me një vit më parë kur është radhitur në vendin e 103-të me 33 pikë gjithsej. Shqipëria për vitin e dytë me radhë, ndërkaq, ka shënuar përparim në radhitjen e TI-së, duke zënë vendin e 83-të me 39 pikë duke u zhvendosur nga vendi i 88-të ku radhitej një vit më parë. Të ...

Burgjet famëkeqe maqedone ku vdesin njerëzit dhe s’mbanë llogari askush (VIDEO)

Këto janë pamjet e vetme që pasqyrojnë gjendjen aktuale në burgje që i disponon Avokati i Popullit, që është institucioni i vetëm që ka qasje në hapësirat e burgjeve në Maqedoni. Avokati Ixhet Memeti, thotë se kushtet nëpër burgjet e vendit janë katastrofale me kushte çnjerëzore. Sipas tij, kjo është arsyeja që po ndodhë blindimi i plotë i burgjeve ndaj mediave dhe opinionit publik. “Në tre vjetët e fundit nuk ka sistem të mirëfilltë të shëndetësisë dhe të sigurisë, në raste të ndodhjes së fatkeqësive, madje edhe humbjes së jetëve të burgosurve, janë mjaft shqetësuese. Qytetarët dhe i gjithë opinioni duhen shumë qartë të kenë informata, kërkojnë transparencë se çka ndodhi me këto raste që vetëm në vitin 2017 kemi tre vdekje, në rrethana të cilat për opinioni janë të panjohura”, tha Memeti. Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, e dënojnë ashpër mos transparencën e këtyre institucioneve. Kryetari i kësaj shoqate, Naser Selmani, thotë se asnjëherë nuk ka pasur përgjigje se çfar...

Menduh Thaçi përkujton Arbën Xhaferin

Menduh Thaçi sot para dite ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të ish Kryetarit të ndjerë Arbën Xhaferi, me rastin e ditëlindjes së tij më 24 Janar 1948, duke përkujtuar kështu veprën e Arbën Xhaferi në 69 vjetorin e lindjes së tij ./Ditari.mk/

Vëllau i Ismet Jasharit-Kumanovës i “futet” në oborr Ali Ahmetit (FOTO)

E enjte, 19.01.2017, Ora; 15:31 Sot isha ne Zajaz (Murat Jashari) Mbrapa meje eshte shtepia – villa e te korruptuarit Ali Ahmetit, pronari i Companis se bizneseve – BDI. Te korruptuarit kurre nuk mendojne per popull e Atdhe dhe nuk kane as kombe e as fe! (Status i Murat Jasharit në fb) 

Haradinaj: Sot ia bëmë me dije armiqve, Kosova nuk ka kthim mbrapa (Foto)

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka falënderuar të gjithë qytetarët që iu bashkuan protestës së sotme për Ramushin. “Bashkëluftetarë dhe qytetarë të Kosovës iu jam mirenjohës për përkrahjen. Sot ia bëmë me dije armiqve të liris së Kosovës, se Kosova nuk ka kthim mbrapa”, ka shkruar Haradinaj, në një postim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook. 

SHBA “armatos” Shqipërinë, 250 blinda dhuratë për ushtrinë

250 autoblinda ushtarakë do t’i shtohen ushtrisë shqiptare brenda gushtit 2017. Burime nga Ministria e Mbrojtjes bënë me dije se këto mjete janë dhuratë e ushtrisë amerikane për forcat e armatosura shqiptare dhe do të përdoren për rinovimin e flotës së automjeteve aktuale, shkruan shqiptarja. Këto mjete të teknologjisë së fundit të pajisur me armatime dhe standarde të blindave që përdorin ushtritë e NATO-s do të mbërrijnë të ndara në dy kontigjente, pjesa e parë prej 70 brenda muajit mars dhe 180 të tjerat të ndara në disa lote deri në gusht 2017.                Kjo ndihmesë e ushtrisë amerikane për forcat e ushtrisë shqiptare është deklaruar kohë më parë nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë prezantimit të buxhetit në komisionet parlamentare dhe prezantimit të flotës së mjeteve që disponohen aktualisht. Kjo flotë prej 250 autoblinda do ti shtohet flotës aktuale duke e çuar numrin në total afro 800 të tilla ndërsa pjesë e rinovimit...

Komuna e Studeniçanit është maksimalisht e përqendruar në pastrimin e rrugëve

Të ballafaquar me një rëndim të situatës për shkak të përkeqësimit të motit dhe reshje të pandërprera të borës ketë javë, Komuna e Studeniçanit bashkë me NKP-Studeniçan dhe Drejtorine për mbrojtje dhe shpëtim, që e falenderojmë për ndihmën e deritanishme dhe ndihmën që po na japin edhe gjate ditëve në vijim, gjithashtu kemi angazhuar dhe firma private. Komuna ka mobilizuar të gjitha kapacitetet për të asistuar në pastrimin sa më të shpejtë të rrugëve gjatë gjithë javës vazhdimishtë borëpastruesit kanë qenë në teren. Gjatë ditës janë hapur rrugët në këto fshatra : Maja e Zezë, Koliçan të poshtëm, Kitkë, Batincë, kurse aktualishtë pastrohen rrugë ne Studeniçan dhe Moranë. Ndërkaq gjatë ditës janë, duke u hapur rrugët në fshatin Cvetovë, dhe fshatrave tjera malore, Komuna e Studeniçanit vazhdon punën për hapjen e rrugëve të bllokuara nga reshjet e borës edhe ne vendbanimet e tjera. I lusim banorët për durim dhe mirkuptim dhe mos të bijnë preh manipulimeve që këtë situatë një javore...

Rrëfimi i dhimbshëm për bashkëluftëtarin e Fehmi Lladrovcit: Sot nuk gëzon asnjë beneficion (Foto)

Një i ri nga komuna e Drenasit ka rrëfyer një ngjarje të dhimbshme për një bashkëvendas të tij, ish-ushtar i UÇK-së, i quajtur Arben Gjoka, i cili përkundër kontributit të madh në luftën për lirinë e vendit, sot nuk gëzon asnjë beneficion nga shteti. Rrëfimin që i riu Esat Shala e ka shpalosur në Facebook, thotë se e ka dëgjuar nga vet Arben Gjoka, i cili vjen nga Tërsteniku i Drenasit. Gjoka përshkruhet si një ndër luftëtarët e heroit, Fehmi Lladrovci. “Më 22 shtator Arbeni largohet nga shtëpia për në malet e Verbocit dhe pastaj ishte kapur nga forcat paramilitare serbe. Në atë kohë ai ishte bashkëpunëtor i komandantit Fehmi Lladrovci. Forcat serbe Arbenin e kishin quajtur terrorist para qindra njerëzve të cilët ishin zënë rob – pastaj Arbenin e kishin rrahur brutalisht, në mënyrën më barabare dhe për disa orë e kishte humbur vetëdijen. Më pastaj e kishin dërguar në Stacionin e Policisë të Drenasit ku ishte i lidhur me zinxhir. Pastaj e kishin futur në një kolibe qeni. Ish...

Deklarata e përbashkët e Marksist-Leninistëve, Haxhi Qamilave dhe Esadistëve

Deklarata e përbashkët e partive politike, e nënshkruar nga BDI, Koalicioni “ Rilindje me Besë” dhe “Aleanca për shqiptarët”, nga qarqe të ndryshme që kontrollojnë mjetet e propagandës, qëllimisht po proklamohet me shumë zhurmë, si bashkim i partive shqiptare. Kjo zhurmë mediatike rreth refrenit “u bënë bashkë shqiptarët”, nuk po lejon të shihet brendia e deklaratës, përmbajtja e saj. Por ky është misioni i mediave zhurmuese, kjo është strategjia e dirigjuar nga BDI. Zhurma e madhe shërben për të mbuluar të vërtetën e brendisë së deklaratës. Është e vërtetë, se disa parti shqiptare janë bërë bashkë dhe janë zotuar që ta ruajnë këtë bashkim. Kjo është e vërteta e titullit të deklaratës. Por, po të shkosh përtej titullit, po të analizosh pjesën mes titullit dhe nënshkrimeve të liderëve, kupton se e vërteta e këtij bashkimi, është një e vërtetë e dhimbshme. Liderët nënshkrues janë bërë bashkë kundër shqiptarëve të Maqedonisë, kundër aspiratave të tyre shekullore për liri. Kjo deklara...

Ja vizioni i ambasadorit Garrett për Maqedoninë në vitin 2027

Ambasadori britanik Charles Garrett në blog postin e tij ka shënuar vizionin e tij “Maqedonia: Strategjia për të gjithë qytetarët tanë”. Garret në vitin 2027 Maqedoninë e parasheh me status të zgjidhur të kontestit të emrit me Greqinë, anëtarësim në NATO, bisedimet me BE, kryeministre femër, etj. Charles Garret e vë theksin edhe te zhvillimi i ekonomisë së Maqedonisë. Zhvillimi ekonomik i Maqedonisë ishte ajo çka i shtyu njerëzit drejt Evropës për ta kuptuar atë se çka është duke ndodhur në vend, shkruan ndër të tjera Garrett.

Sulejman Rexhepi imazhi më negativ për vitin 2016

Si zakonisht shumë portale dhe faqe në mënyrë profesionale merren me analiza dhe statistika të ndryshme politike, ekonomike, fetare dhe zhvillime të tjera për vitin që lamë pas. Viti 2016 në Maqedoni ishte goxha i ngjeshur me shumë ngjarje politike e fetare, luftë e vërtet ndaj krimit, korrupsionit, gjithashtu luftë e madhe në mes partive politike dhe rezultimi i tyre me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Shoqëria civile e ngritur në këmbë kundër pushtetit dhe politikave të mbrapshta të qeverisë në veçanti ndaj partisë shqiptare në pushtet. Sigurisht se një nga personat që ishte në qendër të kritikave për vitin 2016 është Sulejman Rexhepi, kreu i BFI-së i cili është rradhitur në këtë list për shkakt të skandaleve të shumtë, udhëheqës jolegjitim i BFI-së, uzurpimit të postit në krye të këtij institucioni, përfshirja e emrit të tij në krime e korrupsion, keqpërdorimet e vakufit, keqpërdorimi i institucionit në sferën ndërkombëtare, ngulfatjet e Institucionit, bllokimi i BFI-së nga ...