Skip to main content

A po përçahet BDI-ja, tre nënkryetarët largohen nga mbledhja në Reçic të Vogël

Tre nënkryetar të BDI-së Teuta Arifi, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti janë larguar nga selia e BDI-së në Reçic të Vogël, njoftojnë portale shqiptare nga Tetova.
Këto tre nënkryetar tash më disa herë me radhë e kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre se janë kundër koalicionit me VMRO-në e Gruevskit.
Për 6 orë të plota kryesia e BDI-së po zhvillon mbledhje në një përbërje më të zgjeruar në selinë e partisë për të vendosur nëse do të “divorcohet” nga VMRO-DPMNE-ja apo sërish do të koalicionojë me partnerin e deritanishëm. Ndërsa Gruevski është duke pritur përgjigjen e Ahmetit, mësohet se ndër kushtet mbetet gjuha shqipe dhe Prokuroria Speciale të cilat me herët kategorikisht janë hedhur poshtë nga VMRO-ja.
Zëdhënsi i BDI-së, Osmani më herët është shprehur se është në vazhdim e sipër mbledhja e kryesisë qendrore me deputete edhe nënkryetarët dhe po diskutohet për parimet në përgjithësi pa kaluar në detaje.
“Debati është konstruktiv, racional por akoma nuk kemi një relacion përfundimtar, kur ta kemi këtë do të mbajmë dhe një konferencë për mediat. Deri ne keto momente që po flasim jemi në fazë diskutimesh pa një relacion përfundimtar. Mbledhja do te jete e gjate dhe do të vazhdojë deri në orët e vona të natës dhe në pjesën e dytë të saj do të shqyrtohen pikat precize që do t’i kërkojmë Gruevskit – tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Comments

Popular posts from this blog

Molla Sula, ky besnik i punëdhënësve të vet

Hajni i postit të ReisulUlemasë së BFI-së, Molla Sula, ka nisur t’i bashkërendojë “masat disiplinore” bashkë me orgenet ndëshkimore në vend. Në kohën e tij, derisa ishte referent në Këshillin e Shkupit (sot, Myftinia e Shkupit) ka krijuar vrima të tmerrshme finansiare. Uh, sa deklarata ekzistojnë për manipulimin e tij me dyqanet e kësaj Myftinie që i ka bërë atë kohë. Po të njëjtat manipulime i ka shtrirë deri vonë. Pse a ka harruar opinioni kur ia dhuroi djalit të vet një dyqan ne mes të Çarshisë së Vjetër, aty te Rrapi i Fontanës, në kohën kur Myfti ishte i ndjeri hfz. Rexhep Nuredini dhe që u rikthy sapo u shkarkua turpshëm nga posti i Kryetarit të Meshihatit të atëhershëm? Molla Sula kurrë nuk ktheu asnjë dyqan, kurrë nuk e dridhi shtetin dhe asnjë qeveri për ta rikthyer ndonjë prone vakëfi. Po ky trim që na tregon rrëfime si gjyshe “për trimërinë” dhe “heroizmin” e tij, se si qenka përleshur fyta fytas me pushtete, pse nuk e ktheu qoftë një dyqan të vetëm. Pse nuk ia prishi reh...

Reagim:Rilindasit e Kamofluar!

Reagim ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, ka reaguar Regaip Mustafa nga Fshati-Batincë :   I huaji nuk mund të bëhet zot i një vendi tjetër, por ka disa raste qëllim këqija ku shtiret si mik por ne vazhdimisht e lysim Zotin e themi O Zot na ruaj prej mikut sepse nga armiku ruhemi vet. Cili do që e ka shkruar këtë tekst sdo ment se për dëmin që sjell deponia Drislla, ne kemi ngritur zërin madje kemi njoftuar Komunën e Studeniçanit, Qytetin e Shkupit, kemi pasur takime ballore me drejtuesit e deponis por e gjitha në këtë Shtet është e kotë. Por skemi pushuar edhe sot e kësaj dite. Po këto maskara që na hiqen si engjuj por me veti djallëzore nuk mund ti quajmë ndryshe veç se shejtan në petkun e një njeriu. Këta kur ishin në rradhët e të tjerëve në heshtje e admironin një gjë të këtillë e sot kur janë të ”katapultuar” ke ky subjekt për të fituar pike politike me ne sillen ”her me kulaç e her me kërbaç” ...

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO)

Debat për listat e deputetëve në emisonin ”Rruga drejt…” : Azem Sadiki-PDSH, Izet Mexhiti-BDI, dhe profesori Zemri Elezi (VIDEO) ./Ditari.mk/