Skip to main content

Deklarata e përbashkët e Marksist-Leninistëve, Haxhi Qamilave dhe Esadistëve

Deklarata e përbashkët e partive politike, e nënshkruar nga BDI, Koalicioni “ Rilindje me Besë” dhe “Aleanca për shqiptarët”, nga qarqe të ndryshme që kontrollojnë mjetet e propagandës, qëllimisht po proklamohet me shumë zhurmë, si bashkim i partive shqiptare. Kjo zhurmë mediatike rreth refrenit “u bënë bashkë shqiptarët”, nuk po lejon të shihet brendia e deklaratës, përmbajtja e saj. Por ky është misioni i mediave zhurmuese, kjo është strategjia e dirigjuar nga BDI. Zhurma e madhe shërben për të mbuluar të vërtetën e brendisë së deklaratës.
Është e vërtetë, se disa parti shqiptare janë bërë bashkë dhe janë zotuar që ta ruajnë këtë bashkim. Kjo është e vërteta e titullit të deklaratës. Por, po të shkosh përtej titullit, po të analizosh pjesën mes titullit dhe nënshkrimeve të liderëve, kupton se e vërteta e këtij bashkimi, është një e vërtetë e dhimbshme. Liderët nënshkrues janë bërë bashkë kundër shqiptarëve të Maqedonisë, kundër aspiratave të tyre shekullore për liri. Kjo deklaratë është kornizë e bukur e nekrologjisë së një marrëveshjeje të vdekur dhe një Kushtetute, e cila mbas fjalëve për “barabarësi” gjithnjë ka një presje apo një “por”, të vënë aty kundër shqiptarëve. Kornizat e Kushtetutës aktuale, brenda së cilës i burgos shqiptarët deklarata “unifikuese”, vetëm përligj robërinë dhe shtypjen e tyre. Kornizës robëruese i shtohet edhe ajo e një Marrëveshje që kurrë nuk erdhi në jetë.
Nuk është hera e parë që bëhen përpjekje për unifikimin e shqiptarëve përmes deklaratave të përbashkëta. Historia, qoftë ajo e largët apo edhe e afërta, na ka mësuar se armiqtë tanë, shpesh janë munduar t’i detyrojnë shqiptarët, të nënshkruajnë deklarata të tilla kapitulluese.
Janë përdorur lloj-lloj metodash, kërcënime, shantazhe, dhunë, vrasje, oferta joshëse, para dhe pushtet. Por, edhe përkundër të gjitha ofertave, kërcënimeve e vrasjeve, armiqtë tanë nuk gjeten as edhe një subjekt apo organizim tjetër politik, që të nënshkruajnë një deklaratë të tillë. Në të kaluarën të gjithë dështuan.
Dështoi Gligorovi, dështoi Millosheviqi, dështoi Tito e Rankoviqi, dështoi edhe Krajli, Sulltani.
Të gjithë me rradhë dështuan përballë popullit shqiptar. Jo para të gjithë popullit në fakt, sepse historia na ka treguar që ata u përkrahën nga individë të caktuar, që u bënë një me armikun, vunë firmat e tyre ku iu kërkua.
Por populli të tillët nuk i sheh si shpëtimtarë të fatit të tij, por si spiunë. Fatkeqsisht, historia jonë njeh edhe forma të organizuara, që kanë bërë përpjekje për t’i shërbyer armiqve të shqiptarëve. Këto aksidente historike, edhe pse kanë qenë episodiale në mbamendjen e shqiptarëve, kujtohen gjithmonë si episode të errëta me protagonistë kryesorë tradhëtarët shqiptarë, që i kanë bërë dëme të mëdha të gjithë popullit.
Kështu nga e kaluara kemi Marksist-Leninistët, Haxhi Qamilat dhe Esadistët e Esat Pashë Toptanit.
Fati në fatkeqësi për shqiptarët, në këto periudha historike të veprimit të këtyre tradhëtarëve të dalë nga gjiri i tij, ishte se këto grupe ishin armiq edhe me njëri-tjetrin.
Esadistët dhe Haxhi Qamilistët luftuan shqiptarët, por në të njejtën kohë, ia hanin kokën edhe njëri tjetrit. Marksist-Leninistët nuk vepruan në të njëjtën periudhë kohore me dy të parët. Historia i ka të vërtetuara dëmet që këto grupacione iu bënë shqiptarëve veçe veç. Paramendoni dëmin që do t’u bënin shqiptarëve të bashkuar. Paramendoni çfarë përmasash fatale do të kishte. Të gjithë këtë duhet ta kishim mësuar nga historia.
Por, a po na përsëritet historia në variantin më të keq të mundshëm ? Në bashkimin në një, të tre fatkeqësive më të mëdha historike të shqiptarëve në këto 100 vitet e fundit ? Fatkeqsisht PO! Tashmë ata u bashkuan, Marksist-Leninistët, Haxhi Qamilat dhe Esadistët janë bërë një. Po të analizosh veprimtarinë e subjekteve politike, nënshkruese të deklaratës së përbashkët, ngjashmëritë të habisin.
Një parti nënshkruese vlon nga Marksist-Leninistët, njëra lëvizje është përplot me Haxhi Qamila dhe tjetra ka Esat Pashë Toptanin në krye të saj. Dhe të gjithë këta, sot janë bërë bashkë.
Jo për të unifikuar qëndrimet përballë të tjerëve, ajo është vetëm fasada e gënjeshtrës të cilën duan që populli t’ua besojë. Ata janë bërë bashkë kundër shqiptarëve, janë bërë bashkë për t’i shërbyer padronëve sllavë të VMRO-së dhe LSDM-së, për t’i shërbyer çdo qendre antishqiptare, janë bërë bashkë për t’i shëndruar shqiptarët në popullsi e jo popull, në komunitet e jo në komb, në “qytetar” pa identitet e jo në shqiptarë.
Janë bërë bashkë për t’i varfëruar e skllavizuar shqiptarët, për t’u tallur me gjuhën dhe flamurin e tyre. Kjo deklaratë ka vetëm një të vërtetë, çdo analizë të çon vetëm në këtë përfundim. Ata u bashkuan kundër shqiptarëve!./Ditari.mk/

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/