Skip to main content

Nderi i fundit i BDI-së për VMRO-në!

Reçica vuri në skenë me mjaft sukses mbrëmë, pjesën e parë e shfaqes teatrale me kukulla. Një shfaqe që e mbajti në ankth publikun për dy netë rresht, me skena që do i kishte zili edhe regjisori më i mirë i Hollivudit.
Publiku ishte në ethe gjatë dy netëve sa zgjati shfaqja, publiku vendas në ekstazë priste epilogun. Por ethet e brendëshme që me aq mjeshtëri i ofroi shfaqja në Reçicë, patën efekte anësore tek disa media dhe politikanë në Shqipëri, të cilët filluan urimet e pakuptimta për suksesin e një shfaqeje që edhe sot është larg përfundimit.
Përkundër dritave me ngjyra që integristët u munduan me mjeshtëri t’i vënë sipër skenës së tyre gri, çfarë në të vërtetë ndodhi mbrëmë në Reçicë? A u kuptua mesazhi i vërtetë i shfaqes? Kë duhet të analizojmë, kukullat e BDI-së, apo atë që tërheq litarët e këtyre kukullave, VMRO-në. Po ti analizojmë kukullat, nuk mund të mos vijmë në përfundimin se performanca e tyre, si rrallë herë, ka qenë e shkëlqyer.
Kukullat luajtën me përpikmëri të gjitha rolet e caktuara nga regjisori VMRO, madje në mizanskena të ndryshme, e habitën edhe regjisorin me “vërtetësinë” artistike në lojën e personazheve. Ata arritën në dy ditë të japin megashfaqen më të madhe që bota ka parë ndonjëherë.
Humbjen arritën ta paraqesin si fitore, të vërtetën ta mbulojnë në tymin e lajthitjeve informative, që vetë ata i plasuan e më pas i mohuan, dhe në mesnatë, papritmas, u vetëparaqitën si “shpëtimtarët” e shqiptarëve të Maqedonisë, duke realizuar kërkesën dhe dëshirën më të madhe të VMRO-së, të shuajnë në heshtje Prokurorinë Speciale, pa pasur fare nevojë për një fajtor ku ndërkombëtarët dhe opinion vendas do të drejtonte gishtin. Po, po.
I vetmi vendim i mbrëmshëm i BDI-së, por që asnjëri prej tyre nuk doli ta thotë, është shuarja e PSP-së, së cilës aq shumë i trembet VMRO dhe vazali i saj, BDI. Partnerët tmerrohen nga funksionimi normal i PSP-së, pasi qëllimi kryesor i kësaj prokurorie është dekriminalizimi i skenës politike në Maqedoni. Për VMRO-në dhe BDI-në, vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale, do të thotë burg për udhëheqësitë dhe funksionarët e kësaj partie. Mjaftojnë vetëm bombat e dëgjuara të funksionarëve të BDI-së të tipit “Hudhja”, “Kputja”, “Futja”, “A e kan inçizu tu mbush kutija?”, apo pazari për objektin pērballë ambasadës amerikane, vetëm këto mjaftojnë që për udhëheqësinë e BDI-së, të sigurojnë minimum 10 vite burg. 10 vite burg nga bombat që i dëgjoi gjithë publiku, po sa mund të marrin nga bombat që ende nuk i kemi dëgjuar, por që i ka dhe do t’I përdorë në hetimet e radhës Prokuroria Speciale. Dhe sipas informatave tona, janë mbi 90% “bomba “ të padëgjuara. Atëhere 10 vitet bëhet 100 vite burg.
Vetëm me lëndët e hapura aktualisht për VMRO-në nga PSP, vetëm me akuzat aktuale kundër zyrtarëve të VMRO-së, janë të garantuara vite me bollëk nëpër qelitë e burgjeve të vendit. Kjo e tmerron VMRO-në, e cila frikën e manifeston me të drejtë haptazi, sepse tashmë po e ndjen mbi kurriz rrezikun e burgosjes pas aktpadive të shumta të ngritura kundër tyre.
BDI frikën e manifeston si çdo herë, fshehurazi. Ditën sillen normalisht madje deklarativisht përkrahin punën e PSP-së, ndërsa natën nuk ka gjumë, mendojnë vetëm nëse dita që do të zbardhë nesër, do të jetë dita kur PSP do të mbajë pres konferencën e radhës, ku të akuzuarit kryesorë do të jenë pikërisht ata. Luten që kjo ditë të mos vijë, por frika që demonstrohet lirisht vetëm natën kur mblidhen kokë më kokë për të gjetur zgjidhje, i ka bërë aktorë të shkëlqyer gjatë ditës.
Për ta hequr qafe “rrezikun“ PSP, zgjodhën një shfaqe me dy akte, e vetmja mundësi që do t’i nxirrte edhe VMRO-në edhe BDI-në, të dalin të larë para bashkësisë ndërkombëtare dhe opinionit vendas. Deri tani zgjedhjet ishin arsyetim për shumë gjëra në vend. Por zgjedhjet mbaruan dhe tani VMRO e ideoi dhe BDI realizoi variantin e ri të lojës, shpikën temat e reja, ndezën mosmarrëveshjet mes tyre, madje si shkak për këto mosmarrëveshje, bënë gjuhën shqipe. Njëri nuk e do, tjetri e “mbron “ me çdo kusht.
Pikërisht atë gjuhë për të cilën, i pari thoshte se shqiptarëve ju kanë dhënë maksimumin në ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe dyti na mbushte mendjen se e kanë zyrtarizuar dhe e kanë bërë pjesë të Kushtetutës. Aq shumë e “komplikuan” situatën, sa tani si të vetmen zgjidhje të kësaj krize të sajuar, po nxjerrin zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.
Po pse zgjodhën zgjedhjet e parakohëshme parlamentare? Sepse mbajtja e një palë zgjedhjesh të reja, vërtetë ka rrezikun potencial të mos i nxjerrë fitues as BDI-së e as VMRO-në, por zgjedhjet janë zgjidhje e frikës së tyre më të madhe, Prokurorisë Speciale. Zgjedhjet i shpëtojnë funksionarët e VMRO-së dhe BDI-së, nga burgu i pashmangshëm, nëse PSP vazhdon të funksionojë. Sipas VMRO-BDI-së, mandati i PSP-së, përfundon në prill. Vetë PSP vlerëson se nëse nuk bëhen ndryshimet e kërkuara ligjore, afati aktual duhet t’i përfundojë në muajin korrik.
Nëse vendi shkon edhe një herë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare, ato duhej të mbaheshin me zgjedhjet lokale, raundi i parë i të cilave sipas Kodit Zgjedhor, duhet të mbahet në pjesën e parë të muajit maj. Prej datës së mbajtjes së zgjedhjeve, e deri në formimin e qeverisë, afatet ligjore mundësojnë zvarritje mbi 60 ditë, kohë e mjaftueshme kjo që PSP të shuhet, qoftë në prill qoftë në korrik.
Por derisa të bëhet e qartë se kjo shuarje në heshtje e PSP-së, është i vetmi qëllim i lojës së “urrejtjes” mes VMRO-së dhe BDI-së që dëgjuat këtyre javëve të fundit, do të vazhdojmë të shohim drama të shkurtra të tipit se cili hajn është partioti më i madh për popullin e vet, Gruevski te maqedonasit apo Alia tek shqiptarët.
Ky është qëllimi i VMRO-së dhe BDI-së. Të jeni të sigurtë se e gjithë kjo lojë, është pjesë e marrëveshjes së përbashkët që tashmë është arritur. Është marrëveshje në dëm të qytetarëve dhe në interes të hajnisë së tyre. Është marrëveshje që po kalohet heshturazi, nën trumbetimin se shqiptarët e çuan në histori Nikolla Gruevskin.
Shuarja e PSP-së është marëveshje më e rrezikshme se ajo për rastin e Kumanovës, edhe se marrëveshja për “Ligjin e Branitellave”, regjistrimin e popullsisë, incidentin në Kalanë e Shkupit e deri tek “Monstra” dhe Marrëveshjet e përditshme antishqiptare dhe anti qytetare. BDI mbrëmë tha se nuk ka marrëveshje , në fakt për dy ditë me radhë, në supermaratonën në Reçicë, u vulos marrëveshja më e rëndësishme me VMRO-në. Ajo që do t’i shpëtojë kryekriminelët./Ditari.mk/

Comments

Popular posts from this blog

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (PJESA I)

Dromca memoaresh KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË Miq të dashur! Vëllezër e motra! Para do kohe, një mikut tim të ngushtë ia dhashë dorëshkrimin tim me memoare për t’i lexuar dhe, eventualisht për t’i redaktuar, meqë është njeri i pendës. Ish-shefit tim të kabinetit,H. Agron Vojnikës, i kisha thënë që do t’ia jepja këtë dorëshkrim me kusht që ta botonte pasi të bëhesha për rahmet. Por, meqë gabova dhe ia dhashë mikut për tí lexuar, megjithatë, është kohë e turbullt, kohë kur nuk mund t’i besoshë as vetes ndaj dhe, duke dyshuar se mund t’i keqpërdorë memoaret e mia, vendosa që t’i botoj vetë, në këtë faqen time elektronike. Së shpejti do të keni rastin t’i lexoni memoaret nga dorëshkrimi im, me titull KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË   HYRJA Bismilahi rrahmane rrahim! Ky do të jetë titulli i përmbledhjeve të memoareve të mia në këtë faqe elektronike dhe më vonë edhe në librin tim të radhës. Një nga format më të rënda të shkrimit pa dyshim që janë edh...

Dromca memoaresh të Sulejman Rexhepit (11-20)

Memoari nr.11 NË BASRA, UNË SULA SI SHEIKËT KUVAJTIANË Tashmë kisha nisur bukur mirë të komunikoj në gjuhën arabe. Po i ndiqja ligjeratat e Sheriatit. Më duheshin studimet e këtij fakulteti. Duke i udhëhequr drejt e mirë muslimanët e mi ata do të më besonin mua, pavarësisht se çka do të bëja unë e me se do të merrsha përveçse me hoxhallëk. Këtu profesorët na thoshin, nëse studioni vetëm sa për të qenë hoxhallarë profesionistë ju ka hëngër dreqi, sepse nuk jetohet vetëm me hoxhallëk. Pare kisha plot. Kredi të mirë studentore. Për studentët e Jugosllavisë isha tamam sheik. Prandaj edhe shtyhesha me sheikët e vendit, apo, më mirë me thënë, kisha shumë qejf t’i imitoj ata dhe jetën e tyre. Relacionin më të shpeshtë e kishin deri në Basra të Irakut. Vlonin si bubrreca, në këtë relacion. Më vonë e kuptova se në Basra jetohej një jetë nën mesatare. Sadam Hyseini nuk i kishte lënë kurrë që qytetarët e Basrës të me rrnin frymë shlirshëm. Pse? Sepse, pikërisht për faktin se shumica ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/